Opens in a new tab
E mërkurë, 11 nëntor 2026

Shëndeti

Studimi: Nisja e punës para orës 8 mund të dëmtojë shëndetin dhe ulë produktivitetin

Një studim ka treguar se nisja e punës para orës 8 të mëngjesit mund të duket si një mënyrë për të fituar kohë, por psikologë dhe ekspertë të gjumit paralajmërojnë se oraret shumë të hershme mund të shkaktojnë dëme të ndjeshme në shëndet dhe performancë. Disa ekspertë, që kanë folur për Newsweek, thonë se shumica e njerëzve nuk janë biologjikisht të përgatitur për të filluar punën kaq herët.

Psikologjia e gjumit, Jessica Meers tha për Neësëeek se ritmi cirkadian i shumicës së individëve favorizon zgjimin mes orës 7:00–8:00. Ajo shpjegon se nisja e punës më herët krijon “mospërputhje cirkadiane”, e cila ndikon negativisht në vëmendjen, reagimet dhe produktivitetin.

Psikologia e punës Marie-Helene Pelletier nënvizon rëndësinë e një periudhe tranzicioni pas zgjimit. Ajo thotë se fillimi i menjëhershëm i punës rrit mjegullimin mendor për shkak të “inercïsë së gjumit” dhe mund të prishë vetë cilësinë e gjumit

Hulumtimet mbështesin këto pretendime. Një studim i vitit 2022 në Journal of Clinical Sleep Medicine zbuloi se puna me turne, e cila prish ritmet cirkadiane, është e lidhur me probleme serioze shëndetësore, duke përfshirë atakun në zemër dhe diabetin. Një studim tjetër i vitit 2023 në Journal of Investigative Medicine raportoi se ndërprerja e ritmit cirkadian mund të rrisë rrezikun e kancerit kolorektal.

Sipas neuropsikologes Sanam Hafeez, oraret shumë të hershme dëmtojnë zakone të shëndetshme si ushtrimet fizike dhe mëngjesi, duke ulur energjinë dhe rritur stresin gjatë ditës. Ajo shton se gjumi i pamjaftueshëm dëmton kujtesën, përqendrimin dhe aftësinë për zgjidhjen e problemeve, ndërsa punonjësit bëhen më të prirur për gabime.

“Kur puna fillon herët, shumë njerëz kanë më pak kohë në mëngjes për zakone të rëndësishme, të tilla si ushtrimet fizike ose ngrënia e një mëngjesi të mirë. Anashkalimi i ushtrimeve fizike mund të çojë në ulje të energjisë dhe rritje të stresit gjatë gjithë ditës. Mungesa e një mëngjesi të shëndetshëm do të thotë që trupi dhe truri juaj nuk marrin karburantin që u nevojitet për të funksionuar mirë.”, tha ajo.

Ekspertët mendorë theksojnë se zgjimi i tepër i hershëm rrit irritimin, stresin, ankthin dhe ndikon negativisht në marrëdhëniet sociale, duke shtuar ndjesinë e izolimit. Si këshillë praktike, Pelletier rekomandon një periudhë “ngrohjeje mendore”, planifikim i ditës, ushtrime të lehta apo meditim, para se të hyhet në aktivitetet intensive të punës.

Shpërndaje lajmin
Screenshot

Shëndeti

Taravari: Politikat e përçarjes e rrezikojnë sigurinë dhe të ardhmen e shtetit

Në nivel global po flitet gjithnjë e më shumë për “ndryshimin e kufijve”, “rregullin e më të fortit”, “shkeljen e së drejtës ndërkombëtare”, madje edhe për debate mbi shpërbërjen e NATO-s, veçanërisht në kontekstin e krizës së Groenlandës. Në të njëjtën kohë, Maqedonia e Veriut vazhdon të mbetet pa nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian,…

Shëndeti

ASH: Rënia e Maqedonisë së Veriut në Indeksin e Korrupsionit është alarm serioz institucional

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim lidhur me raportin e fundit të Transparency International, sipas të cilit Maqedonia e Veriut ka rënë për 12 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, duke u renditur në vendin e 88-të nga 180 shtete, me vetëm 40 pikë. Fakti që vendi humb 12 pozita me vetëm…

Shëndeti

ASH– Dega Tetovë: Kërkon përgjegjësi nga ministri Aliu rreth punësimeve në spitalin e Tetovës

Shprehim indinjatën më të thellë dhe revoltën publike ndaj trajtimit çnjerëzor, të padrejtë dhe thellësisht të politizuar që po u bëhet personelit mjekësor të Spitalit Teknik, të cilëve u kanë përfunduar kontratat e punës dhe që, pavarësisht premtimeve të qarta dhe publike, nuk kanë marrë asnjë vendim pune. Bëhet fjalë për punonjës që kanë shërbyer…

Shëndeti

Ja kur është koha e duhur për të përdorur vajin e peshkut

Marrja e suplementëve të acideve yndyrore omega-3 është e dobishme për shëndetin e organizmit. Megjithatë, përfitimi i të gjitha vlerave është në varësi edhe të kohës se kur këto suplementë duhen marrë. Ekspertët shpjegojnë se yndyrat e marra gjatë një vakti ndihmojnë në përthithjen sa më të mirë të suplementëve nga sistemi. Një studim të…

Shëndeti

ASH sonte mbledhë kryesinë në Tetovë

Të nderuara media, Aleanca për Shqiptarët sonte, më 22 tetor Aleanca për Shqiptarër krahu i Arben Taravarit sonte ka ftuar mbledhje të kryesisë qendrore në Tetovë, shkruan në njoftimin e ASH-së. Të nderuara media! Më 22.10.2025 Në selinë qendrore në Tetovë, do të mbajë mbledhjen e Kryesisë së Partisë. Pas përfundimit të mbledhjes, në ora…

Shëndeti

Katër mënyra për të forcuar imunitetin për dimër

Me afrimin e muajve të ftohtë, rritet edhe rreziku nga infeksionet virale si gripi, ftohjet e zakonshme dhe viruse të tjera respiratore. Temperatura më e ulët dhe qëndrimi për periudha më të gjata në ambiente të mbyllura krijojnë kushte ideale për përhapjen e këtyre sëmundjeve.Edhe pse shumë prej nesh janë mësuar tashmë me masat mbrojtëse,…

Shëndeti

Ndryshimi i klimës dhe virozat, zbuloni simptomat e para të gripit që zakonisht i injorojmë

Gripi është një infeksion viral që kthehet çdo dimër, duke shkaktuar simptoma që variojnë nga të lehta deri në të rënda. Edhe pse shumë e ngatërrojnë atë me ftohjen e zakonshme, gripi është më i rëndë, më dobësues dhe mund të çojë në ndërlikime, veçanërisht në grupet vulnerabël. Njohja e hershme e shenjave të para…

Shëndeti

Sot nis fushata për Zgjedhjet lokale në RMV, do të zgjasë deri më 17 tetor

Partitë dhe kandidatët e pavarur fillojnë prezantimet e tyre zyrtare para votuesve sot (29 shtator). Fushata zgjedhore fillon sot dhe do të zgjasë deri më 17 tetor në mesnatë, e ndjekur nga një heshtje 24-orëshe para votimit më 19 tetor. Përveç në terren midis dhe me mbështetës, fushata ka filluar tashmë në rrjetet sociale. Eventi…

Lajme

Dhunë ndaj bashkëshortes në Çajle, kallëzim penal ndaj 33-vjeçarit

Një 33-vjeçar nga fshati Çajle i Gostivarit është përballur me kallëzim penal nën dyshimin për ushtrim të dhunës fizike ndaj bashkëshortes së tij. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 25 tetor 2026, kur i dyshuari S.S. dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes. Për këtë rast, Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike…

Lajme ditore

Sjellje agresive dhe fyerje ndaj një punonjëseje të Prokurorisë në Gostivar

Sjellje agresive dhe fyerje ndaj një punonjëseje të Prokurorisë në Gostivar Më 09.11.2026, në ora 15:20, në Departamentin për Punë të Brendshme (DPB) Gostivar, një punonjëse e Prokurorisë Themelore Publike në Gostivar ka denoncuar një incident të ndodhur në vendin e saj të punës. Sipas denoncimit, në dy raste të ndara, përkatësisht në ora 09:00…

Lajme ditore

Valbon Limani në terren: Inspekton ecurinë e punimeve në disa lokacione në qytet

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka inspektuar sot nga afër ecurinë e punimeve infrastrukturore që po realizohen në disa lokacione të qytetit. Inspektimi ka nisur në rrugën “Ilja Anteski – Smok”, ku aktualisht po zhvillohen punime për rindërtimin e saj të tërësishëm. Gjatë vizitës, Limani është njoftuar për dinamikën e realizimit të punimeve…

Lajme ditore

Nxënësit e shkollës fillore të Çajlës vizitojnë Bibliotekën e Qytetit në Gostivar

Nxënësit e Shkollës Fillore të fshatit Çajlë kanë realizuar një vizitë edukative në Bibliotekën e Qytetit në Gostivar, me qëllim njohjen nga afër me hapësirat e bibliotekës dhe rëndësinë që ka libri në formimin arsimor dhe kulturor të brezave të rinj. Të shoqëruar nga drejtues të shkollës dhe mësimdhënësja e tyre, nxënësit vizituan ambientet e…

Politika

Limani: ASH-ja ka potencial të madh njerëzor, synojmë bashkimin e strukturave dhe rikthimin e të gjithë atyre që janë larguar nga partia

Aleanca për Shqiptarët paralelisht me mbajtjen e Kongresit ka nisë një proces të gjerë të bashkimit dhe konsolidimit të strukturave partiake, me qëllim rikthimin e të gjithë anëtarëve dhe aktivistëve që në periudha të ndryshme janë distancuar ose larguar nga partia. Kështu ka deklaruar Valbon Limani, kryetar i Komunës së Gostivarit dhe kryetar i Këshillit…

Lajme ditore

I moshuari sulmon fizikisht të miturin në oborrin e shkollës në Gradec

I moshuari sulmon fizikisht të miturin në oborrin e shkollës në Gradec Një rast i dhunës fizike ndaj një të mituri është raportuar në fshatin Gradec. Sipas njoftimit të policisë, më 9 nëntor 2026, rreth orës 23:00, në Stacionin Policor në Gallatë, M.A. (28) nga fshati Gradec ka denoncuar se rasti kishte ndodhur rreth orës…

Politika

“Vranjën e ke afër”, Shaqiri i përgjigjet Dimitrievskit, Dauti me shifra: Kujdes kur flet për shqiptarët!

Deklaratat e kryetarit të ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, për shqiptarët dhe përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës kanë nxitur reagime të drejtpërdrejta nga përfaqësues politikë shqiptarë. Rijad Shaqiri nga Aleanca për Shqiptarët dhe Ilire Dauti nga Lidhja Shqiptare kanë reaguar ndaj qëndrimeve të Dimitrievskit, i cili shqiptarët i cilësoi si “grup të vogël qytetarësh”…

Sport

Messi merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij te Inter Miami

Lionel Messi ka marrë një vendim përfundimtar sa i përket të ardhmes së tij të afërt në futboll, pas spekulimeve të shumta për një rikthim emocional në Argjentinë. Pavarësisht lidhjes së veçantë me klubin e fëmijërisë, legjenda argjentinase mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj projektit të tij aktual në MLS. Messi nuk ka ndërmend të largohet…