Opens in a new tab

Lajme ditore

Ballkani Perëndimor ka rrezik të destabilizohet

Ministri grek i Mbrojtjes paralajmëron se konfliktet në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme nuk duhet ta shpërqendrojnë Evropën nga rreziqet në Ballkanin Perëndimor.

Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, ka paralajmëruar se rajoni mund të shndërrohet në një vatër të re krize, ndërsa ka kritikuar mungesën e vëmendjes nga kryeqytetet evropiane ndaj zhvillimeve politike dhe sfidave të sigurisë në Ballkan. Gjatë një konference të mbajtur të martën në Athinë, ai ka theksuar se stabiliteti i rajonit nuk është i garantuar, veçanërisht në një periudhë kur përplasjet gjeopolitike janë duke krijuar pasiguri të reja në arkitekturën e sigurisë së Evropës.

Duke folur në hapjen e konferencës “Roli i Ballkanit Perëndimor në Arkitekturën e Re të Sigurisë”, ministri grek ka rikthyer vëmendjen te rreziku që, sipas tij, përbën mungesa e vëmendjes së Bashkimit Evropian nga zhvillimet në Ballkan.

“Stabiliteti nuk është i garantuar. Ai kërkon vigjilencë, vëmendje, por mbi të gjitha angazhim”, ka deklaruar Dendias, duke rikujtuar rëndësinë historike dhe strategjike të Ballkanit, si dhe potencialin që tensionet brenda rajonit të marrin përmasa më të gjera. Ai ka shprehur drojë se, pavarësisht rreziqeve ekzistuese, rajoni shpesh mbetet jashtë prioriteteve të diskutimeve politike dhe të sigurisë në institucionet e BE-së. Sipas tij, gjatë kontakteve me përfaqësues politikë në Bruksel dhe në kryeqytete të tjera evropiane, ka vërejtur se çështjet që lidhen me rajonin nuk marrin vëmendje.Dendias ka argumentuar se lufta në Ukrainë, konfliktet në Lindjen e Mesme dhe krizat e tjera, megjithëse kërkojnë angazhim të vazhdueshëm, nuk duhet ta largojnë vëmendjen e Evropës nga problemet e sigurisë në fqinjësinë e saj të drejtpërdrejtë.

“Nuk duhet të lejojmë që vatrat reale të luftës të na e shpërqendrojnë vëmendjen nga një problem potencialisht shumë i madh që ndodhet në fqinjësinë tonë”.

Në këtë kontekst, ministri grek ka theksuar se siguria e Ballkanit Perëndimor është e pandashme nga siguria e përgjithshme e kontinentit evropian dhe se parandalimi i krizave të ardhshme kërkon angazhim të qëndrueshëm politik dhe strategjik.

Shpërndaje lajmin

Lajme

Arrestohet ish-ministri Astrit Haraqija në aksionin “Heshtja” kundër kokainës

Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndaluar në operacionin policor të koduar “Heshtja”, i cili u realizua më 14.11.2026 në rajonin e Prishtinës. Burime të KALLXO-s brenda Policisë së Kosovës kanë konfirmuar se Haraqija është njëri nga personat e ndaluar në këtë operacion antidrogë. Roli i ish-ministrit në rastin që…

Lajme ditore

Marshi i 51-të për engjëjt në Koçan, familjarët kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi

Prindërit e viktimave të zjarrit në të ashtuquajturën diskotekë “Puls” në Koçan marshuan dje për herë të 51-të, duke përsëritur kërkesat për të vërtetën, përgjegjësi dhe drejtësi, transmeton Portalb.mk. Prindërit theksuan se marshimi i djeshëm nuk u kushtohej vetëm 63 engjëjve të tyre, por edhe të gjitha viktimave të pafajshme të tragjedive që e kanë…

Lajme

Ankohet Vuçiq: Prej vitesh nuk mund të hyjë në Kosovë, Kurti s’lejon!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke komentuar paralajmërimet për ndarjen e 5% të Bruto Produktit Vendor (BPV) për mbrojtjen, ka deklaruar se mezi pret të shohë se si do të realizohen në praktikë këto premtime. Duke folur për vizitën e përfaqësuesve të Listës Studentore në Kosovë dhe takimin e tyre me peshkopin Teodosije në Graçanicë,…

Lajme

Dy raste të dhunës në familje në Gostivar, arrestohen dy persona

Policia ka privuar nga liria dy persona në rajonin e Gostivarit, të dyshuar për dhunë fizike ndaj bashkëshorteve dhe ish-partnereve të tyre. Rastet janë regjistruar më 14 dhe 15 nëntor, në Çegran dhe Gostivar.Rasti i parë ka ndodhur në Çegran. “Më 14 nëntor, në orën 18:45, policia ka arrestuar M.O. (37), i cili dyshohet se…

Lajme

Tragjedi në Itali, vdes 47 vjeçari nga Tetova

Një ngjarje tragjike në vendin e punës në Itali i ka marrë jetën Vehap Dearit, 47-vjeçarit nga fshati Dëbërcë i Komunës së Zhelinës. Ai humbi jetën më 11 nëntor, gjatë punës në një platformë për nxjerrjen e gazit natyror në Detin Adriatik, përcjell tetova1.Sipas raportimeve të mediave italiane, Deari, i cili prej vitesh jetonte dhe…

Lajme

12 milionë euro në foto! Grupi kriminal nga Elbasani krenohej me paratë e trafikut të kokainës

