Connect with us

Lajme

Gostivari në kantier ndërtimi – aktualisht po zhvillohen punime në 11 lokacione njëkohësisht

Published

on

Komuna e Gostivarit po vazhdon me ritëm të intensifikuar realizimin e investimeve kapitale në infrastrukturë. Aktualisht, në territorin e komunës po zhvillohen punime në 11 lokacione të ndryshme, duke e shndërruar qytetin në një kantier aktiv ndërtimi.

Punimet po zhvillohen në Bulevardin e qytetit, në ndërtimin e linjës së re kryesore të ujësjellësit, e cila do ta rrisë kapacitetin e furnizimit me ujë të pijshëm në Gostivar për mbi 40 për qind, në rikonstruksionin e rrugës kryesore në Balindoll, në rrugën Forinë–Ako Gradba, në rrugën “Nikola Tesla”, në rrugët 2 dhe 3 në Zonën VII, në rrugën “Servet Bajrami” deri te Gjimnazi, si dhe në rrugët “Beogradska”, “Shumatovska”, “Dimitar Vllahov” dhe “Sedek Kostovski”.

Këto investime janë pjesë e planit të Komunës së Gostivarit për modernizimin e infrastrukturës rrugore dhe komunale, përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe rritjen e cilësisë së jetesës për qytetarët.

Nga Komuna theksojnë se punimet po realizohen sipas dinamikës së planifikuar dhe apelojnë për mirëkuptimin e qytetarëve për shkak të kufizimeve të përkohshme në komunikacion. Njëkohësisht, bëhet e ditur se, për shkak të ardhjes së mërgimtarëve gjatë sezonit veror, punimet pritet të pezullohen gjatë javës së ardhshme, për të rifilluar në fund të muajit gusht.

Komuna e Gostivarit mbetet e përkushtuar që, përmes këtyre investimeve, t’u ofrojë qytetarëve një infrastrukturë më moderne, më funksionale dhe më cilësore.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *