Connect with us

Lajme

Limani takon U.D. ambasadoren amerikane Varnes: Fokus në decentralizim, fuqizimin e komunave dhe mbështetjen amerikane

Published

on

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, zhvilloi takim me U.D. Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, Nicole Varnes.

Në fokus të bisedimeve ishte thellimi i bashkëpunimit ndërmjet pushtetit lokal dhe partnerëve ndërkombëtarë, me theks të veçantë në procesin e decentralizimit, fuqizimin e komunave dhe rritjen e kapaciteteve institucionale në nivel lokal. Palët diskutuan edhe për mbështetjen konkrete përmes projekteve zhvillimore, të cilat synojnë përmirësimin e drejtpërdrejtë të cilësisë së jetës së qytetarëve.

Gjatë takimit u theksua se mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbetet kyçe për Maqedoninë e Veriut, sidomos në drejtim të forcimit të institucioneve demokratike, avancimit të reformave dhe përshpejtimit të proceseve integruese të vendit.

 


Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *