Opens in a new tab

Lajme

Besimi në drejtësi prek fundin!

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, vlerëson se besimi jashtëzakonisht i ulët i qytetarëve te gjyqësori nuk mund të shihet i shkëputur nga funksionimi i dy pushteteve të tjera, atij ligjvënës dhe ekzekutiv. Sipas tij, të tri pushtetet përbëjnë një sistem të përbashkët, ndaj problemet në funksionimin e njërës prej tyre reflektohen edhe në besimin e përgjithshëm të qytetarëve ndaj institucioneve

Kur besimi i qytetarëve te drejtësia zbret në vetëm 2 për qind, problemi nuk është më vetëm i gjykatave, por i vetë funksionimit të shtetit. Një shifër kaq e ulët ngre shqetësime serioze për sundimin e ligjit, pavarësinë e institucioneve dhe aftësinë e sistemit për t’u garantuar qytetarëve drejtësi. Përfaqësues të Gjykatës Kushtetuese paralajmërojnë se kriza e besimit nuk mund t’i faturohet vetëm pushtetit gjyqësor, por është pasojë e mënyrës se si funksionon i gjithë sistemi shtetëror, nga hartimi i ligjeve deri te zbatimi i tyre.Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, vlerëson se besimi jashtëzakonisht i ulët i qytetarëve te gjyqësori nuk mund të shihet i shkëputur nga funksionimi i dy pushteteve të tjera, atij ligjvënës dhe ekzekutiv. Sipas tij, të tri pushtetet përbëjnë një sistem të përbashkët, ndaj problemet në funksionimin e njërës prej tyre reflektohen edhe në besimin e përgjithshëm të qytetarëve ndaj institucioneve. “Nuk mund të themi se pushteti gjyqësor ka vetëm 2 për qind besim, ndërsa pushtetet e tjera gëzojnë besim të madh. Nuk është kështu, sepse kjo është pasojë e funksionimit të sistemit në tërësi”, deklaroi Kostadinovski.Ai përdori një krahasim figurativ për të shpjeguar rëndësinë e komunikimit dhe respektimit të ndërsjellë ndërmjet institucioneve shtetërore. “Kam thënë edhe më parë se organizimi i pushtetit shtetëror është si një orkestër. Nëse ajo orkestër nuk është e akorduar mirë, nëse nuk ka komunikim dhe respekt të ndërsjellë, do të tingëllojë si një orkestër e çakorduar. Nëse secili luan këngën e vet, atëherë si do të tingëllojë ajo?”, u shpreh Kostadinovski. Sipas kreut të Gjykatës Kushtetuese, e njëjta logjikë vlen edhe për funksionimin e shtetit. Ai theksoi se pushteti ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor duhet të komunikojnë dhe të respektojnë njëri-tjetrin, gjithmonë brenda kufijve të përcaktuar nga parimi kushtetues i ndarjes së pushteteve.Edhe gjykatësi kushtetues Osman Kadriu shprehu shqetësim për nivelin jashtëzakonisht të ulët të besimit të qytetarëve te institucionet e drejtësisë. Sipas tij, kriza e besimit është e lidhur drejtpërdrejt me mosrespektimin e së drejtës dhe të parimeve mbi të cilat duhet të mbështetet funksionimi i shtetit juridik.Kadriu theksoi se përgjegjësia për këtë situatë nuk bie vetëm mbi gjykatat, pasi edhe vendimet e institucioneve të tjera, veçanërisht miratimi i ligjeve që bien ndesh me parimet kushtetuese, ndikojnë në humbjen e besimit të qytetarëve. “Besimi nuk ndërtohet vetëm nga gjykatat kushtetuese, por edhe vendimet dhe puna e tyre ndikojnë në të. Besimi është jashtëzakonisht i ulët dhe këtë e dëshmon fakti se ka rënë në 2 për qind, me tendencë që të bjerë edhe më shumë, madje, në mënyrë figurative, të shkojë edhe në minus”, deklaroi Kadriu. Ai vlerësoi se problemi themelor qëndron te raporti i institucioneve me ligjin dhe drejtësinë. “Çështja e besimit dhe mosbesimit buron nga respektimi i së drejtës. Te ne, por edhe në vendet e tjera të Ballkanit, drejtësia është në krizë sepse nuk respektohet”, theksoi gjykatësi kushtetues. Sipas Kadriut, besimi i qytetarëve dëmtohet edhe atëherë kur Parlamenti miraton ligje që nuk janë në përputhje me parimet e drejtësisë kushtetuese. “Besimi është i ulët edhe kur organi ligjvënës miraton ligje të këqija, të cilat janë në kundërshtim me drejtësinë kushtetuese”, deklaroi ai.Ndryshe, deklaratat e dy përfaqësuesve të Gjykatës Kushtetuese nxjerrin në pah një problem që shkon përtej funksionimit të gjykatave dhe prek marrëdhënien e qytetarëve me institucionet shtetërore. Në një sistem demokratik, besimi te drejtësia është një nga parakushtet themelore për funksionimin e shtetit të së drejtës. Kur qytetarët humbin besimin se ligji zbatohet në mënyrë të barabartë dhe se institucionet mund t’u garantojnë mbrojtje juridike, vihet në pikëpyetje edhe besueshmëria e sistemit institucional. (koha.mk)

Shpërndaje lajmin

Na ndiqni

Çdo lajm, në kohë reale.

