Lajme
Në 60 komuna ka më shumë vdekje se lindje, nataliteti në maqedoninë e veriut bie për 31% brenda një dekade

Në 60 nga 80 komunat e Maqedonisë së Veriut gjatë vitit të kaluar janë regjistruar më shumë vdekje sesa lindje. Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se gjatë vitit 2025 në vend kanë lindur 15.850 fëmijë, ndërsa kanë vdekur 20.287 persona. Janë regjistruar 4.437 vdekje më shumë sesa lindje.
Ndryshe nga shumica e komunave të vendit, Haraçina, Saraji, Studeniçani, Çairi dhe Shuto Orizarja, në vitin 2025, kanë regjistruar më shumë lindje.Sa i përket shtimit të natalitetit, Haraçina prin me dallimin më të madh mes lindjeve dhe vdekjeve. Gjatë vitit të kaluar në Haraçinë, janë regjistruar 240 lindje dhe 64 vdekje, apo 176 lindje më shumë se vdekje.
Bilanc pozitiv është regjistruar edhe në Saraj dhe Studeniçan, me nga 297 lindje më shumë se vdekje, ndërsa në Çair diferenca është 274 persona. Në Shuto Orizare janë regjistruar 155 lindje më shumë se vdekje.Komunat me më shumë lindje sesa vdekje gjatë vitit 2025
Komuna
Të lindur më shumë se sa të vdekur
Shtimi natyror për 1,000 banorë
Haraçinë +176 +13,2 % Studeniçan +297 +12,9 % Saraj +297 +7,5 % Zelenikovë +25 +7,3 % Shuto Orizarë +155 +5,9 % Çuçer-Sandevë +41 +4,4 % Çair +274 +4,3 % Likovë +90 +3,9 % Sopishtë +23 +3,4 % Çashkë +21 +2,6 %
Situata më alarmante me rënien e natalitetit paraqitet në komunat e vogla. Në Berovë vitin e kaluar janë regjistruar 47 lindje, kundrejt 174 vdekjeve. Në Debërcë kanë lindur vetëm 15 fëmijë, ndërsa kanë vdekur 61 persona. Ngjashëm është edhe në Llozovë, ku janë regjistruar vetëm 8 lindje ndërsa ka pasur 35 vdekje.Komunat me më shumë vdekje se sa lindje gjatë vitit 2025.
Komuna
Të lindur Të vdekur Bilanci
Zërnovc 9 37 -28 Debërcë 15 61 -46 Lozovë 8 35 -27 Berovë 47 174 -127
Për krahasim, në nivel shtetëror, numri i fëmijëve të lindur të gjallë është ulur nga 23.075 në vitin 2015, në 15.850 në vitin 2025. Kjo paraqet një rënie prej rreth 31,3 % brenda një dekade, apo mbi 7.200 lindje më pak në vit. / Alsat.mk
19:57
Shqipëria siguron Ligën B, fiton edhe ndaj Bjellorusisë
19:36
U gjet trupi i pajetë i një burri pas shuarjes së zjarrit në Shkup
19:33
Përleshje në një kazino në Tetovë, dy persona lëndohen rëndë nga mjet i mprehtë
19:28
Kosovë, strategjia për ish-krerët e UÇk-së në hagë mbahet konfidenciale, fokusi te lobimi diplomatik
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
31-vjeçari nga Ohri rrah brutalisht të dashurën dhe e lë pa ndjenja në rrugë
02
Arrestohet 39 vjeçari nga Banjica e Poshtme, dërgonte mesazhe dhe video kërcënuese, i kërkonte para një burrit nga Gostivari
03
Sjellje agresive dhe fyerje ndaj një punonjëseje të Prokurorisë në Gostivar
04
Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjendet drogë, tre persona privohen nga liria
05
Tragjedia në Rrugën e Arbërit! 42-vjeçarja nga Tetova mes dy viktimave të aksidentit, pesë të plagosur

Lajme
31-vjeçari nga Ohri rrah brutalisht të dashurën dhe e lë pa ndjenja në rrugë

Lajme ditore
U gjet trupi i pajetë i një burri pas shuarjes së zjarrit në Shkup

Lajme
Përleshje në një kazino në Tetovë, dy persona lëndohen rëndë nga mjet i mprehtë

Lajme
Kosovë, strategjia për ish-krerët e UÇk-së në hagë mbahet konfidenciale, fokusi te lobimi diplomatik

Lajme ditore
Rastet me fruth rrisin interesimin e prindërve për vaksinimin e fëmijëve

Lajme
Qytetarët ankohen për paga të ulëta, ministria e Ekonomisë: Çmimet janë stabile

Lajme
Partitë garojnë se në cilën qeverisje ekonomia kishte rezultate më negativeNga LSDM sot kanë përsëritur akuzat ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski për gënjeshtra politike lidhur me ekonominë e vendit. Ata thonë se Mickoski tregon përralla kur flet për arritje ekonomike pasi siç thonë ata RMV renditet e 41-ta nga 48 ekonomitë evropiane për sa i përket BPV-së për kokë banori. Sipas tyre, realiteti është se brenda dy vitesh ka 4 miliardë euro borxh të ri.







