Lajme ditore
Bullgaria kthen 19 tonë mollë nga Maqedonia për shkak të pesticideve të larta

Mbi 40 tonë mollë të eksportuara nga vendi ynë, janë ndaluar nga autoritetet bullgare brenda pak ditësh, për shkak të problemeve me mbetjet e pesticideve.
Në rastin e dërgesës së fundit, prej 19,3 tonësh, analizat laboratorike të kryera edhe nga inspektori kompetent fitosanitar i vendit tonë ka konfirmuar tejkalimin e nivelit maksimal të lejuar të pesticideve. Për këtë arsye, e gjithë sasia prej 19,3 tonësh është dërguar për asgjësim.
“Bazuar në rezultatet e analizave, dërgesa me mollë është kthyer nga Bullgaria në Maqedoninë e Veriut dhe është ndaluar në pikën kufitare Novo Sellë. Më pas, inspektori kompetent fitosanitar nga pala maqedonase ka marrë sërish mostra, të cilat janë dërguar për analiza në Laboratorin Shtetëror Fitosanitar në Shkup. Analizat e kryera kanë konfirmuar praninë e mbetjeve të pesticideve mbi nivelin maksimal të lejuar. Për këtë arsye, ngarkesa me mollë është vlerësuar si e pasigurt për konsum dhe është dërguar për shkatërrim, me qëllim parandalimin e daljes së produkteve të pasigurta në treg.” – Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë
Ky është rasti i dytë i kthimit të mollëve nga Bullgaria. Më 29 tetor u ndalua një dërgesë prej 21 tonësh, por analizat në vend nuk konstatuan tejkalim të pesticideve. Ndërsa më 2 nëntor u kthyen edhe 19,3 tonë mollë, ku analizat vendore konfirmuan tejkalimin e nivelit të lejuar.
Përveç mollëve, gjatë këtij viti, disa produkte bujqësore nga Maqedonia e Veriut janë ndaluar ose kthyer nga tregjet e huaja. Në muajin gusht, Bullgaria ktheu 11,6 tonë speca për shkak të tejkalimit të nivelit të lejuar të pesticideve. Në shtator, po në Bullgari, u ndalua edhe një dërgesë prej 11,8 tonësh speca.
Në të njëjtin muaj, nga Mali i Zi u kthyen 14 tonë rrush të zi, ndërsa autoritetet kroate raportuan probleme me dërgesa të specave dhe kumbullave, në një sasi të përgjithshme prej afro 50 tonësh. Disa prej këtyre produkteve u asgjësuan. Ndërkaq, në fund të tetorit dhe në fillim të nëntorit, Bullgaria ndaloi edhe dy dërgesa me mollë, përkatësisht prej 21 dhe 19,3 tonësh, për shkak të problemeve me mbetjet e pesticideve.
16:59
Tensione të forta në BBVK, Akili ofendon rëndë Sharrin
6 Nëntor 2026
Messi merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij te Inter Miami
6 Nëntor 2026
“Nuk kam pranu me më shit te shokët e tu në Spanjë”, Xheneta shpërthen ndaj Milaim Zekës
6 Nëntor 2026
Mexhiti: Në Bogovinë po realizohen tetë projekte me vlerë mbi 150 milionë denarë
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
Arrestohen dy persona, policia u gjen marihuanë, tableta dhe peshore digjitale
02
Dhunë ndaj bashkëshortes në Çajle, kallëzim penal ndaj 33-vjeçarit
03
Limani: ASH-ja ka potencial të madh njerëzor, synojmë bashkimin e strukturave dhe rikthimin e të gjithë atyre që janë larguar nga partia
04
Messi merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij te Inter Miami
05
“Nuk kam pranu me më shit te shokët e tu në Spanjë”, Xheneta shpërthen ndaj Milaim Zekës

Lajme
Taravari: Meqë studimet janë në shqip, edhe provimi i jurisprudencës të jetë në këtë gjuhë

Lajme
Gostivari në kantier ndërtimi – aktualisht po zhvillohen punime në 11 lokacione njëkohësisht

Lajme
Përshpejtohen punimet për linjën e re të ujësjellësit në Gostivar, kapaciteti i furnizimit me ujë rritet mbi 40%

Lajme
Gostivar, asfaltime edhe gjatë natës për ritëm më të shpejtë të punimeve

Lajme
“Le të jemi të gjithë të bashkuar në vlerat e Zotit” – Valbon Limani uron besimtarët për Kurban Bajramin

Lajme
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari uron festën e Kurban Bajramit

Lajme ditore
Humanizëm dhe reagim i shpejtë në aeroplan – Kryetari i Komunës së Gostivarit i del në ndihmë një udhëtari






