Connect with us

Lajme

Deputeti Halil Snopçe nga radhët e ASh-së vëzhgues i zgjedhjeve në Ankara të Turqisë

Published

on

Sot mbahen zgjedhjet në R. e Turqisë, ku pritet edhe një mandat të fitojë kryetari i deritanishëm Recep Tayyip Erdogan.

Këto zgjedhje po ndiqen me interes të veçantê edhe nga qytetarët tanë.Si delegacion nga parlamenti i R. së Maqedonisë në Ankara të Turqisë gjindet si vëzhgues i zgjedhjeve edhe deputeti Halil Snopçe i cili këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në platformen Facebook.

Pasi e vëzhguam rrethin e parë të zgjedhjeve në Ankara të Turqisë, sot për rrethin e dytë, së bashku me kolegun Igor Janushev jemi në mbikqyrje të zgjedhjeve në Stanboll.

Urojme popullin turk për një ditë të mbarë zgjedhor!”

https://www.facebook.com/100041636515714/posts/pfbid0nNFQWSGAyDiktVcN7sfwkdvrbDwBEUZUoEzzxp8rcHbMSqFNwXAmF1PPiEeFSzvTl/?mibextid=cr9u03

Urojmë që zgjedhjet të kalojnë në atmosferë të mirë dhe delegacioni ynë ti sjell fat fituesit.

Continue Reading

Lajme

Deputetet e Frontit Evropian duke u koordinuar me Levicën

Published

on

By

Ligji për “branitellat” edhe pse ishte në rend të dites të seancës rrjedhëse të parlamentit për të njejtin nuk do të mund të debatohet derisa i njejti ligj nuk kalon në komisionin amë për punë dhe politikë sociale, ndërkaq deputetet e Frontit Evropian, Dijana Toska dhe Rina Ajdari në koordinim me deputeten e “Levicës” (E Majta), Jovana Mojsoska.

Komisioni parlamentar i Punës Sociale dhe Demografisë e ka bllokuar Ligjin për “branitellat”, pasi nuk e vendosi atë në rend dite.

Kujtojmë që Ligji i propozuar nga deputetja e LSDM-së Sllavjanka Petrovska, me këtë ligj po BDI, LSDM dhe Levica(E Majta), i kanë bashkuar forcat për me qëllim që të realizohen paralajmërimet për destabilizim.

Propozim ligji “për Branitellat” i parashtruar në Kuvend parasheh rritje të kompensimeve mujore për luftëtarët e Armatës të cilët kanë marrë pjesë në konfliktin e vitit 2001, e të cilët kanë përfunduar me invaliditet, apo kanë humbur jetën. Për këta të fundit, kompensimin e merr familja.

Propozim ligji për “branitellat” i dorëzuar nga deputetja socialdemokrate Sllavjanka Petrovska, parasheh rritje të kompensimeve mujore për invalidët dhe familjet e të rënëve, nga 1200 euro si vlerë mujore në 82 mijë euro nëse shkalla e invaliditetit është 100%. Propozim ligji përfshinë forcat e sigurisë nga viti 2000 deri në vitin 2024.

Continue Reading

Lajme

BDI dhe Fronti Europian degradojnë ushtarët e UÇK, i detyrojnë të punojnë si pastrues dhe roje (Dokument)

Published

on

By

Dy ish-ushtarë të UÇK-së, Shaban Rexhallari dhe Ramadan Hamiti, të punësuar në Shkollën Fillore “26 Korriku” në Komunën e Shuto Orizares në Shkup, janë degraduar nga pozitat e tyre të punës nga BDI dhe Fronti Europian, informon POPULLI.mk

Ata janë transferuar në detyra të tjera, përkatësisht si pastrues dhe roje. Vendimet për degradim, të nënshkruara nga drejtoresha e shkollës, Besare Sejdiu, që është përfaqësuese e BDI dhe Frontit Europian, hyjnë në fuqi që nga fillimi i shtatorit të këtij viti. / © POPULLI.mk

Continue Reading

Lajme

Shaqiri: Ligji për “branitellat” nuk mund të kalojë, derisa ai nuk i ngërthen edhe pjesëtarët e UÇK-së

Published

on

By

Për ligjin për “branitellat”, Rijad Shaqiri nga VLEN tha se është ligj problematik dhe tha se për faktin që është propozim ndryshim i ligjit ekzistues, sipas tij, nënkupton se ka një ligj bazë që është sjellë nga pushtetet paraprake, përcjell TV21. Shaqiri tha se për këtë reagim pati reagime dhe siç tha, do të ketë deri sa nuk gjendet një zgjidhje edhe për pjesëtarët e UÇK-së.

E për kuorumin, Shaqiri tha se VLEN siguroi për Ligjin për vetëqeverisje lokale dhe jo për ligjin për “branitellat”, ndërkohë që tha se, ky i fundit nuk kalon.

VIDEO

Continue Reading

TOP Lajme