Sport
Anglia ia ndalë rekordin spektakolar Spanjës, me një fitore të madhe në Madrid

Anglia ka shënuar një fitore spektakolare 3-2 ndaj Spanjës në Madrid, pavarësisht se luajti me një lojtar më pak në pjesën e fundit të ndeshjes, duke përfunduar në vendin e parë në Grupin A3 të Ligës së Kombeve.
Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel e nisi më mirë ndeshjen dhe krijoi disa raste të rrezikshme, ndërsa Jude Bellingham dhe Harry Kane ishin pranë golit. Epërsinë anglezët e gjetën në minutën e 45-të, kur Kane u rrëzua në zonën e rreptësisë nga Pau Cubarsi dhe më pas realizoi saktë nga penalltia.
Anglia e nisi furishëm edhe pjesën e dytë, duke shënuar dy gola të shpejtë. Fillimisht, Ezri Konsa realizoi me kokë në minutën e 53-të pas një harkimi nga këndi të Declan Rice, ndërsa katër minuta më vonë Ben White shënoi për 3-0, pas asistimit të Bellinghamit.
Megjithatë, ndeshja mori tjetër rrjedhë në minutën e 65-të, kur Elliot Anderson u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrje ndaj Lamine Yamalit brenda zonës. Mikel Oyarzabal shënoi nga penalltia për 3-1, ndërsa vetëm pak minuta më vonë Nico Williams ngushtoi rezultatin në 3-2.
Spanja tentoi deri në fund ta shmangte humbjen, por portieri James Trafford bëri dy pritje vendimtare ndaj Fermin Lopez dhe Aymeric Laporte, duke ia siguruar Anglisë një fitore të madhe.Me këtë triumf, Anglia përfundoi në vendin e parë të grupit dhe do ta ketë përparësinë e fushës vendase në ndeshjen e kthimit të çerekfinales në mars. Ndërkohë, Spanja u detyrua të kënaqej me vendin e dytë, duke pësuar humbjen e parë në shtëpi që nga shtatori i vitit 2022.
Humbja i dha fund edhe serisë prej 43 ndeshjesh pa humbje të Spanjës pas 90 minutave.
23:34
Katër arinj pushtojnë bletarinë në Pelister, shkatërrojnë dhjetëra koloni bletësh
21:49
Protestë masive në Çeki, mbi 350 mijë qytetarë kundërshtojnë planin e qeverisë për mediat
21:44
31-vjeçari nga Ohri rrah brutalisht të dashurën dhe e lë pa ndjenja në rrugë
20:20
Në 60 komuna ka më shumë vdekje se lindje, nataliteti në maqedoninë e veriut bie për 31% brenda një dekade
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
Faruk Nevzati: Shqiptarët shumicë në 13 komuna të Rajonit të Shkupit
02
Arrestohet 39 vjeçari nga Banjica e Poshtme, dërgonte mesazhe dhe video kërcënuese, i kërkonte para një burrit nga Gostivari
03
Sjellje agresive dhe fyerje ndaj një punonjëseje të Prokurorisë në Gostivar
04
Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjendet drogë, tre persona privohen nga liria
05
Tragjedia në Rrugën e Arbërit! 42-vjeçarja nga Tetova mes dy viktimave të aksidentit, pesë të plagosur

Sport
Shqipëria siguron Ligën B, fiton edhe ndaj Bjellorusisë

Sport
Sonte tetë përballje interesante në Ligën e Kombeve, ndeshja kryesore Spanjë-Angli

Sport
Kosova në Nations League, llogaritë e ‘Dardanëve’ për të ruajtur vendin e dytë

Sport
Shqipëria kërkon ta mbyllë grupin në vendin e parë

Sport
Kosova ndahet me barazim me Izraelin, çka e pret?

Sport
Messi merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij te Inter Miami

Sport
Situatë e pazakontë me futbollistin shqiptar në Spanjë







