Connect with us

Lajme

Taravari: Asfaltohet pjesa e parë e rrugës “Boge Veljanovski”

Published

on

Komuna e Gostivarit filloi me asfaltimin e rrugës “Boge Veljanovski”.

Asfaltimi i kësaj rruge përfshin 385 metra gjatësi dhe 5 metra, ndërsa asfaltimi i tërësishëm do të kryehet në dy faza.

Kujtojmë se me rregullimin e motit, Komuna e Gostivarit vazhdoi me punimet në rrugët me asfaltim dhe mbushje gropash.

https://www.facebook.com/1265185232/posts/pfbid02j2axG1bwjKR75Zn7HwWKJumfgGnQZKYKseyBjc4Bj5AgkCS2RXJNzTQ3MC9XweAcl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Taravari nga Shtipi: Ka mungesë të kuadrove në shëndetësi dhe këtë duhet ta zgjidhim urgjentisht

Published

on

By

Me vizitën në spitalin e Shtipit, ministri i Shëndetësisë Arben Taravari filloi mandatin e tij si person i parë i shëndetësisë.

“Sot në një vizitë në spitalin e Shtipit, e cila duhet të shndërrohet në spital klinik, siç thuhet në programin e përbashkët se do të punojmë në rajonalizimin e shëndetësisë. Unë nuk e kam vizituar spitalin që nga viti 2017 kur kam qenë ministër, tani shoh që asgjë nuk ka ndryshuar. Ka një iniciativë për rishpalljen e një kompanie që do të punojë në spitalin e Shtipit, vetëm duhet të pajtohemi që të marrim leje nga Ministria e Financave. Nëse marrim leje, shpresoj se shumë shpejt do të shpallet procedura dhe do të rifillojnë puna”, tha Taravari.

Ai tha se ka mungesë të kuadrit mjekësor në spitale dhe kjo duhet të ndryshojë.

“Kudo ka mungesë të personelit mjekësor, do të duhet ta zgjidhim urgjentisht. Shpresoj se do të ketë një zgjidhje për punësim, mendoj që specialistët privatë nuk duhet të ekzistojnë, dhe të punësohen në shëndetësinë publike sepse ka mungesë të madhe të kuadrove”, tha Taravari.

Ai bëri të ditur se deri në fund të muajit nuk do të ketë më drejtorë ekonomikë nëpër spitale.

Continue Reading

Lajme

Gashi: Bota demokratike e ka për obligim që mos të lejojë refugjatët duke ikur nga mizoria e luftës

Published

on

By

Kuvendi, në bashkëpunim me UNHCR-në, e shënoi Ditën Botërore të Refugjatëve – 20 Qershorin, me ngjarje adekuate të hapur nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, njoftojnë nga shtypi i Kuvendit.

Gashi, thuhet në njoftim, theksoi se këtë vit shënohen 30 vjet nga ratifikimi i Konventës së Kombeve të Bashkuara për Statusin e Refugjatëve, por edhe tri dekada nga themelimi i Zyrës së Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Refugjatëve në vendin tonë.

“Në atë drejtim, Gashi theksoi se Dhoma Ligjvënëse do të jetë gjithmonë e hapur dhe do të ketë qasje pozitive ndaj të gjitha iniciativave që nënkuptojnë avancimin e të drejtave të njeriut dhe përmirësimin e kushteve të jetesës, por edhe mundësive zhvillimore të të gjithë atyre që për arsye të caktuara, u gjendën në një situatë kaq të palakmueshme, të ishin njerëz pa shtëpi, pa vatër, larg atdheut të tyre.

Sipas Gashit, bota demokratike e ka për obligim që mos të lejojë refugjatët duke ikur nga mizoria e luftës, nga mizoria e konflikteve, e intolerancës ndëretnike, fetare apo çfarëdo forme tjetër që të humbin dinjitetin e tyre, t’i humbasin të drejtat themelore të njeriut, si arsimi, mbrojtja shëndetësore, sigurimi social…”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit, shtojnë nga atje, theksoi se në periudhën e kaluar, falë bashkëpunimit intensiv të Kuvendit me UNHCR-në, përmes ndryshimeve në Ligjin për evidencën e amzës dhe Ligjin për të huajt dhe zbatimin praktik të tyre, situata me personat pa shtetësi u zgjidh, duke tejkaluar kështu problemin për mbi 700 qytetarë./Telegrafi/

Continue Reading

Lajme

Izet Mexhiti merr detyrën si ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Published

on

By

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti sot ka pranuar detyrën si ministër i Ekologjisë në qeverin e ere ku krahas kësaj detyre Mexhiti do të jetë edhe zëvendëskryeministër në qeverinë VMRO-DPMNE-VLEN-ZNAM.

Sot më datë 24.06.2024, në zyret e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, pranova detyrën e Ministrit në Qeverinë e RMV. Mes tjerash përveç elaborimit të prioriteteve, falënderova tani më ish-ministren Kaja Shukova për kontributin e saj deri më tani.

”Zotohem që në të ardhmen Ministria e Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, do të propozojë dhe zbatojë politika për përmirësimin e ambientit dhe cilësisë së jetës së qytetarëve, si prioritet absolut i yni. Dua të potencoj që në këtë rrugëtim si qeveri do të jemi bashkë me qytetarët dhe me sektorin civil për çdo nismë në të mirën e përgjithshme. Kalojmë në Veprim!” – ka shkruar Mexhiti.

Continue Reading

TOP Lajme