Opens in a new tab

Sport

Lara Colturi shkruan historinë, fiton garën e Kupës së Botës në Gurgl dhe ngjitet në majën e skive botërore!

Skiatorja shqiptare Lara Colturi fitoi garën e sllallomit zhvilluar sot në pistën e Gurgl, në Austri.

Ky është suksesi i parë në karrierë në një garë të Kupës së Botës për Colturi dhe sportin shqiptar. Një paraqitje e shkëlqyer e skiatores 20-vjecare shqiptare, që arrin një rezultat historik. Pas dy vendeve të dyta në dy garat e para sezonale, Colturi ia del mbanë të triumfojë në garën e tretë, duke bërë mrekullinë në pistë. Lot gëzimi për skiatoren kuqezi pas garës, që kryeson edhe renditjen e përgjitshme të Kupës së Botës për femra në ski.

Pas zbritjes së parë, Colturi dha kohën 51”94 dhe u rendit përkohësisht e dyta, ndërsa në zbritjen e dytë dha kohën 53”53. Kështu, pas dy zbritjesh, me kohën e përgjithshme 1’45”47 ajo renditet e para në renditje, duke bërë mrekullinë dhe duke lënë pas të gjitha rivalet (Sara Hector e dyta me +27 të mijëtat).

Një garë dhe fitore për t’u mbajtur mënd si për Colturi ashtu dhe sportin shqiptar, që kurrë më parë nuk kishte arritur një fitore në garat e Kupës së Botës. Një punë e jashtëzakonshme e skiatores kuqezi e stafit të saj, që bënë ëndërr një realitet, që pritet të vazhdojë gjatë.

Pas dy vendeve të dyta në pistat e Soelden dhe Levi, Colturi ia doli mbanë të triumfojë sot në Gurgl, me lot gëzimi dhe emocione të mëdha për një skiatore që premton shumë për të ardhmen. Një fitore që është frut i një punë të jashtëzakonshme.

Shpërndaje lajmin

Sport

Anglia ia ndalë rekordin spektakolar Spanjës, me një fitore të madhe në Madrid

Anglia ka shënuar një fitore spektakolare 3-2 ndaj Spanjës në Madrid, pavarësisht se luajti me një lojtar më pak në pjesën e fundit të ndeshjes, duke përfunduar në vendin e parë në Grupin A3 të Ligës së Kombeve. Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel e nisi më mirë ndeshjen dhe krijoi disa raste të rrezikshme,…

Sport

Shqipëria siguron Ligën B, fiton edhe ndaj Bjellorusisë

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore 0:2 ndaj Bjellorusisë dhe ka sigruar kalimin në Ligën B të UEFA Nations League. Golat për “kuqezinjtë” i shënuan: Rey Manaj dhe Elseid Hysaj, shkruan Indeksonline. Me këtë fitore, Shqipëria shkon në kuotën e 15 pikëve. Shqipëria gjatë këtij sezoni në Ligën e Kombeve fitoi 5 ndeshje dhe humbi…

Sport

Sonte tetë përballje interesante në Ligën e Kombeve, ndeshja kryesore Spanjë-Angli

Spanja dhe Anglia do të ndeshen sonte në ndeshjen kryesore në Ligën e Kombeve. Dy kombëtaret favorite në këtë garë do të përballen nga ora 20:45, duke e bërë mbrëmjen e së dielës një natë magjike të futbollit.Kjo ndeshje pritet të jetë një nga më spektakolaret e mbrëmjes, me dy skuadra që synojnë ta dëshmojnë…

Sport

Kosova në Nations League, llogaritë e ‘Dardanëve’ për të ruajtur vendin e dytë

Kosova barazoi me Izraelin 0-0 në pasditen e së shtunës, ndërsa Austria mundi Irlandën 1-0. Rezultate këto që e mbajnë skuadrën dardane në vendin e dytë në Grupin B3 të Nations League. Skuadra e Franco Fodës do të mbyllë këtë kompeticion pikërisht me ndeshjen ndaj Irlandës me kombëtaren e Kosovës ku do të vendoset përfundimisht…

Sport

Shqipëria kërkon ta mbyllë grupin në vendin e parë

Shqipëria luan sot një ndeshje të rëndësishme ndaj Bjellorusisë, në kuadër të xhiros së fundit të Grupit të Ligës së Kombeve. Takimi zhvillohet nga ora 18:00 në stadiumin “Illovszky Rudolf”, në Budapest të Hunagrisë. Kuqezinjtë, të drejtuar nga përzgjedhësi Ronaldo Maran, tashmë e kanë siguruar pjesëmarrjen në play-off për ngjitje në Ligën B, por synimi…

Sport

Kosova ndahet me barazim me Izraelin, çka e pret?

