Lajme
Taravari ngushëllon për ndarjen nga jeta të Enver Petrovcit: La gjurmë të pashlyeshme në teatrin dhe filmin shqiptar, simbol i kulturës sonë
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta e ikonës së teatrit dhe filmit, Enver Petrovci.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Taravari potencon se Enver Petrovci la gjurmë të pashlyeshme në teatrin dhe filmin shqiptar, duke u bërë simbol i kulturës sonë.
Postimi i plotë:
“Me pikëllim të madh morëm lajmin për ndarjen nga jeta të aktorit të shquar Enver Petrovci.
Ai la gjurmë të pashlyeshme në teatrin dhe filmin shqiptar, duke u bërë simbol i kulturës sonë.
Ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve dhe gjithë artdashësve.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, ka përfunduar Taravari.
