Lajme
Atmosferë fitoreje në Çegran dhe Forinë, AKI merr mbështetje të fuqishme nga qytetarët
Një atmosferë entuziazmi dhe fitoreje ka mbizotëruar sonte në Çegran dhe Forinë, ku aktivistët dhe banorët u vizituan nga liderët e AKI-së, Ali Ahmeti dhe Arben Taravari. Takimeve iu bashkua edhe kandidati i AKI-së për kryetar komune, dr. Valbon Limani, Kryesuesi i Këshillit Komunal, Valdet Xhaferi, si dhe anëtarë të kryesisë së shtabit zgjedhor.
Gjatë këtyre vizitave, qytetarët e dy vendbanimeve shprehën mbështetje të fuqishme për kandidaturën dhe programin e AKI-së, duke theksuar vendosmërinë për një fitore historike në zgjedhjet e 11 janarit. Entuziazmi i shprehur nga banorët u vlerësua si dëshmi e besimit të tyre në vizionin dhe angazhimin e koalicionit për zhvillimin e komunës.