Lajme

Qytetarët ankohen për paga të ulëta, ministria e Ekonomisë: Çmimet janë stabile

Përballë çmimeve që vazhdojnë të rëndojnë xhepin e qytetarëve, paga mujore për shumë familje duket gjithnjë e më e pamjaftueshme. Produktet ushqimore, të cilat përbëjnë një pjesë të domosdoshme të shpenzimeve ditore, po kthehen në luks për një pjesë të qytetarëve. Ata të pyetur nga TV SHENJA thonë se me të ardhurat që kanë mezi…

Lajme

Partitë garojnë se në cilën qeverisje ekonomia kishte rezultate më negativeNga LSDM sot kanë përsëritur akuzat ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski për gënjeshtra politike lidhur me ekonominë e vendit. Ata thonë se Mickoski tregon përralla kur flet për arritje ekonomike pasi siç thonë ata RMV renditet e 41-ta nga 48 ekonomitë evropiane për sa i përket BPV-së për kokë banori. Sipas tyre, realiteti është se brenda dy vitesh ka 4 miliardë euro borxh të ri.

LSDM: “Një ditë Mickoski tregon përralla dhe flet për ekonominë e tretë në Evropë, ndërsa ditën tjetër flet për falimentim nëse mbahen zgjedhje. Një ditë mburret me rritjen ekonomike, ndërsa ditën tjetër pranon se shteti nuk ka para. Deklaratat e tij kontradiktore e demaskojnë të gjithë propagandën qeveritare dhe të gjitha gënjeshtrat e tij. Edhe…

Lajme

Kush ia hapi derën ALTA Bankës? Pushteti dhe opozita ia hedhin përgjegjësinë njëra-tjetrës

VLEN dhe BDI sot shkëmbyen akuza për përgjegjësinë politike lidhur me kalimin e bankës së Manastirit nën kontrollin e ALTA Bankës së Beogradit. Koalicioni qeverisës pretendon se ish-funksionarët e BDI-së dhe familjarë të Ali Ahmetit kishin vepruar në mënyrë të koordinuar për të mundësuar këtë proces, ndërsa BDI-ja akuzon pushtetin aktual se i ka miratuar…

Lajme

Arrestohet ish-ministri Astrit Haraqija në aksionin “Heshtja” kundër kokainës

Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndaluar në operacionin policor të koduar “Heshtja”, i cili u realizua më 14.11.2026 në rajonin e Prishtinës. Burime të KALLXO-s brenda Policisë së Kosovës kanë konfirmuar se Haraqija është njëri nga personat e ndaluar në këtë operacion antidrogë. Roli i ish-ministrit në rastin që…

Lajme ditore

Ballkani Perëndimor ka rrezik të destabilizohet

Ministri grek i Mbrojtjes paralajmëron se konfliktet në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme nuk duhet ta shpërqendrojnë Evropën nga rreziqet në Ballkanin Perëndimor. Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, ka paralajmëruar se rajoni mund të shndërrohet në një vatër të re krize, ndërsa ka kritikuar mungesën e vëmendjes nga kryeqytetet evropiane ndaj zhvillimeve politike…

Lajme ditore

Marshi i 51-të për engjëjt në Koçan, familjarët kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi

Prindërit e viktimave të zjarrit në të ashtuquajturën diskotekë “Puls” në Koçan marshuan dje për herë të 51-të, duke përsëritur kërkesat për të vërtetën, përgjegjësi dhe drejtësi, transmeton Portalb.mk. Prindërit theksuan se marshimi i djeshëm nuk u kushtohej vetëm 63 engjëjve të tyre, por edhe të gjitha viktimave të pafajshme të tragjedive që e kanë…

Lajme

Ankohet Vuçiq: Prej vitesh nuk mund të hyjë në Kosovë, Kurti s’lejon!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke komentuar paralajmërimet për ndarjen e 5% të Bruto Produktit Vendor (BPV) për mbrojtjen, ka deklaruar se mezi pret të shohë se si do të realizohen në praktikë këto premtime. Duke folur për vizitën e përfaqësuesve të Listës Studentore në Kosovë dhe takimin e tyre me peshkopin Teodosije në Graçanicë,…

Lajme

Dy raste të dhunës në familje në Gostivar, arrestohen dy persona

Policia ka privuar nga liria dy persona në rajonin e Gostivarit, të dyshuar për dhunë fizike ndaj bashkëshorteve dhe ish-partnereve të tyre. Rastet janë regjistruar më 14 dhe 15 nëntor, në Çegran dhe Gostivar.Rasti i parë ka ndodhur në Çegran. “Më 14 nëntor, në orën 18:45, policia ka arrestuar M.O. (37), i cili dyshohet se…

