Opens in a new tab

Lajme ditore

Nxënësit e shkollës fillore të Çajlës vizitojnë Bibliotekën e Qytetit në Gostivar

Nxënësit e Shkollës Fillore të fshatit Çajlë kanë realizuar një vizitë edukative në Bibliotekën e Qytetit në Gostivar, me qëllim njohjen nga afër me hapësirat e bibliotekës dhe rëndësinë që ka libri në formimin arsimor dhe kulturor të brezave të rinj.

Të shoqëruar nga drejtues të shkollës dhe mësimdhënësja e tyre, nxënësit vizituan ambientet e bibliotekës, ku patën mundësi të njihen me fondin libror, hapësirat e leximit dhe shërbimet që ofron ky institucion kulturor për lexuesit.

Vizita shërbeu si një mundësi për t’i afruar fëmijët me librin dhe për t’u nxitur kureshtjen për leximin, dijen dhe kërkimin e informacionit përtej hapësirës shkollore. Kontakti i drejtpërdrejtë me bibliotekën synon të kultivojë te nxënësit interesimin për librin dhe ta bëjë leximin pjesë të përditshmërisë së tyre.

Në një kohë kur teknologjia digjitale po zë gjithnjë e më shumë hapësirë në jetën e fëmijëve dhe të rinjve, kultivimi i kulturës së leximit mbetet një imperativ i rëndësishëm. Pajisjet elektronike dhe burimet digjitale kanë ndryshuar mënyrën se si gjeneratat e reja informohen dhe komunikojnë, por libri vazhdon të ketë një rol të pazëvendësueshëm në zhvillimin e mendimit kritik, pasurimin e fjalorit dhe formimin e personalitetit.

Vizita të tilla edukative përbëjnë një urë lidhëse ndërmjet shkollës dhe institucioneve kulturore, duke u ofruar nxënësve mundësi për të mësuar edhe jashtë klasës dhe duke i inkurajuar që bibliotekën ta shohin si një hapësirë të dijes, zbulimit dhe zhvillimit intelektual.

Mesazhi mbetet i qartë: teknologjia mund të jetë një mjet i dobishëm për të mësuar, por dashuria për librin dhe kultura e leximit duhet të kultivohen që në moshë të hershme.

Shpërndaje lajmin

Lajme ditore

Bullgaria kthen 19 tonë mollë nga Maqedonia për shkak të pesticideve të larta

Mbi 40 tonë mollë të eksportuara nga vendi ynë, janë ndaluar nga autoritetet bullgare brenda pak ditësh, për shkak të problemeve me mbetjet e pesticideve. Në rastin e dërgesës së fundit, prej 19,3 tonësh, analizat laboratorike të kryera edhe nga inspektori kompetent fitosanitar i vendit tonë ka konfirmuar tejkalimin e nivelit maksimal të lejuar të…

Lajme

Taravari: Meqë studimet janë në shqip, edhe provimi i jurisprudencës të jetë në këtë gjuhë

Në podcastin e emisionit “Poçetna presmetka” dr.Arben Taravari e hapi edhe çështjen e provimit të jurisprudencës në gjuhen shqipe, duke theksuar se, bëhet fjalë për rrjedhë logjike të problemit, duke patur parasysh faktin se tashmë procesi i arsimimit të lartë, zhvillohet në këtë gjuhë. Taravari tha se në vend tanimë funksionojnë më shumë universitete ne…

Lajme

Gostivari në kantier ndërtimi – aktualisht po zhvillohen punime në 11 lokacione njëkohësisht

Komuna e Gostivarit po vazhdon me ritëm të intensifikuar realizimin e investimeve kapitale në infrastrukturë. Aktualisht, në territorin e komunës po zhvillohen punime në 11 lokacione të ndryshme, duke e shndërruar qytetin në një kantier aktiv ndërtimi. Punimet po zhvillohen në Bulevardin e qytetit, në ndërtimin e linjës së re kryesore të ujësjellësit, e cila…

Lajme

Përshpejtohen punimet për linjën e re të ujësjellësit në Gostivar, kapaciteti i furnizimit me ujë rritet mbi 40%

Punimet për ndërtimin e linjës së re të ujësjellësit kryesor me gypa F400 në Komunën e Gostivarit po zhvillohen me ritëm të përshpejtuar. Ky projekt kapital pritet të rrisë kapacitetin e furnizimit me ujë të pijshëm për më shumë se 40 për qind, duke përmirësuar ndjeshëm sistemin e furnizimit me ujë në komunë. Sipas Komunës…

Lajme

Gostivar, asfaltime edhe gjatë natës për ritëm më të shpejtë të punimeve

Teritori i komunës së Gostivarit vazhdon të jetë një kantier i madh ndërtimi, ku aktualisht po zhvillohen punime infrastrukturore në gjashtë lokacione njëkohësisht. Nën drejtimin e kryetarit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, investimet në infrastrukturën rrugore po realizohen me ritëm të intensifikuar. Mbrëmjen e kaluar, punimet për asfaltimin vazhduan edhe në orët e vona…

Lajme

“Le të jemi të gjithë të bashkuar në vlerat e Zotit” – Valbon Limani uron besimtarët për Kurban Bajramin

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit. Në mesazhin e tij të urimit, Limani theksoi se kjo festë sjell mesazhe solidariteti, sakrifice, faljeje dhe kujdesi për njëri-tjetrin, duke bërë thirrje për më shumë mirësi, dashuri dhe respekt mes njerëzve. Postimi i plotë:…

Lajme

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari uron festën e Kurban Bajramit

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përmes një postimi në profilin e tij ka uruar festën e madhe të Kurban Bajramit. Gëzuar Bajramin! E sidomos gëzuar të gjithë ata që e kanë më të vështirë për të festuar, ata që ky urim i gjen në sfida e halle. Zoti i bekoftë me besim, shëndet…

Lajme ditore

Humanizëm dhe reagim i shpejtë në aeroplan – Kryetari i Komunës së Gostivarit i del në ndihmë një udhëtari

Një gjest human dhe modest nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, është vlerësuar nga qytetarët pas një ngjarjeje të ndodhur gjatë një udhëtimi me aeroplan. Sipas dëshmitarëve, gjatë fluturimit njërit prej udhëtarëve iu përkeqësua gjendja shëndetësore si pasojë e rritjes së nivelit të sheqerit në gjak. Në ato momente, kryetari Limani reagoi menjëherë…

Lajme

Dhunë ndaj bashkëshortes në Çajle, kallëzim penal ndaj 33-vjeçarit

Një 33-vjeçar nga fshati Çajle i Gostivarit është përballur me kallëzim penal nën dyshimin për ushtrim të dhunës fizike ndaj bashkëshortes së tij. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 25 tetor 2026, kur i dyshuari S.S. dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes. Për këtë rast, Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike…

Politika

Limani: ASH-ja ka potencial të madh njerëzor, synojmë bashkimin e strukturave dhe rikthimin e të gjithë atyre që janë larguar nga partia

Aleanca për Shqiptarët paralelisht me mbajtjen e Kongresit ka nisë një proces të gjerë të bashkimit dhe konsolidimit të strukturave partiake, me qëllim rikthimin e të gjithë anëtarëve dhe aktivistëve që në periudha të ndryshme janë distancuar ose larguar nga partia. Kështu ka deklaruar Valbon Limani, kryetar i Komunës së Gostivarit dhe kryetar i Këshillit…

Lajme ditore

Nxënësit e shkollës fillore të Çajlës vizitojnë Bibliotekën e Qytetit në Gostivar

Nxënësit e Shkollës Fillore të fshatit Çajlë kanë realizuar një vizitë edukative në Bibliotekën e Qytetit në Gostivar, me qëllim njohjen nga afër me hapësirat e bibliotekës dhe rëndësinë që ka libri në formimin arsimor dhe kulturor të brezave të rinj. Të shoqëruar nga drejtues të shkollës dhe mësimdhënësja e tyre, nxënësit vizituan ambientet e…

Sport

Messi merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij te Inter Miami

Lionel Messi ka marrë një vendim përfundimtar sa i përket të ardhmes së tij të afërt në futboll, pas spekulimeve të shumta për një rikthim emocional në Argjentinë. Pavarësisht lidhjes së veçantë me klubin e fëmijërisë, legjenda argjentinase mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj projektit të tij aktual në MLS. Messi nuk ka ndërmend të largohet…

Politika

“Vranjën e ke afër”, Shaqiri i përgjigjet Dimitrievskit, Dauti me shifra: Kujdes kur flet për shqiptarët!

Deklaratat e kryetarit të ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, për shqiptarët dhe përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës kanë nxitur reagime të drejtpërdrejta nga përfaqësues politikë shqiptarë. Rijad Shaqiri nga Aleanca për Shqiptarët dhe Ilire Dauti nga Lidhja Shqiptare kanë reaguar ndaj qëndrimeve të Dimitrievskit, i cili shqiptarët i cilësoi si “grup të vogël qytetarësh”…

Lajme

Arrestohen dy persona, policia u gjen marihuanë, tableta dhe peshore digjitale

Dy banorë të Velesit, të moshës 36 dhe 26 vjeç, janë privuar nga liria pasi policia ka gjetur marihuanë, tableta dhe një peshore digjitale në afërsi të tyre. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), ngjarja ka ndodhur më 6 nëntor, rreth orës 22:30, kur zyrtarët policorë të SPB-së Veles kanë arrestuar D.T.…

Lajme ditore

Bullgaria kthen 19 tonë mollë nga Maqedonia për shkak të pesticideve të larta

Mbi 40 tonë mollë të eksportuara nga vendi ynë, janë ndaluar nga autoritetet bullgare brenda pak ditësh, për shkak të problemeve me mbetjet e pesticideve. Në rastin e dërgesës së fundit, prej 19,3 tonësh, analizat laboratorike të kryera edhe nga inspektori kompetent fitosanitar i vendit tonë ka konfirmuar tejkalimin e nivelit maksimal të lejuar të…

Gosip

“Nuk kam pranu me më shit te shokët e tu në Spanjë”, Xheneta shpërthen ndaj Milaim Zekës

Milaim Zeka ka folur për reagimin e Xhenetës që bëri indirekt për Brikenën pas një postimi që kishte bërë kjo e fundit në Instagram, duke pozuar me një bluzë në të cilën kishte shkruar “jam pronë private e Mateo Borrit”. Gjatë një interviste në Top Albania Radio, i pyetur për këtë reagim nëse ka pasur…