Opens in a new tab

Politika

“Vranjën e ke afër”, Shaqiri i përgjigjet Dimitrievskit, Dauti me shifra: Kujdes kur flet për shqiptarët!

Deklaratat e kryetarit të ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, për shqiptarët dhe përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës kanë nxitur reagime të drejtpërdrejta nga përfaqësues politikë shqiptarë.

Rijad Shaqiri nga Aleanca për Shqiptarët dhe Ilire Dauti nga Lidhja Shqiptare kanë reaguar ndaj qëndrimeve të Dimitrievskit, i cili shqiptarët i cilësoi si “grup të vogël qytetarësh” dhe kundërshtoi mbajtjen e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe.

Shaqiri, duke iu përgjigjur deklaratave të kreut të ZNAM-it, theksoi se shqiptarët nuk janë mysafirë në këtë shtet, por popull shtetformues dhe pjesë përbërëse e tij. Ai nënvizoi se gjuha shqipe nuk është privilegj, por e drejtë që buron nga realiteti shoqëror dhe kushtetues i vendit.

“Ky shtet është edhe i shqiptarëve! Shqiptarët nuk janë mysafirë në këtë vend, por popull shtetformues dhe pjesë përbërëse e tij. Gjuha shqipe nuk është privilegj, as kërkesë për trajtim të veçantë. Është e drejtë që buron nga realiteti shoqëror dhe kushtetues i këtij shteti. Nëse nuk të pëlqen ky realitet, Vranjën e ke afër”, ka shkruar Shaqiri.

Ndërkaq, Ilire Dauti iu kundërpërgjigj cilësimit të shqiptarëve si “grup i vogël qytetarësh”, duke iu referuar të dhënave të regjistrimit të popullsisë. Sipas saj, shqiptarët përbëjnë mbi 29 për qind të popullsisë së vendit, ndërsa në raport me numrin e maqedonasve përbëjnë 54.4 për qind.

“Maksim Dimitrievski paska thënë për shqiptarët: ‘Një grup i vogël qytetarësh’. Tregoni Dimitrievskit se është duke folur për grupin që është sa 54.4% e numrit të maqedonasve. Pra, më shumë se gjysma e tyre. E tani ky ‘grup’ që përbën mbi 54% të numrit tuaj, vështirë se mund të quhet i vogël – përveçse në matematikën tuaj politike, që shihet se nuk ju ec. Në Qeveri ndaç rri, ndaç mos, veç kujdes kur flet për shqiptarët dhe gjuhën shqipe”, ka deklaruar Dauti.

Reagimet vijnë pas paralajmërimit të Dimitrievskit se ZNAM mund të largohet nga koalicioni qeveritar nëse pranohet që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhë tjetër përveç maqedonishtes.

Nga ZNAM-i kanë kërkuar që partnerët e koalicionit qeveritar të përcaktojnë qartë qëndrimet dhe vijat e tyre të kuqe lidhur me këtë çështje.

Ndërkohë, debati për përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës pritet të marrë një përgjigje institucionale në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë. Sipas informacioneve të bëra publike, zgjidhja e propozuar parashikon që provimi të zhvillohet pjesërisht në gjuhën shqipe dhe pjesërisht në gjuhën maqedonase.

Shpërndaje lajmin

Politika

Limani: ASH-ja ka potencial të madh njerëzor, synojmë bashkimin e strukturave dhe rikthimin e të gjithë atyre që janë larguar nga partia

Aleanca për Shqiptarët paralelisht me mbajtjen e Kongresit ka nisë një proces të gjerë të bashkimit dhe konsolidimit të strukturave partiake, me qëllim rikthimin e të gjithë anëtarëve dhe aktivistëve që në periudha të ndryshme janë distancuar ose larguar nga partia. Kështu ka deklaruar Valbon Limani, kryetar i Komunës së Gostivarit dhe kryetar i Këshillit…

Politika

Limani: Kemi realizuar mbi 45 projekte, tani në fokus bulevardi “Vëllezërit Gjinoski”, ura te Gjykata dhe investimet në vendbanime

Mbi 45 projekte janë realizuar në Komunën e Gostivarit gjatë periudhës së fundit, përfshirë investimet nga thirrjet qeveritare dhe projektet e financuara nga buxheti komunal. Kështu ka deklaruar kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, në intervistën për emisionin „Dialog te Lajmi“. Limani bëri të ditur se Komuna e Gostivarit ka përfituar projekte nga dy…

Lajme

Valbon Limani: Thirrje bashkëpartiakëve – “Le të kthehen në shtëpi të gjithë ata që besojnë në këtë kauzë dhe ideal”

Kryetari i Gostivarit, Valbon Limani, përmes emisionit të djeshëm “Lajm” ka drejtuar një mesazh për të gjithë bashkëpartiakët që janë larguar nga Aleanca për Shqiptarët (ASH), duke i ftuar që të rikthehen në parti. Limani theksoi se pavarësisht arsyeve të largimit, vendi i tyre është në Aleancën për Shqiptarët dhe se bashkimi i strukturave është…

Lajme

Valbon Limani: Së shpejti nis realizimi i tre projekteve madhore në Gostivar

Në intervistën “Dialog në Lajm”, kryetari i Gostivarit, Valbon Limani, ka ndarë lajmin se së shpejti do të nisë realizimi i disa projekteve të rëndësishme infrastrukturore për qytetin dhe vendbanimet përreth. Limani bëri të ditur se shumë shpejt do të fillojë rekonstruktimi i bulevardit “Vëllezërit Gjino­vci” deri te objekti i gjykatës. Një tjetër projekt madhor…

Lajme

Taravari: Jehona e rënies së Orban do të ndihet kudo në Europë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përmes një postimi në profilin e tij në FB ka theksuar se rënia e Viktor Orban në zgjedhjet e sotme në Hungari do të ndjehet kudo në Europë, shkruan Top24 Ndryshe kryeminstri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickovski dhe presidenti Serb Aleksandër Vuçiç ishin njerëzit më të afërt…

Lajme

Taravari sfidon pushtetin: “Provoni akuzat, mos shpifni”

Sa i përket akuzave për kriminalitet, ryshfet dhe pasuri në Selanik, lideri i ASH, Arben Taravari i bëri “sfidë” partisë në pushtet që të përdorë institucionet që kontrollon dhe të ofrojë prova në vend të spekulimeve. “Urdhëroni, le ta dëshmojnë se unë jam i përfshirë në çfarëdo krimi. Ata i kanë të gjitha institucionet: MPB-në,…

Lajme

Taravari: Shteti është në “standby”, ndërsa kryeministri vepron si “one-man show”

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj stagnimit politik dhe ekonomik të shtetit, duke theksuar se largimi i tij nga pushteti ekzekutiv ishte një akt për ruajtjen e integritetit përballë margjinalizimit. Ai e përshkruan gjendjen aktuale në Maqedoni si një periudhë “standby”, ku kryeministri shfaqet si “one-man show”, ndërsa…

Lajme

Taravari: Është më mirë të jesh në opozitë sesa të jesh “kukull” në Qeveri

Në emisionin „Win-Win“ ishte i ftuar lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i cili foli hapur për arsyet pse partia e tij vendosi të largohet nga koalicioni qeveritar, duke e përshkruar atë si një periudhë marginalizimi dhe mosfunksionimi. “Ideja jonë në fillim të vitit 2024 ishte shumë e mirë – u thamë shqiptarëve se…

Lajme

Dhunë ndaj bashkëshortes në Çajle, kallëzim penal ndaj 33-vjeçarit

Një 33-vjeçar nga fshati Çajle i Gostivarit është përballur me kallëzim penal nën dyshimin për ushtrim të dhunës fizike ndaj bashkëshortes së tij. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 25 tetor 2026, kur i dyshuari S.S. dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes. Për këtë rast, Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike…

