Lajme
LSDM: Alta Banka nuk ishte e pranishme në Maqedoni gjatë qeverisjes sonë, Mickoski po përpiqet ta fshehë skandalin!

LSDM akuzon VMRO-DPMNE-në dhe kryeministrin Hristijan Mickoski se po mbrojnë bankën serbe “Alta Banka”, presidentin Aleksandar Vuçiq dhe bankierin Davor Macura, duke u përpjekur t’ia hedhin përgjegjësinë ish-qeverisë.
Në konferencën e sotme për media, Maja Serafimovska-Borozan hodhi poshtë pretendimet e pushtetit lidhur me një dokument të Gazetës Zyrtare të qershorit 2023, duke i cilësuar ato si manipulim politik.Sipas saj, dokumenti kishte të bënte vetëm me procedurën ligjore për shitjen e 7.213 aksioneve të konfiskuara nga Sasho Mijallkov dhe kompania “Eksiko”, në kuadër të rastit “Perandoria”. Aksionet përfaqësonin rreth 1,85% të kapitalit të Stopanska Banka Manastir.“Gjatë qeverisjes së LSDM-së, këto aksione nuk u shitën dhe Alta Banka nuk ishte fare e pranishme në Maqedoni. Hyrja e bankës serbe dhe marrja nën kontroll e Stopanska Banka ndodhën në vjeshtën e vitit 2025, gjatë qeverisjes së Mickoskit”, deklaroi Serafimovska-Borozan.Ajo shtoi se paketa e aksioneve të konfiskuara iu shit Alta Bankës në janar të vitit 2026, për rreth 375 mijë euro.LSDM pretendon gjithashtu se guvernatori Trajko Sllaveski e kishte miratuar hyrjen e bankës pas konsultimeve me kryeministrin Mickoski.Partia opozitare njoftoi se ka paraqitur kallëzime penale kundër guvernatorit dhe personave të tjerë që i konsideron të përfshirë në këtë rast.“VMRO-DPMNE po përpiqet ta fshehë skandalin, por e vërteta po del në dritë. Përgjegjësia nuk mund të shmanget”, deklaroi Serafimovska-Borozan.
17:17
Partitë garojnë se në cilën qeverisje ekonomia kishte rezultate më negativeNga LSDM sot kanë përsëritur akuzat ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski për gënjeshtra politike lidhur me ekonominë e vendit. Ata thonë se Mickoski tregon përralla kur flet për arritje ekonomike pasi siç thonë ata RMV renditet e 41-ta nga 48 ekonomitë evropiane për sa i përket BPV-së për kokë banori. Sipas tyre, realiteti është se brenda dy vitesh ka 4 miliardë euro borxh të ri.
16:06
Kush ia hapi derën ALTA Bankës? Pushteti dhe opozita ia hedhin përgjegjësinë njëra-tjetrës
14:12
Besimi në drejtësi prek fundin!
14:08
Sonte tetë përballje interesante në Ligën e Kombeve, ndeshja kryesore Spanjë-Angli
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
Partitë garojnë se në cilën qeverisje ekonomia kishte rezultate më negativeNga LSDM sot kanë përsëritur akuzat ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski për gënjeshtra politike lidhur me ekonominë e vendit. Ata thonë se Mickoski tregon përralla kur flet për arritje ekonomike pasi siç thonë ata RMV renditet e 41-ta nga 48 ekonomitë evropiane për sa i përket BPV-së për kokë banori. Sipas tyre, realiteti është se brenda dy vitesh ka 4 miliardë euro borxh të ri.
02
Arrestohet 39 vjeçari nga Banjica e Poshtme, dërgonte mesazhe dhe video kërcënuese, i kërkonte para një burrit nga Gostivari
03
Sjellje agresive dhe fyerje ndaj një punonjëseje të Prokurorisë në Gostivar
04
Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjendet drogë, tre persona privohen nga liria
05
Tragjedia në Rrugën e Arbërit! 42-vjeçarja nga Tetova mes dy viktimave të aksidentit, pesë të plagosur

Lajme
Qytetarët ankohen për paga të ulëta, ministria e Ekonomisë: Çmimet janë stabile

Lajme
Partitë garojnë se në cilën qeverisje ekonomia kishte rezultate më negativeNga LSDM sot kanë përsëritur akuzat ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski për gënjeshtra politike lidhur me ekonominë e vendit. Ata thonë se Mickoski tregon përralla kur flet për arritje ekonomike pasi siç thonë ata RMV renditet e 41-ta nga 48 ekonomitë evropiane për sa i përket BPV-së për kokë banori. Sipas tyre, realiteti është se brenda dy vitesh ka 4 miliardë euro borxh të ri.

Lajme
Kush ia hapi derën ALTA Bankës? Pushteti dhe opozita ia hedhin përgjegjësinë njëra-tjetrës

Lajme
Besimi në drejtësi prek fundin!

Lajme
Arrestohet ish-ministri Astrit Haraqija në aksionin “Heshtja” kundër kokainës

Lajme ditore
Ballkani Perëndimor ka rrezik të destabilizohet

Lajme ditore
Marshi i 51-të për engjëjt në Koçan, familjarët kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi







