Connect with us

Lajme

Snopçe demaskon shpifjet e Mexhitit: Katër licenca për kanabis u shfuqizuan gjatë mandatit të Taravarit

Published

on

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, ka reaguar ndaj, siç i quajti ai, shpifjeve dhe dezinformatave të përhapura nga Izet Mexhiti lidhur me numrin e licencave për kultivimin e kanabisit gjatë kohës kur Arben Taravari ishte ministër i Shëndetësisë.

Sipas Snopçes, gjatë nëntë muajve të mandatit të Taravarit në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, janë anuluar, përkatësisht janë shfuqizuar, licencat për katër kompani që merreshin me kultivimin e kanabisit.

“Kjo është përgjigjja për shpifësit. Në kohën e Arben Taravarit, numri i licencave për kultivimin e kanabisit është zvogëluar dhe jo rritur, siç pretendohet në mënyrë të pavërtetë,” theksoi Snopçe.

Ai shtoi se, pavarësisht fakteve, disa individë janë nxituar të shpërndajnë, siç tha ai, dezinformatat e Mexhitit, duke krijuar një narrativë të pavërtetë në opinionin publik.

“E vërteta është kokëfortë. Me kalimin e kohës do të dalin në dritë edhe shumë shpifje të tjera ndaj Arben Taravarit dhe ata që i përhapin do të turpërohen para opinionit,” deklaroi deputeti i ASH-së.

Snopçe theksoi se reagimi i tij vjen si sqarim për opinionin publik dhe për të gjithë ata që kërkojnë informim të bazuar në fakte.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *