Lajme
Tragjedi në Itali, vdes 47 vjeçari nga Tetova

Një ngjarje tragjike në vendin e punës në Itali i ka marrë jetën Vehap Dearit, 47-vjeçarit nga fshati Dëbërcë i Komunës së Zhelinës.
Ai humbi jetën më 11 nëntor, gjatë punës në një platformë për nxjerrjen e gazit natyror në Detin Adriatik, përcjell tetova1.Sipas raportimeve të mediave italiane, Deari, i cili prej vitesh jetonte dhe punonte në qytetin e Ravennës, ishte i angazhuar në platformën detare Brenda, përballë brigjeve të qytetit Pesaro.
Ai ishte i punësuar në kompaninë Donelli Srl, e cila kryente punime në strukturat metalike të platformës.
Sipas informacioneve të bëra publike nga sindikatat italiane, 47-vjeçari dyshohet se ka rënë në det gjatë kryerjes së punës. Një nga kolegët e tij është hedhur në ujë në përpjekje për ta shpëtuar, por fatkeqësisht ndërhyrja nuk arriti të parandalojë tragjedinë.Ndërkohë, sindikatat FIM-CISL dhe UILM-UIL kanë ngritur shqetësime lidhur me operacionin e shpëtimit. Sipas informacioneve paraprake sindikale, trupi i viktimës mund të jetë gjetur rreth tri orë pas rënies në det, por kjo kohë nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.
Vdekja e punëtorit ka nxitur reagime të shumta nga organizatat sindikale në Itali, të cilat kërkojnë hetim të plotë për rrethanat e ngjarjes, respektimin e masave të sigurisë dhe funksionimin e procedurave emergjente në platformë.Në shenjë proteste dhe për të kërkuar zbardhjen e rastit, sindikata FIOM-CGIL ka shpallur grevë dyorëshe për 17 nëntor, në të gjitha ndërmarrjet e sektorit metalpunues në provincën e Ravennës.
Shkaqet e sakta të tragjedisë dhe përgjegjësitë e mundshme mbeten ende nën hetim.Humbja e Vehap Dearit përbën një lajm të rëndë për familjen, të afërmit dhe komunitetin nga Dëbërca e Komunës së Zhelinës.(INA)
12:47
12 milionë euro në foto! Grupi kriminal nga Elbasani krenohej me paratë e trafikut të kokainës
12:44
Bastisje në Shkup, gjendet drogë, privohet nga liria një person
12:39
Shqipëria kërkon ta mbyllë grupin në vendin e parë
12:35
Arrestohen dy persona në Sërmnovë të Gostivarit, policia u sekuestron marihuanë
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
Dy raste të dhunës në familje në Gostivar, arrestohen dy persona
02
12 milionë euro në foto! Grupi kriminal nga Elbasani krenohej me paratë e trafikut të kokainës
03
Arrestohet 39 vjeçari nga Banjica e Poshtme, dërgonte mesazhe dhe video kërcënuese, i kërkonte para një burrit nga Gostivari
04
Sjellje agresive dhe fyerje ndaj një punonjëseje të Prokurorisë në Gostivar
05
Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjendet drogë, tre persona privohen nga liria

Lajme
Dy raste të dhunës në familje në Gostivar, arrestohen dy persona

Lajme
12 milionë euro në foto! Grupi kriminal nga Elbasani krenohej me paratë e trafikut të kokainës

Lajme ditore
Bastisje në Shkup, gjendet drogë, privohet nga liria një person

Lajme
Arrestohen dy persona në Sërmnovë të Gostivarit, policia u sekuestron marihuanë

Lajme
LAMM: Prej sot fillon detyrimi ligjor për posedim të pajisjeve dimërore në automjete

Lajme
Numri i viktimave në komunikacion është ulur për mbi 35 për qind

Lajme
Kërcënoi një qytetar përmes aplikacionit, kallëzohet penalisht zyrtari i MPB-së – kërkohet edhe suspendimi i tij






