Opens in a new tab

Lajme

Edhe me dy rroga, vështirë deri në fund të muajit!

Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), paga mesatare neto në shtator të këtij viti arriti në 49.141 denarë, me rritje prej 8.1 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Për një familje ku punon vetëm njëri prind, kjo shumë përbën të ardhurat e përgjithshme mujore, ndërsa nëse të dy prindërit marrin nga një pagë mesatare, buxheti familjar arrin në 98.282 denarë. Dallimi prej gati 50 mijë denarësh në muaj krijon mundësi dukshëm më të mëdha për mbulimin e shpenzimeve, por edhe për kursime.

Të ardhurat mujore të një familjeje nuk përcaktojnë vetëm mënyrën se si ajo i mbulon shpenzimet e përditshme, por edhe mundësinë për të kursyer, për të përballuar një shpenzim të papritur apo për të planifikuar të ardhmen. Në kushtet kur çmimet e produkteve ushqimore, faturat dhe shpenzimet e tjera vazhdojnë të rëndojnë buxhetet familjare, gjithnjë e më shumë rëndësi merr pyetja nëse një pagë është e mjaftueshme për të mbajtur një familje apo nëse punësimi i të dy prindërve është bërë domosdoshmëri.

Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), paga mesatare neto në shtator të këtij viti arriti në 49.141 denarë, me rritje prej 8.1 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Për një familje ku punon vetëm njëri prind, kjo shumë përbën të ardhurat e përgjithshme mujore, ndërsa nëse të dy prindërit marrin nga një pagë mesatare, buxheti familjar arrin në 98.282 denarë. Dallimi prej gati 50 mijë denarësh në muaj krijon mundësi dukshëm më të mëdha për mbulimin e shpenzimeve, por edhe për kursime.

Megjithatë, të ardhurat nuk mund të analizohen të ndara nga shpenzimet. Sipas ESHS-së, konsumi mesatar vjetor për familje në vitin 2024 arriti në 314.989 denarë, prej të cilave 164.256 denarë ishin për ushqim dhe pije joalkoolike. Ndërkohë, kostoja e jetesës në tetor 2026 ishte për 3.3 për qind më e lartë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, duke vazhduar presionin mbi buxhetet familjare.

Se edhe punësimi nuk garanton gjithmonë siguri financiare, tregojnë të dhënat për varfërinë. Në vitin 2024, shkalla e varfërisë në Maqedoni ishte 21.9 për qind, ndërsa te familjet me dy të rritur dhe dy fëmijë arrinte në 17.1 për qind. Në rrezik varfërie ishin edhe 7.9 për qind e të punësuarve, çka tregon se një vend pune nuk nënkupton domosdoshmërisht të ardhura të mjaftueshme për të gjitha nevojat.

Në këtë drejtim, dallimi mes një dhe dy pagave nuk qëndron vetëm te shuma që hyn në buxhet, por edhe te mundësia për të përballuar shpenzimet e papritura dhe për të lënë para mënjanë. Një familje që ka banesë në pronësi dhe nuk paguan kredi mund ta ketë më të lehtë me një të ardhur të vetme, ndryshe nga ajo që paguan qira, ka fëmijë dhe detyrime të tjera mujore. Kështu, paga mesatare prej 49.141 denarësh nuk jep vetvetiu përgjigje nëse një familje mund të jetojë me një pagë, pasi standardi real përcaktohet edhe nga shpenzimet që duhet të mbulohen dhe mundësia që diçka të mbetet në fund të muajit. (koha.mk)

Shpërndaje lajmin

Lajme ditore

Buka me çmime të ndryshme në Maqedoni: Ku kushton më lirë dhe ku më shtrenjtë?

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk paguajnë të njëjtin çmim për bukën. Sipas një hulumtimi të Institutit për Politika Ekonomike dhe Hulumtime “Finance Think”, dallimi i çmimit ndërmjet qyteteve arrin deri në 15,2 denarë për kilogram. Bukën më të lirë e paguajnë qytetarët e Velesit, me 70,65 denarë për kilogram, ndërsa më të shtrenjtën qytetarët…

Lajme

Horror në Shkup: I mituri nga një institucion për përkujdesjen e fëmijëve është shfrytëzuar seksualisht nga persona të rritur

Një rast shqetësues është raportuar në Shkup, ku një i mitur nga një institucion për përkujdesjen e fëmijëve dyshohet se është shfrytëzuar seksualisht nga persona të rritur. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i mituri paraprakisht ishte larguar nga institucioni, ndërsa rasti është denoncuar në polici, përcjell TV21. “Mbrëmë, në orën 14:10, në…

Lajme

Përplasje në Kuvend për provimin e jurisprudencës

Provimi i jurisprudencës, temë debati në seancën për pyetje deputetësh. Deputeti i Frontit Evropian Skender Rexhepi kërkoi sqarim nga kryeministri Mickoski pse kanë dërguar kërkesë deri te Komisioni i Venecias për të dhënë mendim. “Cila është logjika kur dihet qartë se neni 9 në ligjin për përdorimin e gjuhëve, jep të drejtë që të përdoret…

Lajme

Delegacioni i “Venecias” zbarkoi në Shkup, takime për modelin e ri të provimit të jurisprudencës

Delegacioni i Komisionit të Venecias prej mëngjesit ka filluar takimet në Shkup, me përfaqësues të institucioneve për të mbledhur qëndrimet lidhur me modelin e ri të provimit të jurisprudencës e cila parashikon që teoria të jepet në shqip, ndërsa praktika në maqedonisht. Pas mbledhjes në Zyrën e Këshillit të Evropës në Shkup, delegacioni është takuar…