Lajme

Partitë garojnë se në cilën qeverisje ekonomia kishte rezultate më negativeNga LSDM sot kanë përsëritur akuzat ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski për gënjeshtra politike lidhur me ekonominë e vendit. Ata thonë se Mickoski tregon përralla kur flet për arritje ekonomike pasi siç thonë ata RMV renditet e 41-ta nga 48 ekonomitë evropiane për sa i përket BPV-së për kokë banori. Sipas tyre, realiteti është se brenda dy vitesh ka 4 miliardë euro borxh të ri.

LSDM: “Një ditë Mickoski tregon përralla dhe flet për ekonominë e tretë në Evropë, ndërsa ditën tjetër flet për falimentim nëse mbahen zgjedhje. Një ditë mburret me rritjen ekonomike, ndërsa ditën tjetër pranon se shteti nuk ka para. Deklaratat e tij kontradiktore e demaskojnë të gjithë propagandën qeveritare dhe të gjitha gënjeshtrat e tij. Edhe…

Lajme ditore

Arrestohet 39 vjeçari nga Banjica e Poshtme, dërgonte mesazhe dhe video kërcënuese, i kërkonte para një burrit nga Gostivari

Më 13.11.2026, në ora 18:50, punonjësit e policisë të SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria personin G.K. (39) nga Banjica e Poshtme e Gostivarit, duke vepruar sipas një denoncimi paraprak se përmes një aplikacioni në telefonin celular i ka dërguar mesazhe dhe video-incizime me përmbajtje kanosëse personit I.A.…

Lajme ditore

Sjellje agresive dhe fyerje ndaj një punonjëseje të Prokurorisë në Gostivar

Sjellje agresive dhe fyerje ndaj një punonjëseje të Prokurorisë në Gostivar Më 09.11.2026, në ora 15:20, në Departamentin për Punë të Brendshme (DPB) Gostivar, një punonjëse e Prokurorisë Themelore Publike në Gostivar ka denoncuar një incident të ndodhur në vendin e saj të punës. Sipas denoncimit, në dy raste të ndara, përkatësisht në ora 09:00…

Lajme ditore

Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjendet drogë, tre persona privohen nga liria

Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjendet drogë, tre persona privohen nga liria Më 12.11.2026, në orën 20:35, në fshatin Çegran, në rrethinë të Gostivarit, nëpunës policorë të Zyrës së Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar e kanë privuar nga liria H.S. (26), nga fshati Çegran. Gjatë kontrollit të automjetit të udhëtarëve „Mitsubishi“, me targa të…

Lajme

Tragjedia në Rrugën e Arbërit! 42-vjeçarja nga Tetova mes dy viktimave të aksidentit, pesë të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur paraditen e sotme zonën pranë tunelit të Murrizit, në Xibër të Dibrës, ku dy automjete janë përplasur fuqishëm. Bilanci është tragjik: dy persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe 42-vjeçarja nga Tetova, Maltina Ferati, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital. Viktima…

Lajme ditore

AKSIDENT NË DEBRESH, 52-VJEÇARI RRËZOHET NGA SHKALLËT DHE LËNDOHET RËNDË

AKSIDENT NË DEBRESH, 52-VJEÇARI RRËZOHET NGA SHKALLËT DHE LËNDOHET RËNDË Më 12.11.2026, në orën 15:10, në SPB Tetovë, nga Qendra Mjekësore e Gostivarit është raportuar se tek ata është sjellë me lëndime të rënda trupore G.R. (52) nga fshati Debresh i Gostivarit. Sipas raportimit, ai i ka marrë lëndimet gjatë rrëzimit nga një shkallë ndërsa…

Lajme ditore

Valbon Limani në terren: Inspekton ecurinë e punimeve në disa lokacione në qytet

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka inspektuar sot nga afër ecurinë e punimeve infrastrukturore që po realizohen në disa lokacione të qytetit. Inspektimi ka nisur në rrugën “Ilja Anteski – Smok”, ku aktualisht po zhvillohen punime për rindërtimin e saj të tërësishëm. Gjatë vizitës, Limani është njoftuar për dinamikën e realizimit të punimeve…

Politika

Mickoski u mbyll derën zgjedhjeve të parakohshme

Mickoski u mbyll derën zgjedhjeve të parakohshme Zgjedhjet e parakohshme po largohen gradualisht nga kalkulimet politike të Qeverisë. Kryeministri Hristijan Mickoski i jep përparësi stabilitetit financiar para interesave partiake, duke vlerësuar se një proces zgjedhor në këtë moment do ta fuste shtetin në një rrezik serioz financiar. Në brifingun e sotëm me gazetarët, ai pranoi…