Skuadra dardane ka arritur një barazim pa gola ndaj Izraelit në ndeshjen e luajtur në shtëpi, në “Fadil Vokrri”. Deri në minutën e 67-të, Kosova pati iniciativën pothuajse në tërësi, duke krijuar një sërë rastesh shënimi, mirëpo nga ky moment, Veldin Hoxha u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë. Izraeli mori iniciativën, por nuk…

Sport

Messi merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij te Inter Miami

Lionel Messi ka marrë një vendim përfundimtar sa i përket të ardhmes së tij të afërt në futboll, pas spekulimeve të shumta për një rikthim emocional në Argjentinë. Pavarësisht lidhjes së veçantë me klubin e fëmijërisë, legjenda argjentinase mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj projektit të tij aktual në MLS. Messi nuk ka ndërmend të largohet…

Sport

Situatë e pazakontë me futbollistin shqiptar në Spanjë

Rajo Vajekano po përballet me një situatë të pazakontë në La Liga. Pas protestës nga Ivan Balliu me shokë për kushtet e punës, një tjetër problem u prishi punës. Federata shtyu sot ndeshjen e programuar me Real Oviedon në orën 14:00, ndërsa shkak janë bërë pikërisht kushtet e stadiumit pas situatës së rënduar nga shiu…

Gosip

Sulejman Rushiti do të ligjërojë në Harvard për teatrin bashkëkohor dhe klasikët shqiptarë

Regjisori dhe dramaturgu shqiptar nga Gostivari Sulejman Rushiti do të jetë ligjërues i ftuar në Universitetin e Harvardit, në kuadër të programit _Harvard Albanian Studies_, ku do të prezantojë ligjëratën me temë “The Canvas of Communication”. Ligjërata do të mbahet më 30 nëntor 2026, në orën 18:00 (EST), në sallën Boylston Hall 103, në Harvard…

Lajme

Bursat e MASH-it, vetëm 10 për qind për nxënësit shqiptarë!

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka publikuar rezultatet e konkursit për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme për vitin shkollor 2026/2027. Por, përtej numrit të bursave të ndara, vëmendje tërheq përfaqësimi i ulët i nxënësve shqiptarë në listat e fituesve. Sipas të dhënave të përpunuara nga KOHA, nga gjithsej 828 bursa…

Lajme

Arben Taravari, ministër më i suksesshëm i Shëndetësisë që edhe sot vazhdon të sulmohet – Pse?

Edhe pas përfundimit të mandatit në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, Arben Taravari vazhdon të jetë në qendër të kritikave dhe akuzave politike. Megjithatë, për të vlerësuar punën e tij, është e rëndësishme të rikujtohet se çfarë u bë në sektorin e shëndetësisë gjatë kohës kur ai drejtonte këtë institucion. Gjatë mandatit të tij, një…

Lajme

Arrestohen dy persona në Sërmnovë të Gostivarit, policia u sekuestron marihuanë

Më 12.11.2026, në orën 15:30, në fshatin Sërmnovë të Gostivarit, punonjësit e policisë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personat B.D. (23) nga Gostivari dhe I.G. (23) nga fshati Sërmnovë, Gostivar, sepse gjatë kontrollit tek ata është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Ata janë ndalur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre…

Lajme

Arben Taravari vazhdon të jetë në shënjestër të sulmeve të pabaza të oponentëve, por çfarë la pas në Shëndetësi?

Arben Taravari vazhdon të jetë në shënjestër të sulmeve të pabaza të oponentëve, por çfarë la pas në Shëndetësi? Edhe pas largimit nga posti i ministrit, Arben Taravari vazhdon të përballet me kritika dhe akuza që lidhen me periudhën kur drejtoi një nga dikasteret më të rëndësishme të vendit. Por, përtej përplasjeve politike, vlen të…

Shëndeti

Rezelinda Dauti – përvojë e re akademike dhe klinike në Universitetin e Ankarasë

Rezelinda Dauti – përvojë e re akademike dhe klinike në Universitetin e Ankarasë Rezelinda Dauti po zhvillon një përvojë të re akademike dhe klinike në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Ankarasë në Turqi, në kuadër të programit ndërkombëtar Erasmus+. Kjo angazhim përbën një mundësi të çmuar për zgjerimin e njohurive profesionale, avancimin akademik dhe…

Lajme

Filloi gjykimi për ish kryetaren e Tetovës, Teuta Arifi

Me prezantimin e akuzës dhe dëgjimin e dëshmitarëve ka filluar sot gjykimi për ish kryetaren e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, raporton Alsat. Prokuroria e akuzon Arifin për keqpërdorim të financave publike gjatë mandatit të saj si kryetare e komunës si dhe për lidhjen e kontratave për shërbimet e dhëna ndaj komunës. Gjykatësi i lëndës…

Lajme

Ligji për të gjithë, fatura për shqiptarët?

Deputetja e BDI-së, Rina Ajdari, akuzoi Drejtorinë e të Ardhurave Publike për trajtim selektiv të qytetarëve që kanë punuar në bazat ushtarake në Irak dhe Afganistan, duke pretenduar se mbi 90 për qind e të prekurve janë shqiptarë. Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, hodhi poshtë akuzat, duke theksuar se ligji zbatohet njësoj për të gjithë…