Lajme

Rexhep Azizi përfundon studimet pasuniversitare në Universitetin e Tetovës, suksesin ia dedikon nënës së tij

Rexhep Azizi ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në rrugëtimin e tij akademik, duke përfunduar me sukses studimet e ciklit të dytë në Universitetin e Tetovës. Ajo që e bën edhe më të veçantë këtë moment është dedikimi emocional që Azizi ia ka kushtuar nënës së tij, duke e vlerësuar besimin, përkrahjen dhe mbështetjen…

Lajme

Komuna e Gostivarit feston Nëntorin përmes sportit, miqësisë dhe bashkëjetesës mes të rinjve

Në kuadër të aktiviteteve të organizuara me rastin e festave të Nëntorit, Komuna e Gostivarit, në bashkëpunim me Internatin e Nxënësve „Branko Stanijeviq“ dhe shkollat e mesme të qytetit, ka organizuar gara sportive në shah dhe pingpong, ku janë përfshirë nxënës nga katër shkollat e mesme të Gostivarit. Turneu po zhvillohet në ambientet e Internatit…

Lajme

Gostivari do të pajiset me 500 kontejnerë të rinj për mbeturina

Komuna e Gostivarit ka nisur procedurën për furnizimin me gjithsej 500 kontejnerë të rinj për mbeturina, me qëllim përmirësimin e kushteve për grumbullimin dhe menaxhimin e mbeturinave komunale në territorin e komunës. Sipas tenderit të publikuar më 25 nëntor, bëhet fjalë për kontejnerë plastikë dhe metalikë, të ndarë në tri kategori: kontejnerë plastikë me kapacitet…

Lajme

Dëshmitë në gjyqin për Lotarinë: Prokuroria nuk paraqet prova për përfshirjen e Artan Grubit

Dëshmitarët e thirrur nga vetë Prokuroria nuk kanë konfirmuar ndikimin e Artan Grubit në procedurën e blerjes së terminaleve elektronike të Lotarisë Shtetërore. Ekspertja financiare nuk konstatoi shkelje në procedurën e prokurimit, ndërsa dokumentet tregojnë se organizimi i lojërave elektronike të fatit ishte miratuar nga institucionet përkatëse. Procesi gjyqësor në rastin e Lotarisë Shtetërore po…

Lajme

Edhe me dy rroga, vështirë deri në fund të muajit!

Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), paga mesatare neto në shtator të këtij viti arriti në 49.141 denarë, me rritje prej 8.1 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Për një familje ku punon vetëm njëri prind, kjo shumë përbën të ardhurat e përgjithshme mujore, ndërsa nëse të dy prindërit…

Lajme

Përplasje në Kuvend për provimin e jurisprudencës

Provimi i jurisprudencës, temë debati në seancën për pyetje deputetësh. Deputeti i Frontit Evropian Skender Rexhepi kërkoi sqarim nga kryeministri Mickoski pse kanë dërguar kërkesë deri te Komisioni i Venecias për të dhënë mendim. “Cila është logjika kur dihet qartë se neni 9 në ligjin për përdorimin e gjuhëve, jep të drejtë që të përdoret…

Lajme

Bursat e MASH-it, vetëm 10 për qind për nxënësit shqiptarë!

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka publikuar rezultatet e konkursit për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme për vitin shkollor 2026/2027. Por, përtej numrit të bursave të ndara, vëmendje tërheq përfaqësimi i ulët i nxënësve shqiptarë në listat e fituesve. Sipas të dhënave të përpunuara nga KOHA, nga gjithsej 828 bursa…

Lajme

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut sot pritet të sjellë vendim të ri për çmimet më të larta me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoni. Llogaritja e re vjen pas uljes së çmimeve të javës së kaluar, ndërsa ndryshimet eventuale do të fillojnë të zbatohen nga nesër, 24 nëntor. Sipas vendimit…

Lajme

Nga 817 bursa të ndara, vetëm 80 nxënës shqiptarë!

Rezultatet e konkursit për ndarjen e bursave për nxënës për vitin shkollor 2026/2027 nxjerrin në pah një përfaqësim tejet të ulët të nxënësve shqiptarë, duke ngritur pikëpyetje serioze për mënyrën se si po menaxhohet arsimi dhe mundësitë e barabarta nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Kështu thuhet në reagimin e BDI-së, sipas të cilës, nga…

Lajme

Kryetari Limani mori pjesë në manifestimin “Ditët e Kulturës Shqiptare” në Gostivar

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, mori pjesë në manifestimin “Ditët e Kulturës Shqiptare”, i organizuar me rastin e shënimit të Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe Ditës së Flamurit, i cili për herë të parë erdhi nën organizimin e dy shkollave të mesme të qytetit, Gjimnazit dhe Shkollës së Mesme të Mjekësisë.…

Lajme

Limani: N’punë, edhe në orët e vona!

Kreu i Gostivarit, Valbon Limani, ka publikuar fotografi nga punimet që po zhvillohen në bulevardin “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Limani ka ndarë pamje nga terreni, duke theksuar angazhimin në punë edhe në orët e vona të mbrëmjes. “N’punë, edhe në orët e vona!”, ka shkruar Limani. / Zyrtare.net

Lajme

Mickoski: Qeveria teknike në dhjetor 2027, zgjedhjet parlamentare në prill 2028

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë në prill të vitit 2028, dhe mandati im si Kryeministër përfundon për pak më shumë se një vit. Qëllimi i fushatës së OBRM-PDUKM-së është të dëgjojë nga qytetarët se çfarë mungon dhe të përmirësohet, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse fushata…