Connect with us

Lajme ditore

VLEN mobilizohet në komunën e Studeniçanit

Published

on

Shefat e shtabeve dhe të koordinatorëve nga koalicioni VLEN në komunën e Studeniçanit mbrëmë kanë mbajtur një takim koordinues.

Në këtë takim është biseduar për organzimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve partiake në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare.

Continue Reading

Lajme

Limani përkujton viktimat e tragjedisë në Llaskarcë, vendos lule te pllaka përkujtimore dhe takon familjarët e tyre

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, sot, së bashku me stafin e tij, ka bërë homazhe te pllaka përkujtimore e dedikuar viktimave të tragjedisë në Llaskarcë të Shkupit. Në këtë aksident tragjik, që ndodhi gjashtë vjet më parë si pasojë e aksidentimit të një autobusi të kompanisë “Durmo Turs”, humbën jetën 16 udhëtarë, kryesisht nga Gostivari.

Limani, duke vendosur lule në shenjë nderimi, ka përkujtuar viktimat dhe ka theksuar dhimbjen e madhe që kjo tragjedi ka lënë pas. Ai gjithashtu ka takuar familjarët e viktimave, duke shprehur ngushëllime dhe solidaritet me ta në këtë ditë përkujtimore.

“Në 6-vjetorin e tragjedisë së Llaskarcës, bëra homazhe te pllaka përkujtimore e dedikuar viktimave që humbën jetën në këtë ngjarje tragjike, duke na lënë dhimbje dhe trishtim. Gjithashtu, pata mundësinë të takoj familjarët e tyre dhe të ndaj me ta dhembjen për këtë humbje të madhe,” ka përfunduar Limani.

Continue Reading

Lajme ditore

Parku Kombëtar Mali Sharr dhe NPK Sharri – Tetovë nënshkruajnë Marrëveshje bashkëpunimi

Published

on

By

Parku Kombëtar Mali Sharr dhe NPK Sharri – Tetovë nënshkruan një memorandum bashkëpunimi, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të shërbimeve publike dhe mbrojtjes së mjedisit. Marrëveshja, e firmosur nga drejtori i NPK Sharri, z. Valon Zeqiri, dhe drejtori i Parkut Kombëtar Mali Sharr z. Emir Huseini synon përkrahje të ndërsjellë në fushat me interes të përbashkët.
 
Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, Parku Kombëtar Mali Sharr do të ofrojë ndihmë logjistike për NPK Sharri në qasjen në terrene të vështira, ku mjetet standarde nuk mund të operojnë lehtësisht. Ky bashkëpunim do të mundësojë menaxhim më efikas të mbeturinave dhe përmirësim të infrastrukturës, duke kontribuar kështu në një mjedis më të pastër dhe më të qëndrueshëm për qytetarët.

Continue Reading

Lajme ditore

Taipi: Rruga Tetovë-Prizren po bëhet realitet!

Published

on

By

Zëvëndësdrejtori i Ndërmarjes Publike „Rrugët Shtetërore“, nga radhët e VLEN-it, Nazim Taipi, sëfundmi ka ndarë njoftimin që pas vizitës së tyre në vendin ku po zhvillohen punimet për rrugën Tetovë-Prizren bindshëm kthim mbrapa nuk ka dhe se ajo rrugë do të ndërtohet.

„Së bashku me Drejtorin e NP “Rrugët Shtetërore”, ministrin e Transportit dhe zv.ministren e Transportit u takuam me palën Kosovare për t‘i parë punimet nga afër“, ka shkruar zëvëndës drejtori, Nazim Taipi.

Ai ka shtuar tutje se janë të vendosur plotësisht për realizimin e premtimeve dhe për këtë gjë kthim nuk ka.

„Jemi shumë të vendosur për t’i realizuar premtimet tona dhe kthim mbrapa s’ka!“, ka përfunduar Taipi.

Kujtojmë që, në këtë vizitë të pranishëm kanë qenë ministri i Transportit, Aleksandër Nikolloski dhe zëvëndës ministrja nga radhët e VLEN, Kaltrina Zekolli.

Continue Reading

TOP Lajme