Lajme
Editorial: Shpifjet ndaj Dr. Taravarit nuk mund ta rikthejnë në skenë Izin e “sluzbave”
Editoria – SmartNews
Izet Mexhiti i “shërbimeve” dhe babai i kazinove, i reduktuar sot në një figurë pa peshë reale elektorale, përpiqet të mbijetojë politikisht përmes sulmeve ndaj Dr. Arben Taravarit. Kur mungon mbështetja qytetare dhe vizioni, mbetet vetëm sulmi personal dhe tentativa për të prodhuar mjegull.
Realiteti është i qartë: në zgjedhjet lokale, secili kandidat i mbështetur nga Taravari arriti diferencë votash më të madhe sesa i gjithë rezultati i Mexhitit. Ky nuk është interpretim, është fakt. Dhe faktet nuk negociohen.
Lider nuk bëhesh me etiketime, me insinuata apo me prapaskena. Lider të bën rezultati. Të bën struktura që funksionon në çdo vendbanim, kuadrot që fitojnë dhe besimi që ndërtohet në terren. Kur këto mungojnë, mbetet vetëm retorika e hidhur e humbësit.
Sulmet dhe shpifjet janë shenja e qartë e pasigurisë politike. Ato nuk e rrisin peshën tënde, përkundrazi, e ekspozojnë rënien.
Dhe ndërkohë, mbetet një pyetje që publiku ka të drejtë ta shtrojë: pse për pothuajse të gjithë funksionarët e BDI-së janë publikuar përgjime nga “shërbimet”, përveç për Izet Mexhitin? Rastësi e çuditshme, apo heshtje domethënëse?
