Lajme
Arrestohet ish-ministri Astrit Haraqija në aksionin “Heshtja” kundër kokainës

Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndaluar në operacionin policor të koduar “Heshtja”, i cili u realizua më 14.11.2026 në rajonin e Prishtinës.
Burime të KALLXO-s brenda Policisë së Kosovës kanë konfirmuar se Haraqija është njëri nga personat e ndaluar në këtë operacion antidrogë.
Roli i ish-ministrit në rastin që po hetohet ende nuk është i qartë.Sipas burimeve të KALLXO-s, bëhet fjalë për një rast që lidhet me shitjen e sasive të vogla të kokainës në Prishtinë.Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndaluar në operacionin policor të koduar “Heshtja”, i cili u realizua më 14.11.2026 në rajonin e Prishtinës.
Burime të KALLXO-s brenda Policisë së Kosovës kanë konfirmuar se Haraqija është njëri nga personat e ndaluar në këtë operacion antidrogë.
Roli i ish-ministrit në rastin që po hetohet ende nuk është i qartë. Sipas burimeve të KALLXO-s, bëhet fjalë për një rast që lidhet me shitjen e sasive të vogla të kokainës në Prishtinë.Avokati i Astrit Haraqisë, Korab Bokshi, e ka konfirmuar arrestimin e klientit të tij, duke thënë se ai është intervistuar nga Policia dhe se ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.“Është e vërtetë që Astritin e kanë arrestuar mbrëmë. E kanë intervistuar, për efekt të hetimit nuk do të hyja në detaje, por e kanë ndërlidhur me disa vepra kinse ka të bëjë me kontrabandim të narkotikëve. E kanë pyetur për disa persona, kinse ky si figurë publike i njeh, disa nuk i njeh.” – ka deklaruar Bokshi.
Avokati ka bërë të ditur se Policia ka bastisur edhe banesën e Haraqisë, por sipas tij, gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë që do ta inkriminonte atë për veprën penale për të cilën dyshohet.
“E kanë bastisur banesën e tij, kanë bërë kontrolle, por nuk kanë gjetur asgjë inkriminuese për këtë vepër penale. I kanë caktuar masën e ndalimit për 48 orë, unë kam bërë ankesë te gjyqtari, tash po presim.”- ka thënë avokati.
14:08
Sonte tetë përballje interesante në Ligën e Kombeve, ndeshja kryesore Spanjë-Angli
13:52
Kosova në Nations League, llogaritë e ‘Dardanëve’ për të ruajtur vendin e dytë
13:47
Ballkani Perëndimor ka rrezik të destabilizohet
13:40
Marshi i 51-të për engjëjt në Koçan, familjarët kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
Sonte tetë përballje interesante në Ligën e Kombeve, ndeshja kryesore Spanjë-Angli
02
Kosova në Nations League, llogaritë e ‘Dardanëve’ për të ruajtur vendin e dytë
03
Ankohet Vuçiq: Prej vitesh nuk mund të hyjë në Kosovë, Kurti s’lejon!
04
Dy raste të dhunës në familje në Gostivar, arrestohen dy persona
05
12 milionë euro në foto! Grupi kriminal nga Elbasani krenohej me paratë e trafikut të kokainës

Lajme
Besimi në drejtësi prek fundin!

Lajme ditore
Ballkani Perëndimor ka rrezik të destabilizohet

Lajme ditore
Marshi i 51-të për engjëjt në Koçan, familjarët kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi

Lajme
Ankohet Vuçiq: Prej vitesh nuk mund të hyjë në Kosovë, Kurti s’lejon!

Lajme
Dy raste të dhunës në familje në Gostivar, arrestohen dy persona

Lajme
Tragjedi në Itali, vdes 47 vjeçari nga Tetova

Lajme
12 milionë euro në foto! Grupi kriminal nga Elbasani krenohej me paratë e trafikut të kokainës





