Lajme
Ambasadori Meidani bën thirrje shqiptarësisë: Bashkë! Sot më të fortë se kurrë!
Ambasadori ka publikuar një mesazh të fuqishëm në rrjetet sociale, duke bërë thirrje për unitet dhe bashkim të shqiptarëve kudo që ndodhen.
Në këtë postim, i shoqëruar me një video të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, theksohet rëndësia e forcimit të lidhjeve mes shqiptarëve dhe ruajtjes së identitetit kombëtar përtej kufijve shtetërorë.
“Shqiptaria bëhet bashkë. 🇦🇱 Samiti i Diasporës është një rikthim te rrënjët, një lidhje që vetëm forcohet, një vizion që ndërtohet bashkë, pavarësisht kufijve. Sepse kudo që jemi, mbetemi një. 🦅”, thuhet në mesazhin e ambasadorit.
Mesazhi vjen në kuadër të Samiti i Diasporës, i cili synon të afrojë shqiptarët nga e gjithë bota dhe të forcojë bashkëpunimin në fusha të ndryshme.
Postimi është pritur me reagime pozitive, duke nxitur ndjenjën e unitetit dhe solidaritetit mes shqiptarëve në diasporë dhe në trojet e tyre.

