Connect with us

Lajme

Vetëvendosje shpall fitore plebishitare në zgjedhje

Published

on

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur fitore të thellë në zgjedhje, duke e cilësuar rezultatin si plebishitar dhe shprehje të qartë të vullnetit qytetar.

Sipas njoftimit, LVV dhe partnerët e saj kanë dalë të parët në 24 komuna, me rritje të votave në çdo komunë dhe mbështetje të madhe edhe nga mërgata.

Partia e ka quajtur këtë rezultat “fitore historike”.

“Vullneti politik i qytetarëve është i qartë, fitorja elektorale është plebishitare, referendumi demokratik kaloi. LVV dhe partnerët e saj janë të parët në 24 komuna të Republikës sonë, ndërsa në secilën komunë kemi shënuar rritje të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit krahasuar me ato të 9 shkurtit. Fitore e jashtëzakonshme po shënohet edhe në votën nga mërgata.

Ju faleminderit për mbështetjen. Urime fitorja historike!”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *