Sport
“Historia” e zyrtarit që e lejoi Salt Baen në festën me Messin

Skandali që ndodhi para tri vjetësh vazhdon të ketë jehonë. 1.5 milardë shikues televizivë panë në vitin 2022 kuzhinierin e famshëm turk, Salt Bae (42), që ndërhyri në festimin e fitores së Argjentinës në Kupën e Botës në futboll. Dhe tani për skandalin do të diskutohet në Gjykatën e Punës në Zurich.
Argjentina sapo kishte mposhtur Francën në finale, kur kuzhinieri turk hyri me forcë në fushë. Ai e “detyroi” superyllin Lionel Messi për një “selfie”, rrëmbeu trofeun dhe e puthi atë. Madje bëri sikur hodhi kripë mbi trofe, një veprim që e ka bërë të famshëm.
FIFA, si organizatore e Botërorit, reagoi me zemërim. Dhe pyetja ishte se kush e lejoi Salt Baen të hynte në fushë.
Fajtori u identifikua shpejt: Ersan Gokay, një shtetas i Gjermanisë që jeton në Zvicër.
Salt Bae ishte pjesë e finales së Botërorit si i ftuar VIP. Kishte ftesë nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino. Atëbotë ata ishin miq. Pas fishkëllimës së fundit Gokay e shoqëroi Salt Baen në tunelin e lojtarëve. Kur e humbi për pak kohë nga vëmendja, kuzhinieri i famshëm kaloi pa leje rojet e sigurisë dhe u bashkua me argjentinasit që festonin.

Në Zvicër, Gokay u ftua në një takim me zyrtarët e FIFA-s. Ata e paralajmëruan, ia ulën bonusin e Kupës së Botës dhe ia kufizuan udhëtimet ndërkombëtare. Në fund, Federata Ndërkombëtare e Futbollit anuloi udhëtimin e Gokayt në Kupën e Botës 2023 për futbolliste në Australi, edhe pse si ekspert financiar ai ishte planifikuar të ishte atje.
“Kjo vjen nga larg”, i thanë atij.
Gokay filloi të vuajë nga depresioni, të rrinte zgjuar për netë të tëra dhe u tërhoq nga jeta shoqërore. Mori ilaçe kundër depresionit dhe për gjumë. Mjekët i caktuan pushim mjekësor.
Ai angazhoi një avokat për të negociuar një marrëveshje pushimi me FIFA-n. Por FIFA dyshoi në paaftësinë e tij për të punuar dhe e pushoi nga puna.
“Sjellja juaj ndaj mbikëqyrësit të drejtpërdrejtë ka qenë problem i përsëritur. Pavarësisht përpjekjeve, kjo për fat të keq nuk është përmirësuar”, shkruan në letrën e pushimit.
Gokay e mohon këtë. Incidenti me Salt Bae përmendet vetëm pak nga drejtuesit e FIFA-s në letrën e pushimit nga puna.
Në një email lamtumirës për rreth 100 punonjës në FIFA, Gokay paraqet versionin e tij të ngjarjes. Dy ditë më pas ai shkarkohet me efekt të menjëhershëm.
Gokay pranon se gaboi, por vlerëson se FIFA e sakrifikoi atë.
“Isha besnik. Jetoja për FIFA-n ditë e natë. Në fund u sakrifikova për të mbrojtur të tjerët”, thotë ai.
Tani ai po ndërmerr veprime ligjore. Në fund të tetorit ngriti padi në Gjykatën e Punës në Zurich, duke pretenduar shkarkim të padrejtë, pa paralajmërim. Procedurat kanë nisur. Disa avokatë kanë refuzuar të ndërmarrin veprime kundër FIFA-s së fuqishme. Një përpjekje për ndërmjetësim dështoi sepse FIFA e quajti vazhdimisht punonjës të pabesë.
Dje
Taravari: Shumë keq që dje Rama dhe Kurti nuk ishin bashkë në shënimin e 22 Nëntorit
Dje
Pagat e mësimdhënësve do të rriten për 7.5%! Nuk do të ketë punësime të reja të mësimdhënësve
Dje
Arrijnë edhe 26 mijë vaksina kundër gripit, afro 80 mijë qytetarë janë paraqitur
Dje
Kryetari Limani mori pjesë në manifestimin “Ditët e Kulturës Shqiptare” në Gostivar
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
Bursat e MASH-it, vetëm 10 për qind për nxënësit shqiptarë!
02
Sulejman Rushiti do të ligjërojë në Harvard për teatrin bashkëkohor dhe klasikët shqiptarë
03
Nga 817 bursa të ndara, vetëm 80 nxënës shqiptarë!
04
Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës
05
Kryetari Limani mori pjesë në manifestimin “Ditët e Kulturës Shqiptare” në Gostivar

Sport
Lara Colturi shkruan historinë, fiton garën e Kupës së Botës në Gurgl dhe ngjitet në majën e skive botërore!

Sport
Anglia ia ndalë rekordin spektakolar Spanjës, me një fitore të madhe në Madrid

Sport
Shqipëria siguron Ligën B, fiton edhe ndaj Bjellorusisë

Sport
Sonte tetë përballje interesante në Ligën e Kombeve, ndeshja kryesore Spanjë-Angli

Sport
Kosova në Nations League, llogaritë e ‘Dardanëve’ për të ruajtur vendin e dytë

Sport
Shqipëria kërkon ta mbyllë grupin në vendin e parë

Sport
Kosova ndahet me barazim me Izraelin, çka e pret?








