Lajme
Ali Ahmeti takohet me Edi Ramën: Biseduam për çështjet kombëtare, bashkëpunimin dhe perspektivën evropiane

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të cilin e ka cilësuar si mik të tij.
Përmes një mesazhi publik, Ahmeti bëri të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për çështje me interes të përbashkët kombëtar, thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, perspektivën evropiane dhe partneritetin në kuadër të NATO-s, përcjell TS.
“Me Edin, si gjithmonë, biseduam vëllazërisht, hapur dhe me përkushtim për çështjet me interes të përbashkët për kombin tonë shqiptar, për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona, për perspektivën evropiane, partneritetin në kuadër të NATO-s dhe përgjigjen e përbashkët ndaj sfidave me të cilat përballemi” ka shkruar Ahmeti.
Ahmeti theksoi se takimi merr një rëndësi të veçantë pasi u zhvillua më 22 Nëntor, në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, dhe në prag të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë. Ai gjithashtu rikujtoi rëndësinë e bashkimit të shqiptarëve rreth gjuhës, flamurit dhe interesave kombëtare, duke bërë thirrje për forcimin e bashkëpunimit dhe ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët evropiane.
“Ky takim merr një domethënie të veçantë edhe për faktin se zhvillohet më 22 Nëntor, në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, dhe në vigjilje të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.
Këto ditë të Nëntorit të Madh na rikujtojnë rrugëtimin tonë historik, sakrificat ndër breza dhe rëndësinë e bashkimit rreth gjuhës, flamurit dhe interesave tona kombëtare” thotë më tej lideri i BDI-së Ali Ahmeti pas takimit me Ramën.
Në fund Ahmeti uron 22 Nëntorin të gjithë shqiptarëve.
“Gëzuar 22 Nëntorin dhe le të na bashkojë gjithmonë fryma e Nëntorit shqiptar!”, ka shkruar Ali Ahmeti.
12:26
Rama për shqiptarët në RMV: Janë popullsi shtetformuese, kanë të gjitha mundësitë për t’u përfaqësuar
12:15
Mickoski: Korridori 8 do të përfundojë plotësisht deri në vitin 2029, ndërsa autostrada Kërçovë–Ohër deri në gjysmën e dytë të vitit 2027
11:40
MË PAK KONTROLLE, MË SHUMË BESIM! Rama dhe Mickoski promovojnë sistemin e përbashkët kufitar në Qafë Thanë
11:30
Taravari: Alfabeti shqiptar, rojtari i identitetit tonë kombëtar!
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
Kasami dhe Mexhiti presin Kurtin në Manastir
02
Bursat e MASH-it, vetëm 10 për qind për nxënësit shqiptarë!
03
Sulejman Rushiti do të ligjërojë në Harvard për teatrin bashkëkohor dhe klasikët shqiptarë
04
Arben Taravari, ministër më i suksesshëm i Shëndetësisë që edhe sot vazhdon të sulmohet – Pse?
05
Arben Taravari vazhdon të jetë në shënjestër të sulmeve të pabaza të oponentëve, por çfarë la pas në Shëndetësi?

Lajme
Kasami dhe Mexhiti presin Kurtin në Manastir

Lajme
Rama për shqiptarët në RMV: Janë popullsi shtetformuese, kanë të gjitha mundësitë për t’u përfaqësuar

Lajme
Mickoski: Korridori 8 do të përfundojë plotësisht deri në vitin 2029, ndërsa autostrada Kërçovë–Ohër deri në gjysmën e dytë të vitit 2027

Lajme
MË PAK KONTROLLE, MË SHUMË BESIM! Rama dhe Mickoski promovojnë sistemin e përbashkët kufitar në Qafë Thanë

Lajme
Taravari: Alfabeti shqiptar, rojtari i identitetit tonë kombëtar!

Lajme
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, uron Ditën e Alfabetit

Lajme
Limani: N’punë, edhe në orët e vona!






