Opens in a new tab

Lajme

Përplasje në Kuvend për buxhetin e ri, opozita kritikon deficitin mbi 720 milionë euro

Vazhdon praktika e shumicës parlamentare për mospranimin e amendamenteve të opozitës në Komisionin për Financim dhe Buxhet në Kuvend, ku po shqyrtohet Buxheti për vitin 2027. Edhe në seancën e sotme, vërejtjet e opozitës hasën në vesh të shurdhër.

Për Buxhetin e vitit të ardhshëm janë dorëzuar rreth 400 amendamente, ndërsa partitë opozitare kërkojnë ndryshime në ndarjen e parave për fusha të ndryshme. E Majta kundërshtoi arsyetimin e përdorur për refuzimin e amendamenteve, sipas të cilit kërkesat e njëjta nuk janë realizuar as gjatë shtatë viteve të kaluara. Ai tha se përgjegjësia për politikat e gabuara buxhetore duhet të shihet në një periudhë shumë më të gjatë.

“Ndoshta do të vazhdojë praktika e njëjtë nga zëvendësministri, që amendamentet nuk po pranohen me arsyen se pse nuk i keni bërë për shtatë vite. Po pse nuk i keni bërë për 35 vite? Ne kemi buxhet proaktiv për shtetin tonë dhe për 35 vite kemi buxhet të gabuar, kemi humbur dhe nuk u kemi dhënë qytetarëve tanë atë që duhet”, deklaroi Amar Mecinoviq, “E MAJTA”.

Nuk pranuan as amendamentet e LSDM-së për themelimin e qendrave për zhvillimin e bizneseve.

“Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës, në programin tonë janë paraparë 40 milionë denarë për ndërmarrësi. Këto para janë të dedikuara për themelimin e një qendre biznesi për zhvillimin e ndërmarrësisë në Kavadar. Qëllimi i kësaj qendre është të ofrojë mbështetje për personat që duan të ndërmarrin iniciativa biznesi, veçanërisht për ndërmarrësit e rinj”, tha Mitko Trajçuleski, LSDM.

Propozim-Buxheti për vitin 2027 parasheh të ardhura të përgjithshme prej rreth 6,43 miliardë eurosh, ndërsa shpenzimet janë planifikuar në rreth 7,16 miliardë euro. Deficiti buxhetor parashihet të arrijë në rreth 732 milionë euro, apo 3,5 për qind të Bruto Prodhimit Vendor. Qeveria parasheh rritje ekonomike prej 3,8 për qind dhe inflacion prej 3,2 për qind për vitin e ardhshëm. Në Buxhetin e vitit 2027 janë paraparë rreth 332 milionë euro më shumë të ardhura se në vitin 2026. Shpenzimet janë rritur për rreth 426 milionë euro, ndërsa deficiti buxhetor është më i lartë për rreth 94 milionë euro. Për investime kapitale, dallimi është shumë më i vogël, vetëm rreth 11 milionë euro më shumë se në buxhetin e vitit 2026./Alsat.mk.

Shpërndaje lajmin

Lajme

Presidenti Begaj me studentët e Maqedonisë: Pa gjuhë shqipe nuk ka atdhe, nuk ka Shqipëri, nuk ka shqiptari!

Në kuadër të Ditës së Alfabetit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një bashkëbisedim me të rinj nga treva të ndryshme shqiptare. Mes tyre ishin Mevlan Ademi, kryetar i Lëvizjes Studentore në Maqedoninë e Veriut, dhe përfaqësues të grupit nismëtar të saj, të angazhuar në nismën “Foli Shqip o Taj”. Në qendër të diskutimit ishin…

Lajme

Mickoski: Shtetit i nevojiten 5 miliardë euro në dy vitet e ardhshme për shlyerjen e borxheve

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka kritikuar opozitën, duke e akuzuar se që nga viti 2024 dëshiron që shteti të përballet me falimentim dhe kriza ekonomike. Mickoski tha se, falë punës së Qeverisë, vendi ka kaluar nga fundi në krye të rajonit, ndërsa pretendoi se aktualisht renditet ndër ekonomitë më të suksesshme në…

Lajme

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“ (Safe City) zyrtarisht do të ketë një funksion të ri. Përveç tejkalimit të shpejtësisë dhe kalimit në semafor të kuq, kamerat e Ministrisë së Punëve të Brendshme do të regjistrojnë, fotografojnë dhe ndëshkojnë automatikisht të gjithë shoferët që ndalojnë ose parkojnë automjetet e…

Lajme

Ali Ahmeti: Ky shtet mund të jetojë dhe mbijetojë me bashkëjetesë të qëndrueshme mes dy kombeve më të mëdha – maqedonasve dhe shqiptarëve

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi se Maqedonia e Veriut mund të funksionojë dhe të mbijetojë vetëm përmes bashkëjetesës së qëndrueshme ndërmjet dy komuniteteve më të mëdha në vend, maqedonasve dhe shqiptarëve, transmeton TV21. Ahmeti mes tjerash theksoi se të veçuar dhe të ndarë jemi të pafuqishëm, duke shtuar se kështu dobësohet shteti dhe bëhet…

Lajme

Ja sa do të shtrenjtohet rryma nga janari 2027

Rryma për amvisëritë nga 1 janari në Maqedoninë e Veriut mund të shtrenjtohet për 2 deri në 3 për qind, ndërsa çmimi i ngrohjes qendrore mund të rritet për 6 deri në 8 për qind, vlerëson kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), Aco Ristov, përcjell INA. Në një intervistë për Sitel, ai paralajmëroi gjithashtu…

