Connect with us

Lajme

Nismëtari i parë i ASh-së Garip Kaba shpreh mbështetje pa rezervë kryetarit të ASh-së Arben Taravari

Published

on

Duke u nisur nga fakti që jam nji ndër nismëtarët e parë të subjektit tonë politik,Aleancës për Shqiptarët dhe duke pasur para sysh shum   argumente që përmbysin çfardo varianti tjetër për të mbijetuar politikisht si subjekt i shëndosh në skenën politike;

Shpreh përkrahje të parezervë liderit të partisë z.Arben Taravari,me qëndrimin e shpallur publik,që ti japim mbështetje frontit opozitar,për të sjellur ndryshimin e shumëpritur në skenën politike mbrenda kampusit shqiptar.

Ftoj publikisht,aktivistët e Aleancës për Shqiptarët dhe gjithë votuesit shqiptarë ti bashkangjiten karvanit të fitores së madhe.

Na prift e mbara!-shkruan Kaba në facebook

Continue Reading

Lajme

Fetai: BDI ka shkelur çdo parim të Marrëveshjes së Ohrit!

Published

on

By

Zv.kryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai, ka komentuar paralajmërimet se kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka angazhuar një ekip ndërkombëtar, i cili është duke punuar në disa ide të propozuara për të pamundësuar mosrespektimin e vullnetit të votuesve në të ardhmen dhe shkeljen e frymës së Marrëveshjes së Ohrit.

Në një prononcim për gazetën LAJM, këto paralajmërime të BDI-së, Fetai i quajti manovra për marketing politik.

Ai kujtoi se në të kalurën Ahmeti kishte paralajmëruar se do të angazhonte edhe ekipe të CIA-s dhe FBI-së për zbardhjen e rasteve të montuara.

“Ne jemi mësuar me lojëra të tilla, deklarata pompoze nga ana e BDI-së. I mbani mend rastet e montuara politike, ku sa herë kanë thënë që do e thërrasin FBI-në, CIA-n… Por, në fakt këto janë vetëm manovra marketingu të dëshpëruara sepse mendoj se BDI-ja ende nuk është mësuar me faktin që është në opozitë dhe do t’i duhet pak kohë të ambientohen në rolin e saj të ri. Sa i përket faktorit ndërkombëtar, e kemi dëgjuar deklaratën e ambasadores amerikane në vend, zonjës Ageler, por edhe ambasadorët tjera, të cilët e thonë shumë qartë atë që e themi ne, se për të formuar qeveri nuk ka ligj që e parasheh se BDI duhet të jetë doemos në Qeveri. Ne kemi legjitimitet të fortë, 107 mijë vota të pasta shqiptare të cilat na japin legjitimitetin e plotë për të bërë punën tonë dhe për të zbatuar programin e koalicionit VLEN dhe programin qeveritar, në mënyrë që të sjellim një ndryshim të prekshëm për secilin qyetarë të këtij vendi dhe veçanërisht shqiptarët të cilët kanë kërkuar ndryshim për dy dekada me radhë. Ata thirren në Marrëveshjen e Ohrit dhe luftën e vitit 2001 ndërkohë që kanë shkulur çdo parim nga përpjekja e tyre për të viteve të pasluftës”, tha Fetai për gazetën LAJM.

Continue Reading

Lajme

Fetai numëron vendimet nga mbledhja e djeshme e Qeverisë: 100 miljon euro për komunat shqiptare, rritje e pensioneve, mbyllja e kazinove online, shënimi i Marrëveshjes së Ohrit

Published

on

By

Në një intervistë sot, zv/kryeministri për Qeverisje të mirë dhe Transparencë Arben Fetai ka numëruar vendimet e djeshme të mara në mbledhjen e Qeverisë që janë në favor të shqiptarëve. Nga rebalansi i buxhetit gati 100 milion euro investime për projekte infrastrukturore do të ndahen për komunat shqiptare, rritja e pensioneve me 5000 denare, interpretimi autentik i ligjit për kazinote, qe do të mbyll menjëhere lazinot online dhe zvogëlojë numrin e kazinove fizike për 50-70% dhe të tjera
Në seancën e djeshme të qeverisë së Maqedonisë së Veriut, u morën vendime qenësore për zhvillimin e mëtejshëm të politikave të VLEN.
Në këtë seancë:

Janë emëruar 10 drejtorë të rinj nga Koalicioni VLEN; individë të përkushtuar të cilët do të sjellin energji dhe ide inovative në institucionet përkatëse.

Qeveria e RMV angazhoi Ministrinë e Financave të bëjë interpretimin autentik të Ligjit për lojërat e fatit; Intepretimi autentik mundëson largimin e kumarit nga shtëpitë tona, me mbylljen e menjëhershme të on-line kazinove dhe zvogëlimin e kazinove dhe bastoreve nga 50-70%.

Në cilësinë e zv.kryeministrit të parë, Izet Mexhiti u zgjodh koordinator i organizimit të ngjarjeve për shënimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Continue Reading

Lajme

Tetova më në fund sheh dritë në fund të tunelit, qytetarët thurrin elozhe për Bilall Kasamin

Published

on

By

Ditë për ditë në Tetovë po punohet. Rrugë të asfaltuara, ndërtim kanalizimesh, zgjidhje të shumë problemeve, prishje të ndërtimeve ilegale e bën Bilall Kasamin, kryetarin e Komunës së Tetovës njeriun më të dashur në këtë qytet.

Kasami po thyen çdo rekord shikueshmërie në rrjetet sociale me plasimin e videove të punëve të tija. Bilall Kasami, po merr përkrahje dhe po lavëdrohet nga çdo banorë, i ri e i moshuar, grua e burrë, shqiptarë e maqedon sepse zhvillimin që po e bën ai për Tetovën nuk do koment. Shumë qytetarë e cilësojnë atë si mbret, si një njeri të ndryshimit, si një yll që po shëndrrit në Tetovë dhe rrethinë.

Kasami po mirëpritet gjithandej, me buzëqeshje dhe me përplot lavde duke e uruar atë që nesër të jetë kryeministër ose president.

Continue Reading

TOP Lajme