Lajme
Kush ia hapi derën ALTA Bankës? Pushteti dhe opozita ia hedhin përgjegjësinë njëra-tjetrës

VLEN dhe BDI sot shkëmbyen akuza për përgjegjësinë politike lidhur me kalimin e bankës së Manastirit nën kontrollin e ALTA Bankës së Beogradit. Koalicioni qeverisës pretendon se ish-funksionarët e BDI-së dhe familjarë të Ali Ahmetit kishin vepruar në mënyrë të koordinuar për të mundësuar këtë proces, ndërsa BDI-ja akuzon pushtetin aktual se i ka miratuar vendimet përfundimtare dhe po përpiqet t’ia bartë përgjegjësinë opozitës. Për këtë rast, përplasje politike sot ka pasur edhe te partitë maqedonase LSDM dhe VMRO-DPMNE, transmeton Portalb.mk.
Nga VLEN-i iu referuan procesverbalit të seancës qeveritare të 6 qershorit 2023 dhe një vendimi të publikuar në Gazetën Zyrtare. Sipas koalicionit, Artan Grubi kishte nënshkruar pëlqimin për shitjen e aksioneve shtetërore në “Stopanska Banka” – Manastir, pas një seance ku kishin marrë pjesë edhe Fatmir Besimi, Bujar Osmani dhe Kreshnik Bekteshi.
“Një provë që dëshmon se si lidershipi i BDI-së në mënyrë institucionale e kishte hapur rrugën për marrjen nën kontroll të ‘Stopanska bankës’ – Manastir (sot Alta banka Maqedoni)”, deklaruan nga VLEN-i.
Koalicioni pretendon se shitja e aksioneve lidhej me transaksionet e kompanisë “AS Senjak”, të cilën e lidh me krushkun e Ali Ahmetit, dhe me një kredi prej pesë milionë eurosh nga Beogradi. Sipas VLEN-it, aksionet më pas përfunduan në duart e Davor Macurës. Për këto pretendime, koalicioni kërkoi zgjerim të hetimeve dhe marrjen në pyetje të ish-funksionarëve.
“I bëjmë thirrje Prokurorisë publike dhe Drejtorisë së inteligjencës financiare që ta zgjerojnë hetimin dhe t’i marrin në pyetje të gjithë ish funksionarët e BDI-së që kanë marrë pjesë në miratimin dhe nënshkrimin e këtyre vendimeve”, thuhet në reagim.
Nga ana tjetër, BDI-ja kundërshtoi lidhjen që VLEN-i i bën shitjes së disa aksioneve në vitin 2023 me kalimin e bankës te ALTA Banka. Sipas partisë opozitare, vendimi për shitjen e bankës te grupi nga Beogradi është nënshkruar në vitin 2025, gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it.
“Nëse BDI-ja e solli Alta Bankën, si hyri ajo në Maqedoninë e Veriut gjatë qeverisjes suaj? Si e lejuan hyrjen institucionet që drejtoni ju?”, pyetën nga BDI-ja.BDI-ja pretendon se para hyrjes së bankës në vend kishte paralajmëruar publikisht për lidhje të dyshimta me të ashtuquajturën “Bota Serbe”. Partia akuzoi pushtetin se i kishte shpërfillur këto paralajmërime dhe se tani po përpiqet ta zhvendosë vëmendjen nga përgjegjësia për vendimet e veta.
“Ju paralajmëruam. Ju e dinit. Ju i morët vendimet. Ju i vutë firmat. Tani mos kërkoni fajtorin në derë të huaj!”, deklaruan nga BDI-ja.ALTA Banka sot i përplasi edhe partitë maqedonase, LSDM-në opozitare dhe VMRO-DPMNE-në në pushtet.
Nga LSDM-ja thonë se derisa Davor Macura ndodhet në paraburgim në Serbi për nxjerrjen e afro 400 milionë eurove dhe dyshimet për shtypjen e kartëmonedhave të falsifikuara prej 500 eurosh, në Maqedoni VMRO-ja dhe Mickoski e mbrojnë Alta Bankën.
“Tani po përpiqen ta bartin përgjegjësinë duke e lidhur LSDM-në me BDI-në. Nxorrën një dokument nga “Gazeta Zyrtare” i qershorit të vitit 2023, si gjoja provë se qeveria e mëparshme kishte lidhur marrëveshje me Alta Bankën. Ky është manipulim i plotë”, thonë nga LSDM.Ata thonë se këto aksione nuk u shitën fare gjatë mandatit të LSDM-së.
“Alta Banka atëherë nuk ishte fare e pranishme në vend. Hyrja e Alta Bankës serbe dhe marrja nën kontroll e Stopanska Bankës ndodhën në vjeshtën e vitit 2025, me vendim të Mickoskit dhe pushtetit të tij. Paketa e sekuestruar iu shit Alta Bankës në janar të vitit 2026 për rreth 375.000 euro. Sërish u kapën në gënjeshtër. Mickoski e solli Alta Bankën e Vuçiqit në Maqedoni”, thonë nga LSDM.
