Lajme
Nga 817 bursa të ndara, vetëm 80 nxënës shqiptarë!

Rezultatet e konkursit për ndarjen e bursave për nxënës për vitin shkollor 2026/2027 nxjerrin në pah një përfaqësim tejet të ulët të nxënësve shqiptarë, duke ngritur pikëpyetje serioze për mënyrën se si po menaxhohet arsimi dhe mundësitë e barabarta nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Kështu thuhet në reagimin e BDI-së, sipas të cilës, nga gjithsej 817 bursa të ndara, vetëm 80 u janë akorduar nxënësve shqiptarë.
“Kjo do të thotë se pjesëmarrja e tyre në numrin e përgjithshëm të përfituesve është më pak se 10 për qind. Edhe më shqetësues është fakti se në kategori të caktuara, përfaqësimi shqiptar është krejtësisht i papërfillshëm. Në kategorinë e nxënësve të talentuar, nga gjithsej 50 bursa të ndara, asnjë nxënës shqiptar nuk ka përfituar bursë”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Ndërkaq, në kategorinë e artistëve të talentuar, vetëm 4 nxënës shqiptarë kanë përfituar bursë, përballë 150 bursave të ndara gjithsej.
“Këto rezultate kërkojnë sqarim publik nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe nga zëvendësministri Driton Sulejmani, i cili duhet të shpjegojë se si është siguruar trajtimi i barabartë i nxënësve dhe nëse janë analizuar kriteret, procedurat dhe rezultatet sipas përkatësisë etnike. VLEN nuk mund të mjaftohet me pozitat qeveritare dhe deklaratat për përfaqësim, ndërkohë që rezultatet konkrete në një fushë kaq të rëndësishme si arsimi kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie”.
Bursat, thuhet më tej në reagim, nuk janë privilegj, por mundësi që duhet të ndahen mbi kritere të drejta dhe të barabarta.
“Nxënësit shqiptarë kanë të drejtë të njëjta për të përfituar nga mbështetja institucionale, ndërsa çdo rezultat që ngre dyshime për pabarazi meriton sqarim të plotë. BDI kërkon nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës publikimin e të dhënave të plota për aplikimet, pikët e fituara dhe përfituesit sipas kategorive, si dhe sqarimin e kritereve mbi bazën e të cilave janë përzgjedhur bursistët”.
Arsimi, sipas BDI-së, nuk duhet të jetë fushë ku nxënësit shqiptarë mbeten të nënpërfaqësuar. “Përgjegjësia për transparencën dhe mundësitë e barabarta është institucionale dhe nuk mund të shmanget me heshtje”, thuhet në reagimin e BDI-së. (koha.mk)
09:31
Sulejman Rushiti dhe PDSH-ja e Arbën Xhaferit, historia e institucionalizimit të 22 Nëntorit
08:42
Parashikimi i motit
Dje
Kryetari Valbon Limani në Zvicër, feston Nëntorin me bashkatdhetarët nga Gostivari
Dje
Kasami dhe Mexhiti presin Kurtin në Manastir
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
LAMM: Rrugë të lagështa në Maqedoni, kujdes nga rrëshqitjet e gurëve
02
Bursat e MASH-it, vetëm 10 për qind për nxënësit shqiptarë!
03
Sulejman Rushiti do të ligjërojë në Harvard për teatrin bashkëkohor dhe klasikët shqiptarë
04
Arben Taravari, ministër më i suksesshëm i Shëndetësisë që edhe sot vazhdon të sulmohet – Pse?
05
Arben Taravari vazhdon të jetë në shënjestër të sulmeve të pabaza të oponentëve, por çfarë la pas në Shëndetësi?

Lajme
LAMM: Rrugë të lagështa në Maqedoni, kujdes nga rrëshqitjet e gurëve

Lajme
Sulejman Rushiti dhe PDSH-ja e Arbën Xhaferit, historia e institucionalizimit të 22 Nëntorit

Lajme
Parashikimi i motit

Lajme
Kryetari Valbon Limani në Zvicër, feston Nëntorin me bashkatdhetarët nga Gostivari

Lajme
Kasami dhe Mexhiti presin Kurtin në Manastir

Lajme
Ali Ahmeti takohet me Edi Ramën: Biseduam për çështjet kombëtare, bashkëpunimin dhe perspektivën evropiane

Lajme
Rama për shqiptarët në RMV: Janë popullsi shtetformuese, kanë të gjitha mundësitë për t’u përfaqësuar