Politika

Limani: ASH-ja ka potencial të madh njerëzor, synojmë bashkimin e strukturave dhe rikthimin e të gjithë atyre që janë larguar nga partia

Aleanca për Shqiptarët paralelisht me mbajtjen e Kongresit ka nisë një proces të gjerë të bashkimit dhe konsolidimit të strukturave partiake, me qëllim rikthimin e të gjithë anëtarëve dhe aktivistëve që në periudha të ndryshme janë distancuar ose larguar nga partia. Kështu ka deklaruar Valbon Limani, kryetar i Komunës së Gostivarit dhe kryetar i Këshillit…

Lajme ditore

Nxënësit e shkollës fillore të Çajlës vizitojnë Bibliotekën e Qytetit në Gostivar

Nxënësit e Shkollës Fillore të fshatit Çajlë kanë realizuar një vizitë edukative në Bibliotekën e Qytetit në Gostivar, me qëllim njohjen nga afër me hapësirat e bibliotekës dhe rëndësinë që ka libri në formimin arsimor dhe kulturor të brezave të rinj. Të shoqëruar nga drejtues të shkollës dhe mësimdhënësja e tyre, nxënësit vizituan ambientet e…

Sport

Messi merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij te Inter Miami

Lionel Messi ka marrë një vendim përfundimtar sa i përket të ardhmes së tij të afërt në futboll, pas spekulimeve të shumta për një rikthim emocional në Argjentinë. Pavarësisht lidhjes së veçantë me klubin e fëmijërisë, legjenda argjentinase mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj projektit të tij aktual në MLS. Messi nuk ka ndërmend të largohet…

Politika

“Vranjën e ke afër”, Shaqiri i përgjigjet Dimitrievskit, Dauti me shifra: Kujdes kur flet për shqiptarët!

Deklaratat e kryetarit të ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, për shqiptarët dhe përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës kanë nxitur reagime të drejtpërdrejta nga përfaqësues politikë shqiptarë. Rijad Shaqiri nga Aleanca për Shqiptarët dhe Ilire Dauti nga Lidhja Shqiptare kanë reaguar ndaj qëndrimeve të Dimitrievskit, i cili shqiptarët i cilësoi si “grup të vogël qytetarësh”…

Lajme

Arrestohen dy persona, policia u gjen marihuanë, tableta dhe peshore digjitale

Dy banorë të Velesit, të moshës 36 dhe 26 vjeç, janë privuar nga liria pasi policia ka gjetur marihuanë, tableta dhe një peshore digjitale në afërsi të tyre. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), ngjarja ka ndodhur më 6 nëntor, rreth orës 22:30, kur zyrtarët policorë të SPB-së Veles kanë arrestuar D.T.…

Lajme ditore

Bullgaria kthen 19 tonë mollë nga Maqedonia për shkak të pesticideve të larta

Mbi 40 tonë mollë të eksportuara nga vendi ynë, janë ndaluar nga autoritetet bullgare brenda pak ditësh, për shkak të problemeve me mbetjet e pesticideve. Në rastin e dërgesës së fundit, prej 19,3 tonësh, analizat laboratorike të kryera edhe nga inspektori kompetent fitosanitar i vendit tonë ka konfirmuar tejkalimin e nivelit maksimal të lejuar të…

Gosip

“Nuk kam pranu me më shit te shokët e tu në Spanjë”, Xheneta shpërthen ndaj Milaim Zekës

Milaim Zeka ka folur për reagimin e Xhenetës që bëri indirekt për Brikenën pas një postimi që kishte bërë kjo e fundit në Instagram, duke pozuar me një bluzë në të cilën kishte shkruar “jam pronë private e Mateo Borrit”. Gjatë një interviste në Top Albania Radio, i pyetur për këtë reagim nëse ka pasur…