Lajme
Valbon Limani me porosi për Gostivarasit pak para tubimit përmbyllës për 11 Janarin (VIDEO)
Kandidati për kryetar komune nga radhët e AKI-së, Valbon Limani pak orë para tubimit përmbyllës për zgjedhjet e 11 janarit përmes një video mesazhi u është drejtuar banorëve të komunës së Gostivarit duke kërkuar mbështetjen e tyre për Gostivarin në zemër, shkruan Top24
“Gostivaras më 11 janar kërkohet sërish vendimi juaj për kryetar komune. Unë vazhdoj dhe i qëndroj fjalës sime se do të punoj ndershëm dhe njësoj për të gjithë. Si për shqiptarët, ashtu edhe për maqedonasit, njejtë për turqit dhe të gjithë etnitë tjera, Nuk do të shoh as parti as fe as ngjyrë sepse ne të gjithë bashkohemi në një gjë më të madhe, të gjithë jemi Gostivaras” tha Limani në mesazhin e tij për Gostivarasit.
