Connect with us

Lajme

Gruaja është një energji që lëviz botën, Ministri Azir Aliu dhuron lule të punësuarave në MShIA

Published

on

Gruaja është një energji që lëviz botën, Ministri Azir Aliu dhuron lule të punësuarave në MShIA

Në ditën gruas 8 Marsin, ministri Azir Aliu e ka shënuar në një menyrë shumë origjinale. Ai gjatë mëngjesit të sotëm ka vizituar nëpër zyrat e tyre gratë e punësuara në këtë ministri, duke ju dhuruar dhe lule me rastin e festës.

“Gruaja është një forcë, është një energji që lëviz botën tonë!

Ne e respektojmë dhe e vlerësojmë çdo ditë, ndërsa çdo “8 Mars” kujtojmë përpjekjen e saj për barazi gjinore dhe thyerjen e barrierave!

🌷Gëzuar 8 Marsin!

Vazhdoni të jeni yjet tanë udhërrëfyes, siç jeni gjithmonë!”, shkruna ministri Azir Aliu në rrjetin social Facebookhttps://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0ByvA87xqLhvjAeLK32XVw6Kr2a29kJ5koTyz1yxm4nd6w38RVdBRhBdSjPf3zaM5l&id=100090414292971&mibextid=qC1gEa

 

Continue Reading

Lajme

Ramadani: Demaskimi i Bdi-së dhe Frontit Europian

Published

on

By

Shkruan Blerant Ramadani-Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët

Në një deklaratë të fundit, Kryeministri e demaskoi Bdin dhe Frontin Europian, duke shpalosur natyrën e vërtetë të qëllimeve të tyre. Pavarësisht sulmeve të vazhdueshme ndaj qeverisë sonë, e vërteta është se ata kërkojnë të përfitojnë nga ndarjet politike, duke u angazhuar për një marrëveshje që i ofron atyre vetëm 50% të pushtetit që eka VLEN!

Kjo situatë dëshmon se Bdi dhe Fronti Europian nuk janë të interesuar për përparimin e vendit, por për krijimin e një balancimi që shërben ekskluzivisht interesat e tyre. Gjithë ajo zhurmë paska qenë vetëm për të arritur qëllimet e tyre, duke injoruar nevojat reale të qytetarëve.

Një pjesë e popullit ka mundësinë unike ta shohë të vërtetën sot, se si BDI votat e tyre vazhdimisht i ka hedh në treg me një çmim të ulët, duke ulur deri në tokë vlerën e interesave kombëtare, gjë e cila ka shkaterruar përfitimet e përbashkëta dhe mundësitë për zhvillim. Pjesa tjetër e popullit këtë e dinte prandaj asnjëherë nuk i votoj!

Është thelbësore që ne të mbajmë një qendrim të fortë dhe të bashkuar në këtë sfidë, duke siguruar se demokracia dhe stabiliteti i vendit tonë nuk do të vihet në rrezik për interesa të ngushta. Të gjithë ne kemi një përgjegjësi për të mbrojtur vlerat dhe integritetin e institucioneve tona, dhe mbi gjitha interesin e qytetarëve në përgjithsi, pa dallim!

Continue Reading

Lajme

Zëvendës Ministri Bexheti, Ministria e Bujqësisë ndau 12 milionë denarë për projektin laboratorik të Universitetit të Tetovës

Published

on

By

Sot, në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, u nënshkrua një marrëveshje e rëndësishme në prani të rektorit të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, dekanit të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, Prof. Dr. Xhezair Idrizi, dhe shefit të laboratorit e koordinator i projektit, Prof. Dr. Ismail Ferati. Këtë nismë e njoftoi zëvendësministri i Bujqësisë, Flakron Bexheti duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për zhvillimin e kapaciteteve shkencore dhe laboratorike në sektorin e bujqësisë.

Kjo marrëveshje përfshin financimin e një projekti laboratorik për krijimin e shembujve demonstrativë shkencorë, përmes blerjes së pajisjeve moderne laboratorike për analizën e cilësisë dhe sigurisë së ushqimit. Ky projekt, me vlerë prej 12 milionë denarë, është financuar përmes Programit për Mbështetje Financiare për Zhvillimin Rural për vitin 2024, pjesa II, masa 1: “Mbështetje teknike në bujqësi dhe zhvillimin rural,” nënmasa 1.6 – Investime për krijimin e shembujve demonstrativë shkencorë.

Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit do të pajiset me aparaturë moderne për analizën e metaleve të rënda dhe përbërësve të tjerë inorganikë në produktet bujqësore, duke kontribuar ndjeshëm në arritjen e objektivave të Ministrisë së Bujqësisë për cilësi dhe siguri ushqimore.

Zëvendësministri i Bujqësisë, Flakron Bexheti, theksoi se ky hap përfaqëson përkushtimin e qeverisë së re për rritjen e kapaciteteve shkencore të institucioneve arsimore dhe përmirësimin e cilësisë së produkteve ushqimore.

Continue Reading

Lajme

Blerje të dyshimta! MEPSO derisa udhëhiqeshte nga Zudi Enuzi Koka ka keqpërdorur 3 milionë euro

Published

on

Blerje të dyshimta! MESPO derisa udhëhiqeshte nga Zudi Enuzi Koka ka keqpërdorur 3 milionë euro

Në njoftimin e VMRO-DPMNE-së thuhet se kompania nën menaxhimin e personave të LSDM-së dhe BDI-së, gjegjësisht Zudi Enuzi – Koka si kuadër i Ziadin Selës, drejtor në MEPSO, ka lidhur kontratë për blerjen e pajisjes për tre milionë euro më shtrenjtë se plani zhvillimor i planifikuar, të cilin e kanë sjellë vetë.

“Nën udhëheqjen e Zudi Enuzit nga i ashtuquajturi Front i BDI-së dhe e instaluar nga LDS në qershor të këtij viti, MEPSO ka lidhur marrëveshje me kompaninë shqiptare “Shansi Invest” për blerjen e pajisjes për korrigjimin e profilit të tensionit të një stacioni transformator. Në Planin për Zhvillimin e Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike të MEPSO-s 2021-2030, buxheti i paraparë për pajisjen korrigjuese është 2.8 milionë euro, ndërsa në kontratën e lidhur me kompaninë e njëjta pajisje është 5,864 milionë euro, që është tre milionë euro më shumë se sa ishte planifikuar”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

“LSD dhe BDI janë simbol i krimit, korrupsionit, skandaleve, keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe kompetencave për pasurim personal të individëve në radhët e tyre dhe personave të afërt me ta”, thuhet më tej në reagimin e sotëm të VMRO DPMNE-së.

VMRO i I ka bërë thirrje Prokurorisë Publike që menjëherë të hapë rast dhe të hetojë se në xhepat e kujt ka përfunduar diferenca prej tre milionë eurosh, thuhet në deklaratën e partisë në pushtet.

Continue Reading

TOP Lajme