Lajme ditore
Marshi i 51-të për engjëjt në Koçan, familjarët kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi

Prindërit e viktimave të zjarrit në të ashtuquajturën diskotekë “Puls” në Koçan marshuan dje për herë të 51-të, duke përsëritur kërkesat për të vërtetën, përgjegjësi dhe drejtësi, transmeton Portalb.mk.
Prindërit theksuan se marshimi i djeshëm nuk u kushtohej vetëm 63 engjëjve të tyre, por edhe të gjitha viktimave të pafajshme të tragjedive që e kanë mbuluar vendin me zi.Ata kujtuan 16 jetët e humbura në Llaskarcë, 14 viktimat në spitalin modular të Tetovës, 45 viktimat e “Besa Trans” dhe 63 jetët e humbura në “Puls” të Koçanit.
Familjarët theksojnë se nuk kërkojnë privilegje apo trajtim të veçantë. Kërkesat e tyre janë zbardhja e së vërtetës, drejtësia në sallën e gjyqit dhe përgjegjësia për çdo lëshim të provuar.
Edhe këtë herë, “Marshi për engjëjt” nisi nga Parku i Revolucionit dhe vazhdoi drejt qendrës tregtare, ndërtesës së Drejtorisë së të Ardhurave Publike, policisë, Gjykatës dhe Prokurorisë.
Në zjarrin në të ashtuquajturën kabare “Puls” në Koçan, më 16 mars 2025, gjatë performancës së grupit DNK, humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan.
13:33
Ankohet Vuçiq: Prej vitesh nuk mund të hyjë në Kosovë, Kurti s’lejon!
13:03
Dy raste të dhunës në familje në Gostivar, arrestohen dy persona
12:58
Tragjedi në Itali, vdes 47 vjeçari nga Tetova
12:47
12 milionë euro në foto! Grupi kriminal nga Elbasani krenohej me paratë e trafikut të kokainës
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
Ballkani Perëndimor ka rrezik të destabilizohet
02
Ankohet Vuçiq: Prej vitesh nuk mund të hyjë në Kosovë, Kurti s’lejon!
03
Dy raste të dhunës në familje në Gostivar, arrestohen dy persona
04
12 milionë euro në foto! Grupi kriminal nga Elbasani krenohej me paratë e trafikut të kokainës
05
Arrestohet 39 vjeçari nga Banjica e Poshtme, dërgonte mesazhe dhe video kërcënuese, i kërkonte para një burrit nga Gostivari

Lajme ditore
Ballkani Perëndimor ka rrezik të destabilizohet

Lajme
Ankohet Vuçiq: Prej vitesh nuk mund të hyjë në Kosovë, Kurti s’lejon!

Lajme
Dy raste të dhunës në familje në Gostivar, arrestohen dy persona

Lajme
Tragjedi në Itali, vdes 47 vjeçari nga Tetova

Lajme
12 milionë euro në foto! Grupi kriminal nga Elbasani krenohej me paratë e trafikut të kokainës

Lajme ditore
Bastisje në Shkup, gjendet drogë, privohet nga liria një person

Lajme
Arrestohen dy persona në Sërmnovë të Gostivarit, policia u sekuestron marihuanë