Lajme

Nga e hëna ftohje e ndjeshme, borë në zonat malore

Sot vendi do të karakterizohet nga mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Në orët e mëngjesit priten reshje të herëpashershme shiu, kryesisht në pjesët perëndimore dhe verilindore. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, e cila në disa zona perëndimore do të përforcohet dhe do të kalojë 60 km/h. Nga e…

Lajme ditore

Shporta mesatare e konsumit në tetor ka arritur në 59.149 denarë

Shporta mesatare e konsumit në tetor ka arritur në 59.149 denarë, apo për 942 denarë më shumë se muajin paraprak. Ndërkohë, shporta minimale e Lidhjes së Sindikatave për nëntorin ka kaluar 70 mijë denarë. Rritja më e madhe është regjistruar te ushqimet dhe pijet, veçanërisht te pemët dhe perimet. Shtrenjtim ka pasur eedhe te banimi,…

Lajme

Komuna e Gostivarit organizoi aktivitet edukativ për nder të Festës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Festës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Komuna e Gostivarit, në bashkëpunim me Qendrën për Kulturë – Gostivar, organizoi shfaqjen e filmit dokumentar edukativ „Shkronjat e Pavarësisë“, kushtuar nxënësve të shkollave fillore. Ky aktivitet kishte për qëllim njohjen e gjeneratave të reja me historinë e alfabetit të gjuhës shqipe,…

Lajme

Presidenti Begaj me studentët e Maqedonisë: Pa gjuhë shqipe nuk ka atdhe, nuk ka Shqipëri, nuk ka shqiptari!

Në kuadër të Ditës së Alfabetit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një bashkëbisedim me të rinj nga treva të ndryshme shqiptare. Mes tyre ishin Mevlan Ademi, kryetar i Lëvizjes Studentore në Maqedoninë e Veriut, dhe përfaqësues të grupit nismëtar të saj, të angazhuar në nismën “Foli Shqip o Taj”. Në qendër të diskutimit ishin…

Lajme

Përplasje në Kuvend për buxhetin e ri, opozita kritikon deficitin mbi 720 milionë euro

Vazhdon praktika e shumicës parlamentare për mospranimin e amendamenteve të opozitës në Komisionin për Financim dhe Buxhet në Kuvend, ku po shqyrtohet Buxheti për vitin 2027. Edhe në seancën e sotme, vërejtjet e opozitës hasën në vesh të shurdhër. Për Buxhetin e vitit të ardhshëm janë dorëzuar rreth 400 amendamente, ndërsa partitë opozitare kërkojnë ndryshime…

Lajme

Parashikimi i motit

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut. Në vend do të fryjë një erë e fortë nga pjesa jugperëndimore e cila do të arrijë shpejtësinë deri 80 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri 11, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 18 deri 22…

Lajme

Tragjedia në Rrugën e Arbërit! 42-vjeçarja nga Tetova mes dy viktimave të aksidentit, pesë të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur paraditen e sotme zonën pranë tunelit të Murrizit, në Xibër të Dibrës, ku dy automjete janë përplasur fuqishëm. Bilanci është tragjik: dy persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe 42-vjeçarja nga Tetova, Maltina Ferati, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital. Viktima…

Gosip

Sulejman Rushiti do të ligjërojë në Harvard për teatrin bashkëkohor dhe klasikët shqiptarë

Regjisori dhe dramaturgu shqiptar nga Gostivari Sulejman Rushiti do të jetë ligjërues i ftuar në Universitetin e Harvardit, në kuadër të programit _Harvard Albanian Studies_, ku do të prezantojë ligjëratën me temë “The Canvas of Communication”. Ligjërata do të mbahet më 30 nëntor 2026, në orën 18:00 (EST), në sallën Boylston Hall 103, në Harvard…

Lajme

Arben Taravari, ministër më i suksesshëm i Shëndetësisë që edhe sot vazhdon të sulmohet – Pse?

Edhe pas përfundimit të mandatit në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, Arben Taravari vazhdon të jetë në qendër të kritikave dhe akuzave politike. Megjithatë, për të vlerësuar punën e tij, është e rëndësishme të rikujtohet se çfarë u bë në sektorin e shëndetësisë gjatë kohës kur ai drejtonte këtë institucion. Gjatë mandatit të tij, një…

Lajme

Arrestohen dy persona në Sërmnovë të Gostivarit, policia u sekuestron marihuanë

Më 12.11.2026, në orën 15:30, në fshatin Sërmnovë të Gostivarit, punonjësit e policisë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personat B.D. (23) nga Gostivari dhe I.G. (23) nga fshati Sërmnovë, Gostivar, sepse gjatë kontrollit tek ata është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Ata janë ndalur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre…

Lajme

Arben Taravari vazhdon të jetë në shënjestër të sulmeve të pabaza të oponentëve, por çfarë la pas në Shëndetësi?

Arben Taravari vazhdon të jetë në shënjestër të sulmeve të pabaza të oponentëve, por çfarë la pas në Shëndetësi? Edhe pas largimit nga posti i ministrit, Arben Taravari vazhdon të përballet me kritika dhe akuza që lidhen me periudhën kur drejtoi një nga dikasteret më të rëndësishme të vendit. Por, përtej përplasjeve politike, vlen të…