Connect with us

Lajme

Pse do ta kisha votuar Valbon Limanin, sikur të isha banore e Gostivarit?

Published

on

Nga Nafie Selmani

Përtej rezultateve konkrete të arritura gjatë udhëheqjes së tij, për të cilat më së miri dëshmojnë vetë banorët e Gostivarit, Valbon Limani është, para së gjithash, njeri i mirë.

E kam takuar një herë, rreth dy vite më parë, dhe përshtypja që la ishte se ai rrezatonte njerëzilëk, kulturë dhe modesti. Vlera që nuk mund të shtiren, por që vijnë natyrshëm nga formimi i brendshëm i njeriut.

E ku ka më mirë se një udhëheqës që përveç aftësisë profesionale, posedon këto vlera themelore njerëzore? Pikërisht këto cilësi janë ato që reflektohen drejtpërdrejt në mënyrën e udhëheqjes, në vendimmarrje të arsyeshme, në respekt për qytetarin dhe në rezultate të prekshme për komunën.

Sepse pushteti pa njerëzilëk është i rrezikshëm, ndërsa pushteti i ushtruar nga një njeri me vlera është shërbim. Dhe kur vlerat njerëzore bashkohen me përgjegjësinë publike, rezultati është udhëheqje që lë gjurmë pozitive, patjetër!

Prandaj, po të isha banore e Gostivarit, vota ime do të ishte padyshim për Valbon Limanin.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *