Opens in a new tab

Lajme

Lajmet më të rëndësishme nga vendi, rajoni dhe bota – të verifikuara, të shpejta dhe të qarta.

Të gjitha nga Lajme

Lajme

Nga e marta fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin, kohëzgjatjen dhe mbylljen e pushimit mjekësor. Sipas Rregullores së re, mjeku amë do të mund të miratojë pushim mjekësor deri në pesë ditë. Për mungesë më të gjatë se pesë ditë do të nevojiten ekzaminime përkatëse diagnostikuese dhe raport nga mjeku specialist, me rekomandim…

13:44

Lajme

Presidenti Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Kreu i shteti, nga Vlora, ka uruar sot ditën e Pavarësisë. Presidenti Bajram Begaj në një mesazh të ndarë në rrjetet sociale, shprehet se me krenari për historinë tonë, me dashuri për atdheun dhe besim në forcën e unitetit, ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim, përparim dhe shpresë në të…

13:40

Lajme

Është arrestuar 52-vjeçari i cili e rrahu gruan në rajonin e Gostivarit

M.M., banori 52-vjeçari i fshatit të Gostivarit Toplicë është privuar nga liria pasi që ishte paraqitur për sulm fizik ndaj bashkëshortes. Nga SPB Tetovë informuan se M.M. dje rreth orës 14 nëpunës policorë nga Depçartamenti policor Gallatë e privuan nga liria personin i cili ishte me shëndet të përkeqësuar mendor. “Paraprakisht, babai i tij ka…

13:35

Lajme

Kryetari Valbon Limani mirëpret ushtruesen e detyrës së ambasadores amerikane, Nicole Varnes

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka mirëpritur sot në takim Shkëlqesinë e Saj, ushtruesen e detyrës së ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, znj. Nicole Varnes. Gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e decentralizimit, fuqizimin e pushtetit lokal dhe krijimin e mekanizmave më efikasë për mbështetjen e komunave…

Dje

Lajme

Rokas: BE-ja mund të befasojë me pengesa të paparashikuara, Sofja po bllokon Planin e Veprimit për pakicat

Euroambasadori Mihalis Rokas paralajmëroi se gjatë negociatave për anëtarësim në BE, një shtet anëtar mund të krijojë pengesa të paparashikuara, duke përmendur rastin e mosmarrëveshjeve mes Kroacisë dhe Malit të Zi. Rokas, në një intervistë për „360 Gradë“ në MRT1, tha se synimi i BE-së është që, menjëherë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, të mbahen…

Dje

Lajme

Fundjava sjell kthesë të motit: Shi i rrëmbyeshëm, borë dhe rënie e temperaturave!

Moti sot do të jetë i vranët, me reshje të kohëpaskohshme shiu, të cilat lokalisht do të jenë më të rrëmbyeshme, me mbi 20 litra për metër katror në 24 orë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Në Shkup pritet mot i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu, veçanërisht gjatë…

Dje

Lajme

Rama: Mickoski nuk më ka lënë përshtypjen që ka rezervë për gjuhën shqipe

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se në raportet me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, nuk ka vërejtur ndonjë qëndrim rezervues apo ndjenjë superioriteti ndaj gjuhës shqipe. Megjithatë, Rama theksoi se kjo nuk do të thotë se nuk duhet të ketë vigjilencë dhe vëmendje për të mos lejuar asnjë prapakthim në raport me…

26 Nëntor 2026

Lajme

Edhe me dy rroga, vështirë deri në fund të muajit!

Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), paga mesatare neto në shtator të këtij viti arriti në 49.141 denarë, me rritje prej 8.1 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Për një familje ku punon vetëm njëri prind, kjo shumë përbën të ardhurat e përgjithshme mujore, ndërsa nëse të dy prindërit…

26 Nëntor 2026

Lajmet që kanë rëndësi, shpejt, saktë dhe qartë.

Portal informativ me lajme nga Maqedonia, rajoni dhe bota – çdo ditë, çdo orë.