Connect with us

Lajme ditore

Struktura të vjetra të BDI-së me kërkesa ndaj Ali Ahmetit për bartës liste

Published

on

Strukturat e vjetra të BDI-së janë aktivizuar para zgjedhjeve parlamentare të 8 majit. Nga burime brenda partisë mësohet se ka goxha konkurrencë për bartës liste në zonën e dytë zgjedhore, respektivisht interesim ka shfaqur Sadulla Duraku, por edhe Ejup Alimi. Ndërkaq mësohet se kandidatë tjerë për bartës liste në këtë njësi zgjedhore janë edhe Arbër Ademi dhe Ilir Hasani.

Sipas burimit të njëjtë, për bartës liste në zonën e parë zgjedhore lakohej emri i Bujar Osmanit, i cili tashmë është kandidat për president nga BDI, si rrjedhojë, si opsion i dytë përflitet edhe emri i Talat Xhaferit, por sipas TV21, për bartës liste në njësinë e 1 zgjedhore ambicie ka shprehur edhe Blerim Bexheti.

Continue Reading

Lajme ditore

Taipi: Rruga Tetovë-Prizren po bëhet realitet!

Published

on

By

Zëvëndësdrejtori i Ndërmarjes Publike „Rrugët Shtetërore“, nga radhët e VLEN-it, Nazim Taipi, sëfundmi ka ndarë njoftimin që pas vizitës së tyre në vendin ku po zhvillohen punimet për rrugën Tetovë-Prizren bindshëm kthim mbrapa nuk ka dhe se ajo rrugë do të ndërtohet.

„Së bashku me Drejtorin e NP “Rrugët Shtetërore”, ministrin e Transportit dhe zv.ministren e Transportit u takuam me palën Kosovare për t‘i parë punimet nga afër“, ka shkruar zëvëndës drejtori, Nazim Taipi.

Ai ka shtuar tutje se janë të vendosur plotësisht për realizimin e premtimeve dhe për këtë gjë kthim nuk ka.

„Jemi shumë të vendosur për t’i realizuar premtimet tona dhe kthim mbrapa s’ka!“, ka përfunduar Taipi.

Kujtojmë që, në këtë vizitë të pranishëm kanë qenë ministri i Transportit, Aleksandër Nikolloski dhe zëvëndës ministrja nga radhët e VLEN, Kaltrina Zekolli.

Continue Reading

Lajme ditore

Sekretarja e Asamblesë së Gruas të ASH-së, Arbenita Meta uron Saranda Imeri Stafai për zgjedhjen Kryetare e Forumit të Gruas të LD-së

Published

on

By

Lëvizja Demokratike pjesë e koalicionit VLEN ka themeluar mbrëmë Forumin e Gruas, ku në krye të këtij forumi është zgjedhur deputetja Saranda Imeri Stafai.

Punën e kuvendit zgjedhor të Forumit të Gruas të Lëvizjes Demokratike e ndoqën përfaqësueset nga Aleanca për Shqiptarët, Sekretarja Teknike – Organizative e Asamblesë së Gruas, Arbenita Meta, dhe Nënkryetarja e Asamblesë së Gruas, Naime Islami Zeqiri.

Sekretarja Teknike – Organizative e Asamblesë së Gruas të ASH-së, Arbenita Meta përmes një postimi në profilin e saj në facebook ka shpreh urimet më të mira për kryetaren e sapozgjedhur të Lëvizjes Demokratike,Saranda Imeri Stafai, duke i dëshiruar shëndet dhe suksese të mëtejshme në detyrën e re.

Postimi i plotë:

“Në cilësinë e Sekretares Teknike – Organizative të Asamblesë së Gruas të Aleancës për Shqiptarët, së bashku me Nënkryetaren e Asamblesë së Gruas, znj. Naime Islami Zeqiri, patëm nderin dhe kënaqësinë të ishim mysafire në Kuvendin zgjedhor të Forumit të Gruas të Lëvizjes Demokratike, ku ndoqëm nga afër procesin zgjedhor dhe punën e këtij kuvendi në zgjedhjen e kryetares dhe kryesisë.

Kryetares së sapozgjedhur të Lëvizjes Demokratike, znj. Saranda Imeri Stafai, i urojmë shëndet dhe suksese të mëtejshme në detyrën e re.

Partitë politike të Koalicionit VLEN kanë bërë përpjekje të vazhdueshme dhe angazhim të jashtëzakonshëm për të mbështetur dhe promovuar gratë në politikë, duke na dhënë mundësi për pjesëmarrje aktive në proceset vendimmarrëse si në funksione brenda partive politike po ashtu edhe në funksione udhëheqëse të rëndësishme në Qeveri, Kuvend e në institucione tjera në vend duke kontribuar në forcimin e një shoqërie më të barabartë dhe më të drejtë” ka nënvizuar Meta.

Continue Reading

Lajme ditore

Deputeti Shaqiri në takim me babain e Albin Kurtit dhe veprimtarin Avni Dehari

Published

on

By

Sot në Viti të Kosovës, Rijad Shaqiri dhe Gëzim Kadriu takuan babain e Albin Kurtit, deputetin e veprimtarin e njohur Avni Dehari e të tjerë

Viti, 24 janar 2025-Sot së bashku me deputetin Rijad Shaqiri në qytetin e Vitisë, patëm një takim shumë të ngrohtë e vëllezëror me babain e kryeministrit Albin Kurti, deputetin dhe veprimtarin Avni Dehari( babain e Astrit e Arbnor Dehari), si dhe deputet të Lëvizjes Vetëvendosje. (Huazuar nga postimi i Gëzim Kadriu, nënkryetar i ASH-së)

Continue Reading

TOP Lajme