Connect with us

Lajme

Më mirë të parandalojmë sesa të kurojmë – mesazhi i kryetarit Valbon Limani në Ditën Botërore të Shëndetësisë

Published

on

Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë, kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka përgëzuar nxënësit e Shkollës së Mesme Komunale të Mjekësisë “Gostivari” për angazhimin dhe kontributin e tyre në shërbim të qytetarëve.

Në një aktivitet të organizuar në sheshin e qytetit, nxënësit ofruan kontrolle shëndetësore falas për qytetarët, duke dëshmuar përkushtim, profesionalizëm dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie sociale.

“Si kryetar komune, por edhe si mjek, apeloj sot e gjithnjë që të bëjmë kontrolle sistematike në kohë, sepse është më mirë të parandalojmë sesa të kurojmë,” theksoi Limani.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *