Connect with us

Lajme

Pikantet e Taravarit në emisionin ClickPlus në TV21

Published

on

Lideri i ASH-së, Arben Taravari në ClickPlus në TV21 ka ngritur nevojën për ndryshime të Kodit zgjedhor dhe futjen e listave të hapura.Sipas tij, kjo do të mundësonte një bashkëpunim më të madh të partive shqiptare.

“Për partitë shqiptare nuk paraqet problem nëse do të ishim me një listë, veçanërisht nëse ndodhin ndryshime në Kodin zgjedhor dhe vendosen lista të hapura. Nëse ka lista të hapura, koalicioni do të jetë më lehtë, nuk ka nevojë të ndahesh me numra, me përqindje. Lista e hapur nënkupton se sa vota fiton, aq deputetë do të ketë. Kjo do të ishte mirë që të mund të koalicionojmë më shumë parti.
A do të ndodhin këto ndryshime?

Nga ana jonë ka vullnet. Kam parë edhe disa anketa. Së paku, deklarativisht edhe BDI-ja ka thënë se është “për” lista të hapura, edhe LSDM-ja ka thënë se janë “për””, tha Taravari.

Taravari: Nuk ka asnjë Kushtetutë në botë që e ka gjuhën e dytë me përqindje

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i ftuar sonte në Click Plus në TV21, tha se nuk ka asnjë vend në botë që e ka gjuhën e dytë me përqindje si në vendin tonë, përkatësisht 20 për qind. Ai tha se tani me ndryshimin e preambulës së Kushtetutës, mund të hiqet edhe ky numër përcaktues, i turpshëm për shqiptarët.

“Në të gjithë botën nuk ka asnjë kushtetutë në botë që e ka gjuhën me përqindje. Të marrësh kë kushtetutë të duash në botë apo në Evropë që e ka gjuhën me përqindje siç e ka Maqedonia, 20 për qind. Merr edhe Kosovën për shembull, serbët janë 4-5 për qind dhe nuk thotë se ka aq për qind, por gjuha serbe është gjuhë e dytë në Kosovë edhe kaq. Mendoj se është moment i mirë për të ndryshuar këtë shifër”- tha Taravari.

Taravari: Duhet të bëjmë ndryshimet kushtetuese për të mos humbur 10 vjet të tjera

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i ftuar sonte në Click Plus në TV21, tha se duhet të bëjmë ndryshimet kushtetuese për të vazhduar rrugën evropiane së bashku me Shqipërinë, për të mos humbur edhe 10 vjet të tjera, siç ndodhi me anëtarësimin në NATO. Ai ftoi VMRO-në që të votojë këto ndryshime dhe siguroi ata se me futjen e bullgarëve në Kushtetutë nuk do t’i ndodhi asgjë e keqe Maqedonisë.

“Meqë jemi në ndryshimin e preambulës dhe unë mendoj se do të ndodhi, është mirë të ndryshohet ky termin i turpshëm dhe në vend të 20 për qindëshit, të shkruhet gjuha shqipe. Është moment i mirë që të bëhen këto ndryshime për të mos humbur edhe 10 vitet të tjera siç i humbëm për t’u anëtarësuar në NATO. Mendoj se opozita duhet të mendohet mirë dhe shpresoj se VMRO-ja do të ndryshojë mëndje për të bërë ndryshimet në Kushtetutë dhe të fillojmë bisedimet paketë së bashku me Shqipërinë. Të gjitha partitë duhet të bëjmë maksimumin për të bërë këto ndryshime për t’i hapur rrugën eurointegrimeve deri në fund të vitit.”- tha Taravari.

“LSDM është më mirë të shkojë e vetme në zgjedhje, pa parti shqiptare”

Një koalicion i LSDM-së me parti shqiptare, nën frymën evropiane do ta dëmtonte partinë në pushtet. Kështu vlerëson lideri i ASH-së, Arben Taravari në ClickPlus.

Sipas tij, këtë koalicion do ta shfrytëzonte partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE-ja duke zhvilluar fushatë të ndarë për votuesit maqedonas dhe shqiptarë.

“Me LSDM-në nuk them se nuk e kemi diskutuar. E kemi diskutuar, megjithatë mendoj se LSDM-ja është më mirë të shkojë e vetme. Këtë e kemi biseduar edhe me kryeministrin Kovaçevski. Nëse do të ishte një koalicion evropian, mendoj se kjo do ta dëmtonte LSDM-në dhe një argument plus që VMRO-ja të zhvillojë fushatë për votuesit shqiptarë dhe maqedonas”, tha Taravari.

Ka mundësi që Besa, BDI dhe Aleanca të shkojnë bashkë në zgjedhje. Ja kush e thotë!

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka qenë mysafir në ClickPlus. Ai duke folur për zgjedhjet parlamentare, ka shprehur qëndrimin se kjo parti është e gatshme që të shkojë me një listë me partitë shqiptare, duke përmendur BDI-në dhe “Besën”.

“Në parti nuk e kemi diskutuar këtë.
A do të shkonit me BDI-në?
Shikoni, nuk e kemi diskutuar. Mund të ndodh… Shikoni, partitë shqiptare të gjitha janë pro-evropiane, si “Besa”, si “BDI”…
A mund të hyni me një bllok?
Një mundësi është që të gjitha partitë të shkojnë bashkë. Flas për “Besën”, BDI-në dhe Aleancën”, tha Taravari.

Korridori 8 një projekt madhor, nuk e kuptoj pse kontrata mbahet ende e fshehtë, thotë Taravari

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i ftuar sonte në emisionin Click Plus foli edhe për Korridorin 8. Ai tha se ky është një projekt madhor për vendin dhe se duhet të realizohet brenda afatit të caktuar dhe se ka besim te një kompani e madhe si Bechtel dhe Enka, që ka realizuar plot projekte me sukses në rajon.

Por, ai hodhi dyshime dhe tha se nuk e kupton pse kjo kontratë mbahet ende e fshehtë dhe nuk paraqitet para deputetëve në Kuvend.

Sipas Taravarit, nga ana tjetër, ka politikanë që nuk u pëlqen Korridori 8 dhe se po bëjnë të pamundurën për të ndaluar këtë projekt.

“Korridori 8 është një projekt madhor për vendin. Unë nuk e kuptoj pse po fshihet ky projekt, as ne nuk kemi qasje, as ministrat e mi nuk kam dijeni se janë të informuar. Bechtel dhe Enka është kompani serioze dhe unë besoj se do të përfundoj brenda 5 viteve, siç ka bërë në Kosovë, Shqipëri apo Serbi. Por, unë prapë nuk e kuptoj pse nuk bëhet transparent ky projekt. Nuk jam pishman për këtë projekt, edhe po të ishim në opozitë do ta votonim këtë projekt. Por, deputetët dhe qytetarët duhet të jenë të informuar se në fund të fundit janë edhe paratë e tyre. Nga ana tjetër ka politikanë që nuk u pëlqen Korridori 8 dhe se po bëjnë të pamundurën për të ndaluar këtë projekt.”- tha Taravari. ,

Continue Reading

Lajme

Edhe bashkëpunëtori i Arben Fetaut fyen ambasadorin Denion Meidani (FOTO)

Published

on

By

Bashkëpunëtori i ngushtë dhe analisti Latif Arifi përmes një postimi ka fyer ambasadorin Shqiptarë në Shkup Denion Meidani duke e linçuar ate. Arifi në postimin e tij shkruan:

Shqiponjat s’fluturojnë nëpër ceremoni të BDI-së, z. ambasador. Ato nuk zbresin në katin e propagandës.
Krahët e tu, sado që i hap në foto, nuk të shpëtojnë nga e vërteta!
Je kthyer në sorrë politike që imiton shqiponjën.
Dhe kur thua “ju dua shumë”, ndoshta e ke fjalën për strukturat e BDI-së, jo për shqiptarët./Top24.mk/

Continue Reading

Lajme

Bela i drejtohet Mickoskit: Nuk je ti që vendos për shqiptarët – Kujtoje Iliridën e 1992-shit!

Published

on

By

Valon Bela nga Partia Demokratike Evropian, në rrjetet sociale ka reaguar për Komunën e Çairit se nuk ka lëshuar asnjë leje ndërtimi të ndërtesave shumëkatëshe, ndërsa në anën tjetër ka mbi 20 objekte që po ndërtohen tani pa leje ndërtimi, këtë ai e ka quajtur koalicion “Lidhja Demokratike me Lidhjen e mafisë urbane.

“Fakti që Komuna Çair nuk ka lëshuar ASNJË leje ndërtimi të ndërtesave shumëkatëshe, a në anën tjetër kemi mbi 20 objekte që po ndërtohen tani (pa leje ndërtimi) i bie se krimi po lulëzon dhe ekonomia gri ka rrënjët e thella përskaj paralajmërimeve nga shteti.

Siç e dini, Ganiu dhe Mexhiti e kanë emëruar partinë e tyre “Lidhja Demokratike” dhe bazuar në gjendjen faktike të ndërtimeve pa leje, të krimit galopant në këtë Komunë të vogël, i bie se ata më mirë ta quajnë partinë e tyre lidhja e mafisë urbane. Pse? Sepse demokracia është sistem politik ku sundon ligji me të cilën nënkuptohet se individët, organizatat, organet dhe institucionet e shtetit, (përfshi në këtë rast edhe komunën Çair) u nënshtrohen ligjeve të vendit, të cilat ligje në formë të prerë kanë caktuar kushte që duhet plotësuar (11 sosh) për t’u ndërtuar një objekt shumëkatësh banesor.

Pra, ata mund të jeni shembulli më i keq i anti-demokracisë. Në rastin konkret, pavarësisht se ata thirren në demokraci, ata në fakt jeni kanceri i demokracisë!!!

Shtrohet pyetja, fakti që nuk kemi akoma kallëzime penale nga Prokuroria dëshmon shumë mirë se shërbëtor të cilës anë janë sepse kemi shqiptarë që pa bërë asnjë krim po dergjen burgjeve ndërsa këta mafiozë me gjithë këto krime (që gjenerojnë miliona) akoma gëzojnë lirinë. Madje kanë edhe guxim të na mashtrojnë se sa demokratik janë …”, shkruan Bela.

Continue Reading

Lajme

Arben Fetai mbrojti Meidanin katër muaj më parë – pse sot hesht para të njëjtave akuza?

Published

on

By

Vetëm katër muaj më parë, Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, doli fuqishëm në mbështetje të Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë, Denion Meidani, në kohën kur qarqe të caktuara politike, përfshirë eksponentë të koalicionit VLEN, nisën ta sulmojnë publikisht ambasadorin për rolin e tij aktiv në skenën politike në Shkup, transmeton Flaka

Në një reagim të asaj kohe, Fetai e cilësonte Meidanin si “një diplomat me përgatitje të jashtëzakonshme, që imponon respekt dhe vendos standarde të reja në diplomacinë shqiptare”. Ai shtonte se sulmet ndaj ambasadorit buronin nga “shqetësimi i atyre që nuk janë mësuar me një ambasador që punon pa u ndalur dhe me vizion të qartë.”

“Ne kemi shprehur publikisht mbështetjen tonë për të dhe e ritheksojmë edhe sot: Ambasadori Meidani ka mbështetjen tonë të plotë! Ai është një model dinjiteti për diplomacinë shqiptare në rajon,” shkruante Fetai në mars.

Por sot, kur Ambasadori Meidani sërish është bërë shënjestër e akuzave nga të njëjtat struktura politike, këtë herë në kontekstin e angazhimit të tij për legalizimin e shkollës shqipe në Nerovë, zëri i Arben Fetait mungon.

Pavarësisht jehonës publike dhe përpjekjeve për të relativizuar rolin e ambasadorit në këtë sukses të rëndësishëm për komunitetin shqiptar, Fetai, që më herët kishte qenë në ballë të mbrojtjes së tij, nuk ka reaguar. Heshtja e tij ka ngjallur reagime në opinion, duke ngritur pyetjen nëse në lojë janë kalkulime politike të brendshme, apo një ndryshim qëndrimi brenda vetë koalicionit VLEN.

Dilema publike: Parim apo pragmatizëm?

Në kohën kur ambasadori Meidani po vlerësohet nga shumë qytetarë, prindër dhe figura publike për përkushtimin e tij ndaj të drejtave të shqiptarëve – veçanërisht në fshatra si Nerova, që shpesh harrohen nga institucionet – mungesa e zërave të njëjtë që më parë e mbronin, lë shije të hidhur.

Në politikë, qëndrueshmëria dhe koherenca janë vlera që nuk falen lehtë kur mungojnë. Ndaj, pyetja që sot shtrohet me të drejtë është:

Pse Arben Fetai po hesht kur sulmohet sërish ai që dje e quante “model dinjiteti për diplomacinë shqiptare”?

Continue Reading

TOP Lajme