Nga VMRO–DPMNE-ja thonë se në prapavijën e rastit Alta Banka qëndrojnë interesat e biznesit të LSDM-së dhe BDI-së.“Nuk ka skandal të madh në Maqedoni pa çuar gjurmët e parave drejtpërdrejt në Zajas, te BDI-ja dhe Ali Ahmeti. Kompania e krushkut të Ahmetit merr kredi prej 5 milionë eurosh nga Alta Banka në Serbi. Tani çdo qytetar e ka të qartë përse ish-funksionarët e BDI-së, Fatmir Besimi, Bujar Osmani dhe Artan Grubi, e shtynin me kaq ngulm hyrjen e “Alta Bankës” në sektorin financiar të Maqedonisë”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Nga aty theksojnë se Filipçe dhe LSDM-ja të ndalojnë së hedhuri mjegull në opinion dhe të tregojnë nëse më 24 tetor 2023, kur Besimi e kishte hapur temën e Alta Bankës në një seancë qeveritare, ndërsa pyesin nëse kishin dijeni për marrëdhëniet afariste me kompaninë e krushkut të Ahmetit.” A kishin atëherë LSDM-ja dhe BDI-ja informacione për prejardhjen e kapitalit të bankës dhe dyshime eventuale? Përse heshtën për bashkëpunimin afarist mes qarqeve të BDI-së, Davor Macurës dhe Alta Bankës”, thanë nga VMRO-DPMNE.
Problemet me ALTA Bankën në Maqedoninë e Veriut pasuan zhvillimet në bankën e saj amë në Serbi, së cilës Banka Popullore e Serbisë ia revokoi licencën e punës. Më 1 nëntor, Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut vendosi bankën në Manastir nën administrim të përkohshëm për tre muaj dhe caktoi tre administratorë për të shqyrtuar gjendjen financiare dhe për të përcaktuar hapat e mëtejshëm.
Ndërkohë, klientët u përballën me kufizime në tërheqjen dhe transferimin e parave, ndërsa degët u mbyllën përkohësisht.
17:17
Partitë garojnë se në cilën qeverisje ekonomia kishte rezultate më negativeNga LSDM sot kanë përsëritur akuzat ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski për gënjeshtra politike lidhur me ekonominë e vendit. Ata thonë se Mickoski tregon përralla kur flet për arritje ekonomike pasi siç thonë ata RMV renditet e 41-ta nga 48 ekonomitë evropiane për sa i përket BPV-së për kokë banori. Sipas tyre, realiteti është se brenda dy vitesh ka 4 miliardë euro borxh të ri.
14:12
Besimi në drejtësi prek fundin!
14:08
Sonte tetë përballje interesante në Ligën e Kombeve, ndeshja kryesore Spanjë-Angli
13:57
Arrestohet ish-ministri Astrit Haraqija në aksionin “Heshtja” kundër kokainës
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
Partitë garojnë se në cilën qeverisje ekonomia kishte rezultate më negativeNga LSDM sot kanë përsëritur akuzat ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski për gënjeshtra politike lidhur me ekonominë e vendit. Ata thonë se Mickoski tregon përralla kur flet për arritje ekonomike pasi siç thonë ata RMV renditet e 41-ta nga 48 ekonomitë evropiane për sa i përket BPV-së për kokë banori. Sipas tyre, realiteti është se brenda dy vitesh ka 4 miliardë euro borxh të ri.
02
Arrestohet 39 vjeçari nga Banjica e Poshtme, dërgonte mesazhe dhe video kërcënuese, i kërkonte para një burrit nga Gostivari
03
Sjellje agresive dhe fyerje ndaj një punonjëseje të Prokurorisë në Gostivar
04
Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjendet drogë, tre persona privohen nga liria
05
Tragjedia në Rrugën e Arbërit! 42-vjeçarja nga Tetova mes dy viktimave të aksidentit, pesë të plagosur

Lajme
Qytetarët ankohen për paga të ulëta, ministria e Ekonomisë: Çmimet janë stabile

Lajme
Partitë garojnë se në cilën qeverisje ekonomia kishte rezultate më negativeNga LSDM sot kanë përsëritur akuzat ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski për gënjeshtra politike lidhur me ekonominë e vendit. Ata thonë se Mickoski tregon përralla kur flet për arritje ekonomike pasi siç thonë ata RMV renditet e 41-ta nga 48 ekonomitë evropiane për sa i përket BPV-së për kokë banori. Sipas tyre, realiteti është se brenda dy vitesh ka 4 miliardë euro borxh të ri.

Lajme
Besimi në drejtësi prek fundin!

Lajme
Arrestohet ish-ministri Astrit Haraqija në aksionin “Heshtja” kundër kokainës

Lajme ditore
Ballkani Perëndimor ka rrezik të destabilizohet

Lajme ditore
Marshi i 51-të për engjëjt në Koçan, familjarët kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi

Lajme
Ankohet Vuçiq: Prej vitesh nuk mund të hyjë në Kosovë, Kurti s’lejon!







