Lajme
Bursat e MASH-it, vetëm 10 për qind për nxënësit shqiptarë!

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka publikuar rezultatet e konkursit për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme për vitin shkollor 2026/2027. Por, përtej numrit të bursave të ndara, vëmendje tërheq përfaqësimi i ulët i nxënësve shqiptarë në listat e fituesve.
Sipas të dhënave të përpunuara nga KOHA, nga gjithsej 828 bursa të evidentuara në gjashtë kategoritë e konkursit, vetëm 82 rezultojnë se u kanë takuar nxënësve shqiptarë, apo 10.04 për qind. Pjesa tjetër, mbi 730 bursa, u përket nxënësve maqedonas dhe me përkatësi tjetër etnike.
Dallimi më i theksuar vërehet në kategoritë e bursave për nxënësit e talentuar. Nga 150 bursa për nxënësit e talentuar në fusha të ndryshme, vetëm katër rezultojnë për nxënës shqiptarë, apo 2.67 për qind. Situatë e ngjashme paraqitet edhe në kategorinë e artit, ku nga 50 përfitues, vetëm një rezulton shqiptar, përkatësisht 2 për qind.
Në kategorinë e bursave për talentët sportiv, nga 150 nxënës të përzgjedhur, shtatë rezultojnë shqiptarë, që përbën 4.67 për qind.
Në kategorinë e bursave për nxënësit që ndjekin drejtime të caktuara profesionale, nga 300 përfitues, 40 rezultojnë shqiptarë, apo 13.33 për qind.
Ndërkohë, në arsimin profesional trevjeçar, nga 139 aplikime të pranuara, 28 rezultojnë të nxënësve shqiptarë, që përbën 20.14 për qind. Kjo është kategoria me përfaqësimin më të lartë të nxënësve shqiptarë, sipas të dhënave të analizuara. Në kategorinë e bursave për nxënësit pa prindër, nga 28 aplikime të pranuara, vetëm dy rezultojnë të nxënësve shqiptarë, apo 7.14 për qind.
Rezultatet e konkursit të sivjemë, njëjtë sikurse vitet e kaluara, hapin një debat më të gjerë për mundësitë e barabarta të nxënësve në përfitimin e mbështetjes financiare nga shteti.
Përqindja prej rreth 10 për qind ngre pyetje për përfaqësimin e nxënësve shqiptarë në skemat shtetërore të mbështetjes financiare, veçanërisht duke pasur parasysh se shqiptarët përbëjnë rrthe 29 për qind të popullsisë sipas regjistrimit të vitit 2021.
Megjithatë, nuk dihet nëse interesimi ka qenë në nivel, ndërsa sqarime shtesë duhet të japë vet MASH-i, duke theksuar numrin e aplikimeve në secilën kategori veç e veç. (koha.mk)
16:45
Mickoski paralajmëron krizë energjetike, Filipçe ngre alarmin për shtrenjtimin e jetesës
16:32
Presidenti Begaj me studentët e Maqedonisë: Pa gjuhë shqipe nuk ka atdhe, nuk ka Shqipëri, nuk ka shqiptari!
16:26
Mickoski: Shtetit i nevojiten 5 miliardë euro në dy vitet e ardhshme për shlyerjen e borxheve
16:23
Përplasje në Kuvend për buxhetin e ri, opozita kritikon deficitin mbi 720 milionë euro
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
Kriva Pallanka në duart e lopëve: 1.000 bagëti në mes të qytetit shëtisin të lira, qytetarët në protestë!
02
Presidenti Begaj me studentët e Maqedonisë: Pa gjuhë shqipe nuk ka atdhe, nuk ka Shqipëri, nuk ka shqiptari!
03
Sulejman Rushiti do të ligjërojë në Harvard për teatrin bashkëkohor dhe klasikët shqiptarë
04
Arben Taravari, ministër më i suksesshëm i Shëndetësisë që edhe sot vazhdon të sulmohet – Pse?
05
Arrestohen dy persona në Sërmnovë të Gostivarit, policia u sekuestron marihuanë

Lajme
Kriva Pallanka në duart e lopëve: 1.000 bagëti në mes të qytetit shëtisin të lira, qytetarët në protestë!

Gosip
Mickoski paralajmëron krizë energjetike, Filipçe ngre alarmin për shtrenjtimin e jetesës

Lajme
Presidenti Begaj me studentët e Maqedonisë: Pa gjuhë shqipe nuk ka atdhe, nuk ka Shqipëri, nuk ka shqiptari!

Lajme
Mickoski: Shtetit i nevojiten 5 miliardë euro në dy vitet e ardhshme për shlyerjen e borxheve

Lajme
Përplasje në Kuvend për buxhetin e ri, opozita kritikon deficitin mbi 720 milionë euro

Lajme
Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Lajme
Ali Ahmeti: Ky shtet mund të jetojë dhe mbijetojë me bashkëjetesë të qëndrueshme mes dy kombeve më të mëdha – maqedonasve dhe shqiptarëve






