Lajme
Ndahet nga jeta ikona e teatrit dhe filmit, Enver Petrovci
Aktori dhe regjisori shqiptar, Enver Petrovci ka ndërruar jetë.
Lajmi është bërë i ditur nga një familjar i aktorit.
“Me dhimbje dhe pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit tonë të dashur, Enver Petrovci. Kjo është një humbje e madhe për familjen tonë dhe për mbarë artin shqiptar.
Ai do të kujtohet gjithmonë për shpirtin e tij fisnik dhe veprën e jashtëzakonshme që la pas”, thuhet në njoftim.
Ai vdiq në moshën 71-vjeçare.
Ngushëllime!
Postimi i plotë:
“ Me dhimbje dhe pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit tonë të dashur, Enver Petrovci. Kjo është një humbje e madhe për familjen tonë dhe për mbarë artin shqiptar. Ai do të kujtohet gjithmonë për shpirtin e tij fisnik dhe veprën e jashtëzakonshme që la pas”, ka përfunduar Amir Petrovci.
