Lajme ditore
Rastet me fruth rrisin interesimin e prindërve për vaksinimin e fëmijëve

Rastet e fundit me fruth kanë shtuar shqetësimin e prindërve dhe interesimin e tyre për vaksinimin e fëmijëve me MRP. Pediatrja Albina Bektashi thotë se është rritur interesimi për vaksinën, ndërsa apelon për respektimin e kalendarit të rregullt të vaksinimit.
“I ftojmë prindërit që fëmijët në kohë të marrin vaksinën, janë të sigurta dhe nuk e shkaktojnë atë që ata e pretendojnë dhe janë mjeti më i sigurte për të mbrojtur dhe për të preventu kundër sëmundjes…….Numri dukshëm është rritur prej ditës së djeshme, ku sot janë marrë diku 20 MRP gjë që nuk ka ndodhur muajin e kaluar” deklaroi Albina Bektashi Qerimi, Pediatre.
“Ngatërrimi i simptomave mes varicelës dhe fruthit ka shkaktuar shqetësim te prindërit, por sipas pediatres, bëhet fjalë për dy sëmundje të ndryshme dhe nuk ka arsye për panik” / deklaroi Albina Bektashi Qerimi, Pediatre.
“Të dy sëmundjet janë infektive dhe fillojnë me temperature të lartë tek të dyjat mirëpo pasqyra klinike dallon nga vetë paraqitja e ndryshimeve në lëkure, tek varicella fillon pas pak ditësh ndërsa tek morbili kur fillon të bjerë temperatura. komplikimet janë shumë më të mëdha tek morbili se tek variçela” /deklaroi Albina Bektashi Qerimi, Pediatre.
Deri më tani janë konfirmuar 5 raste me fruth, ku dy prej tyre janë foshnja nën 12 muaj të cilat akoma nuk kanë arritur moshën për tu vaksinuar. Aktualisht ka 14,000 vaksina MRP në dispozicion dhe në rast nevoje mund të sigurohen vaksina shtesë./ Alsat.mk
19:33
Përleshje në një kazino në Tetovë, dy persona lëndohen rëndë nga mjet i mprehtë
19:28
Kosovë, strategjia për ish-krerët e UÇk-së në hagë mbahet konfidenciale, fokusi te lobimi diplomatik
17:22
Qytetarët ankohen për paga të ulëta, ministria e Ekonomisë: Çmimet janë stabile
17:17
Partitë garojnë se në cilën qeverisje ekonomia kishte rezultate më negativeNga LSDM sot kanë përsëritur akuzat ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski për gënjeshtra politike lidhur me ekonominë e vendit. Ata thonë se Mickoski tregon përralla kur flet për arritje ekonomike pasi siç thonë ata RMV renditet e 41-ta nga 48 ekonomitë evropiane për sa i përket BPV-së për kokë banori. Sipas tyre, realiteti është se brenda dy vitesh ka 4 miliardë euro borxh të ri.
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
Përleshje në një kazino në Tetovë, dy persona lëndohen rëndë nga mjet i mprehtë
02
U gjet trupi i pajetë i një burri pas shuarjes së zjarrit në Shkup
03
Arrestohet 39 vjeçari nga Banjica e Poshtme, dërgonte mesazhe dhe video kërcënuese, i kërkonte para një burrit nga Gostivari
04
Sjellje agresive dhe fyerje ndaj një punonjëseje të Prokurorisë në Gostivar
05
Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjendet drogë, tre persona privohen nga liria

Lajme ditore
U gjet trupi i pajetë i një burri pas shuarjes së zjarrit në Shkup

Lajme
Përleshje në një kazino në Tetovë, dy persona lëndohen rëndë nga mjet i mprehtë

Lajme
Kosovë, strategjia për ish-krerët e UÇk-së në hagë mbahet konfidenciale, fokusi te lobimi diplomatik

Lajme
Qytetarët ankohen për paga të ulëta, ministria e Ekonomisë: Çmimet janë stabile

Lajme
Partitë garojnë se në cilën qeverisje ekonomia kishte rezultate më negativeNga LSDM sot kanë përsëritur akuzat ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski për gënjeshtra politike lidhur me ekonominë e vendit. Ata thonë se Mickoski tregon përralla kur flet për arritje ekonomike pasi siç thonë ata RMV renditet e 41-ta nga 48 ekonomitë evropiane për sa i përket BPV-së për kokë banori. Sipas tyre, realiteti është se brenda dy vitesh ka 4 miliardë euro borxh të ri.

Lajme
Kush ia hapi derën ALTA Bankës? Pushteti dhe opozita ia hedhin përgjegjësinë njëra-tjetrës

Lajme
Besimi në drejtësi prek fundin!