Një fotografi që paraqet rreth 12 milionë euro është realizuar në një ndërtesë në Peqin dhe është shkëmbyer mes anëtarëve të një grupi kriminal nga Elbasani. Gazetari Eni Ferhati, në emisionin „Opinion”, sqaroi se paratë dyshohet se vinin nga trafiku i kokainës. Sipas tij, paratë transportoheshin me çanta dhe valixhe, përmes korrierëve, të cilët i…

Lajme ditore

Bastisje në Shkup, gjendet drogë, privohet nga liria një person

Më 13.11.2026, në orën 23:10, në Shkup, nëpunës policorë të Njësitit të Tregtisë së Palejuar pranë SPB Shkup e privuan nga liria M.D. (29) nga Shkupi. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, në zonën e Gjorçe Petrovit në Shkup, të realizuar me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup, janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, lëndë pluhurore…

Lajme

Arrestohen dy persona në Sërmnovë të Gostivarit, policia u sekuestron marihuanë

Më 12.11.2026, në orën 15:30, në fshatin Sërmnovë të Gostivarit, punonjësit e policisë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personat B.D. (23) nga Gostivari dhe I.G. (23) nga fshati Sërmnovë, Gostivar, sepse gjatë kontrollit tek ata është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Ata janë ndalur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre…

Lajme

Arrestohet ish-ministri Astrit Haraqija në aksionin “Heshtja” kundër kokainës

Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndaluar në operacionin policor të koduar “Heshtja”, i cili u realizua më 14.11.2026 në rajonin e Prishtinës. Burime të KALLXO-s brenda Policisë së Kosovës kanë konfirmuar se Haraqija është njëri nga personat e ndaluar në këtë operacion antidrogë. Roli i ish-ministrit në rastin që…

Sport

Kosova në Nations League, llogaritë e ‘Dardanëve’ për të ruajtur vendin e dytë

Kosova barazoi me Izraelin 0-0 në pasditen e së shtunës, ndërsa Austria mundi Irlandën 1-0. Rezultate këto që e mbajnë skuadrën dardane në vendin e dytë në Grupin B3 të Nations League. Skuadra e Franco Fodës do të mbyllë këtë kompeticion pikërisht me ndeshjen ndaj Irlandës me kombëtaren e Kosovës ku do të vendoset përfundimisht…

Lajme

Ankohet Vuçiq: Prej vitesh nuk mund të hyjë në Kosovë, Kurti s’lejon!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke komentuar paralajmërimet për ndarjen e 5% të Bruto Produktit Vendor (BPV) për mbrojtjen, ka deklaruar se mezi pret të shohë se si do të realizohen në praktikë këto premtime. Duke folur për vizitën e përfaqësuesve të Listës Studentore në Kosovë dhe takimin e tyre me peshkopin Teodosije në Graçanicë,…

Lajme

Dy raste të dhunës në familje në Gostivar, arrestohen dy persona

Policia ka privuar nga liria dy persona në rajonin e Gostivarit, të dyshuar për dhunë fizike ndaj bashkëshorteve dhe ish-partnereve të tyre. Rastet janë regjistruar më 14 dhe 15 nëntor, në Çegran dhe Gostivar.Rasti i parë ka ndodhur në Çegran. “Më 14 nëntor, në orën 18:45, policia ka arrestuar M.O. (37), i cili dyshohet se…

Lajme

12 milionë euro në foto! Grupi kriminal nga Elbasani krenohej me paratë e trafikut të kokainës

Një fotografi që paraqet rreth 12 milionë euro është realizuar në një ndërtesë në Peqin dhe është shkëmbyer mes anëtarëve të një grupi kriminal nga Elbasani. Gazetari Eni Ferhati, në emisionin „Opinion”, sqaroi se paratë dyshohet se vinin nga trafiku i kokainës. Sipas tij, paratë transportoheshin me çanta dhe valixhe, përmes korrierëve, të cilët i…

Lajme ditore

Arrestohet 39 vjeçari nga Banjica e Poshtme, dërgonte mesazhe dhe video kërcënuese, i kërkonte para një burrit nga Gostivari

Më 13.11.2026, në ora 18:50, punonjësit e policisë të SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria personin G.K. (39) nga Banjica e Poshtme e Gostivarit, duke vepruar sipas një denoncimi paraprak se përmes një aplikacioni në telefonin celular i ka dërguar mesazhe dhe video-incizime me përmbajtje kanosëse personit I.A.…

Lajme ditore

Sjellje agresive dhe fyerje ndaj një punonjëseje të Prokurorisë në Gostivar

Sjellje agresive dhe fyerje ndaj një punonjëseje të Prokurorisë në Gostivar Më 09.11.2026, në ora 15:20, në Departamentin për Punë të Brendshme (DPB) Gostivar, një punonjëse e Prokurorisë Themelore Publike në Gostivar ka denoncuar një incident të ndodhur në vendin e saj të punës. Sipas denoncimit, në dy raste të ndara, përkatësisht në ora 09:00…

Lajme ditore

Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjendet drogë, tre persona privohen nga liria

Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjendet drogë, tre persona privohen nga liria Më 12.11.2026, në orën 20:35, në fshatin Çegran, në rrethinë të Gostivarit, nëpunës policorë të Zyrës së Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar e kanë privuar nga liria H.S. (26), nga fshati Çegran. Gjatë kontrollit të automjetit të udhëtarëve „Mitsubishi“, me targa të…