Lajme
Valbon Limani takim me qytetarët e Simnicës dhe Gjenovicës, entuziazëm dhe besim për fitoren e 11 janarit
Sot, kandidati i AKI-së, Valbon Limani, i shoqëruar nga Kryesuesi i Këshillit Komunal të Gostivarit, z. Valdet Xhaferi, si dhe përfaqësues të shtabit zgjedhor, zhvilluan bashkëbisedime me qytetarët në fshatrat Simnicë dhe Gjenovicë.
Në Simnicën e Xhem Hasës, kandidati ynë u prit me një pritje madhështore, ku u rikonfirmua edhe më fuqishëm fitorja e 11 janarit.
Edhe në Gjenovicë, u vërejt qartë entuziazmi dhe mbështetja e madhe për vizionin dhe programin e AKI-së.
