Connect with us

Lajme

Arta Bilalli Zendeli: Vota për Valbon Limanin është votë për zhvillim dhe stabilitet

Published

on

Nënkryetarja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Arta Bilalli-Zendeli, përmes një postimi publik u ka bërë thirrje qytetarëve të Gostivarit që në zgjedhjet lokale të përsëritura të 11 janarit të mbështesin kandidatin e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Dr. Valbon Limani.

Në prag të heshtjes zgjedhore, Bilalli-Zendeli ka theksuar se mbështetja e saj bazohet në disa arsye thelbësore, duke e cilësuar Limanin si përfaqësues të brezit të ri politik, kandidat të pakonsumuar dhe me integritet të lartë. Sipas saj, Limani vjen nga një familje e etabluar kombëtarisht dhe dallohet për qasjen bashkuese, maturinë dhe korrektësinë në komunikim me qytetarët.

Ajo ka nënvizuar gjithashtu se kandidati i AKI-së është i rritur në Gostivar dhe mbetet i afërt me qytetarët, duke garantuar pastërti morale dhe përkushtim ndaj interesit publik. Bilalli-Zendeli ka vlerësuar edhe zhvillimet pas 19 tetorit, duke theksuar se pozita e Limanit është përforcuar falë shumicës së AKI-së në Këshillin Komunal, zgjedhjes së Valdet Xhaferit si kryesues i Këshillit dhe funksionimit të sinkronizuar të strukturave partiake në Gostivar.

“Ta bëjmë Gostivarin qytet që zhvillohet dhe avancohet, e jo qytet që vegjeton”, ka shkruar Bilalli-Zendeli, duke ftuar qytetarët që më 11 janar të votojnë për Valbon Limanin dhe Aleancën Kombëtare për Integrim.

Postimi i plotë:

“Të dashur G❤️stivaras,

Pas disa orësh fillon heshtja zgjedhore për zgjedhjet lokale të përsëritura më 11 janar.

Jam e vetëdijshme se pozicionimet, për dikend mund të duken të pazakonta, por pa dashur të hy në arsyetime këtë herë, do të doja t’i shpalos shtatë arsyet pse duhet të përkrahet fuqishëm kandidati i #AleancaKombëtarePërIntegrim, Dr. #ValbonLimani.
1. Valboni është politikan dhe kandidat/kryetar i brezit të ri të politikanëve në Gostivar;
2. ⁠Valboni është politikan dhe kandidat/kryetar i pakonsumuar;
3. ⁠Valboni është politikan dhe kandidat/kryetar nga familje e etabluar kombëtarisht;
4. ⁠Valboni është politikan dhe kandidat/kryetar i cili nuk i lufton shokët por përkundrazi i miqëson, i bashkon drejt idealeve më të larta;
5. ⁠Valboni është politikan dhe kandidat/kryetar i qetë, i matur dhe shumë i saktë, shumë i përpiktë në mesazhet që i dërgon sepse të njejtat i dërgon me kthjelltësi, me zemër dhe jo me programime e as me porosi nga qendra të dyshimta;
6. ⁠Valboni është politikan dhe kandidat/kryetar i cili është rritur në Gostivar dhe si i tillë, ai mbetet i afërt me qytetarin dhe i pastër para qytetarit.
7. ⁠Valboni është politikan dhe kandidat/kryetar që arrin ta pranon zhvillimin, avansimin dhe nuk na kthen prapa. Ai, nga 19 tetori deri tani, ka avansuar për pozicionin si Kryetar Komune dhe të njejtën e bazoj me argumentet në vijim:
7.1. Tani më, Këshilli Komunal i takon AKI- së që paraqet një avantazh të madh krahasuar me situatën para 19 tetorit;
7.2. Tani më, Kryesuesi i Këshillit Komunal është zgjedhur #ValdetXhaferi nga AKI, që poashtu paraqet avantazh të madh dhe
7.3. Strukturat e AKI-së në Gostivar tani më funksionojnë jashtëzakonisht të sinkronizuara dhe kjo, përveç se është refleksion i qasjes së tij ndaj aktivit dhe strukturave partiake gjatë dhe pas fushatës është edhe avantazh për pozitën e tij pas 11 janarit!

Prandaj, ta bëjmë Gostivarin qytet që zhvillohet, avansohet e jo qytet që vegjeton!

Voto3️⃣
Voto #ValbonLimani
#AleancaKombëtarePërIntegrim”, ka shkruar Bilalli-Zendeli.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *