Lajme
Kryetari Limani mori pjesë në manifestimin “Ditët e Kulturës Shqiptare” në Gostivar

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, mori pjesë në manifestimin “Ditët e Kulturës Shqiptare”, i organizuar me rastin e shënimit të Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe Ditës së Flamurit, i cili për herë të parë erdhi nën organizimin e dy shkollave të mesme të qytetit, Gjimnazit dhe Shkollës së Mesme të Mjekësisë.
Kryetari Limani, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, u prit nga drejtorët e dy institucioneve arsimore, Burim Beshiri i Gjimnazit “Gostivari” dhe Semir Sejdini i Shkollës së Mesme të Mjekësisë.
Gjatë manifestimit, nxënësit prezantuan një program të pasur kulturor dhe artistik, duke dëshmuar përkushtimin e tyre në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar shqiptar.
Me këtë rast, kryetari Limani shprehu kënaqësinë dhe nderin që ishte pjesë e këtij manifestimi, duke vlerësuar rolin e rëndësishëm të institucioneve arsimore në kultivimin dhe përcjelljen e vlerave kombëtare te brezat e rinj.
Ai shprehu mirënjohje për drejtorët e shkollave, mësimdhënësit, nxënësit, prindërit dhe të gjithë kontribuuesit për organizimin dhe realizimin e këtij manifestimi dinjitoz.
Arsimi mbetet themeli i së ardhmes së shoqërisë sonë, ndërsa ruajtja e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar është përgjegjësi e përbashkët, ishte mesazhi që u përcoll nga ky manifestim.
Urime Festat e Nëntorit!
14:41
Sulmet ndaj gazetarëve, krijohet mekanizëm i ri
14:35
Gjykata merr vendim për Endrit Azemin, të dyshuarin që mashtroi se ishte i sëmurë dhe u mblodhën afro 190 mijë euro
11:45
Sulejmani reagon ndaj BDI-së për bursat: Rezultatet ende nuk janë përfundimtare, 2.470 bursa tjera pritet të publikohen
11:33
Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
Mickoski: Qeveria teknike në dhjetor 2027, zgjedhjet parlamentare në prill 2028
02
Gjykata merr vendim për Endrit Azemin, të dyshuarin që mashtroi se ishte i sëmurë dhe u mblodhën afro 190 mijë euro
03
Bursat e MASH-it, vetëm 10 për qind për nxënësit shqiptarë!
04
Sulejman Rushiti do të ligjërojë në Harvard për teatrin bashkëkohor dhe klasikët shqiptarë
05
Arben Taravari, ministër më i suksesshëm i Shëndetësisë që edhe sot vazhdon të sulmohet – Pse?

Lajme
Mickoski: Qeveria teknike në dhjetor 2027, zgjedhjet parlamentare në prill 2028

Lajme
Sulmet ndaj gazetarëve, krijohet mekanizëm i ri

Lajme
Gjykata merr vendim për Endrit Azemin, të dyshuarin që mashtroi se ishte i sëmurë dhe u mblodhën afro 190 mijë euro

Lajme
Sulejmani reagon ndaj BDI-së për bursat: Rezultatet ende nuk janë përfundimtare, 2.470 bursa tjera pritet të publikohen

Lajme
Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Lajme
LSDM: Mickoski po e shndërron Maqedoninë në kopje të Serbisë së Vuçiqit

Lajme
5 vjet nga tragjedia në Bullgari, 45 jetë njerëzish u shuan, dënimi 20 muaj burg dhe 13 mijë euro gjobë!




