Lajme
Pagat e mësimdhënësve do të rriten për 7.5%! Nuk do të ketë punësime të reja të mësimdhënësve

Prej në mars pagat e mësimdhënësve rriten për 7.5%, bëri të ditur Ministrja e arsimit Vesna Janevska.
Përveç kësaj ajo tha se ulja e bllok-dotacioneve për shkollat fillore dhe të mesme synon korrigjimin e anomalive në sistemin arsimor dhe shpërndarjen më të drejtë të mjeteve. Ajo bëri të ditur se janë bashkuar 433 paralele dhe se procesi i optimizimit të rrjetit të shkollave pritet të përfundojë brenda katër deri në pesë vjetësh. Janevska theksoi se gjatë kësaj periudhe nuk do të ketë punësime të reja të mësimdhënësve.
“Përfshirja e rritjes së pagave të mësimdhënësve është paraparë në buxhet. Kemi marrëveshje me SASHK-un dhe atë që e kemi premtuar, po e realizojmë. Në mars, ata do të marrin rritje të pagave prej së paku 7.5 për qind”, deklaroi Janevska.
Sa i përket shujtës studentore, ministrja paralajmëroi takim me kryetarin e ri të Kuvendit Studentor të Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup, për të diskutuar modelin e ri të ushqimit studentor. Pas këtij takimi, do të organizohet edhe një takim me përfaqësuesit e kuvendeve studentore nga të gjitha universitetet. Janevska tha se modeli ende po përpunohet dhe parasheh një aplikacion elektronik ose vauçer.
“Ajo që është e rëndësishme është se do të ketë edhe një aplikacion elektronik, përmes të cilit studentët, në të gjithë operatorët që do t’i përzgjedhë Qeveria, me kartelën për ushqim studentor, do të përfitojnë 20 për qind zbritje. Pra, përmes aplikacionit për ushqim studentor ose vauçerit, do të kenë 20 për qind zbritje për atë që do të blejnë me ato mjete, si dhe 20 për qind zbritje për gjithçka tjetër në atë operator. Një masë e tillë, në një krizë të tillë, vërtet tregon se kujdesemi shumë për studentët dhe se kujdesemi veçanërisht për të rinjtë në vend”, tha më tej Janevska.
Megjithatë, studentët kanë kërkuar rritjen e menjëhershme të subvencionit për ushqim nga 140 në 200 denarë, përkatësisht nga 3.500 në 4.500 denarë në muaj, si dhe përshtatjen e tij të rregullt me inflacionin. Studentët kanë kërkuar edhe subvencionimin e transportit ndërqytetas dhe përmirësimin e kushteve në konvikte.
15:47
Kryetari Limani mori pjesë në manifestimin “Ditët e Kulturës Shqiptare” në Gostivar
15:34
Mickoski: Qeveria teknike në dhjetor 2027, zgjedhjet parlamentare në prill 2028
14:41
Sulmet ndaj gazetarëve, krijohet mekanizëm i ri
14:35
Gjykata merr vendim për Endrit Azemin, të dyshuarin që mashtroi se ishte i sëmurë dhe u mblodhën afro 190 mijë euro
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
Bursat e MASH-it, vetëm 10 për qind për nxënësit shqiptarë!
02
Sulejman Rushiti do të ligjërojë në Harvard për teatrin bashkëkohor dhe klasikët shqiptarë
03
Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës
04
Nga 817 bursa të ndara, vetëm 80 nxënës shqiptarë!
05
Rezelinda Dauti – përvojë e re akademike dhe klinike në Universitetin e Ankarasë

Lajme
Arrijnë edhe 26 mijë vaksina kundër gripit, afro 80 mijë qytetarë janë paraqitur

Lajme
Kryetari Limani mori pjesë në manifestimin “Ditët e Kulturës Shqiptare” në Gostivar

Lajme
Mickoski: Qeveria teknike në dhjetor 2027, zgjedhjet parlamentare në prill 2028

Lajme
Sulmet ndaj gazetarëve, krijohet mekanizëm i ri

Lajme
Gjykata merr vendim për Endrit Azemin, të dyshuarin që mashtroi se ishte i sëmurë dhe u mblodhën afro 190 mijë euro

Lajme
Sulejmani reagon ndaj BDI-së për bursat: Rezultatet ende nuk janë përfundimtare, 2.470 bursa tjera pritet të publikohen

Lajme
Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës






