Connect with us

Lajme

Moti sot!

Published

on

Moti në ditën e sotme do të jetë pjesërisht me vranësira e me reshje lokale shiu, sidomos paradite.

Pasdite vranësirat do të zvogëlohen. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, në drejtim të rrjedhës së Vardarit erë e fortë nga drejtimi veriperëndimor.

Moti në Shkup, paradite me reshje të kohëpaskohshme shiu, pasdite pjesërisht i vranët. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Continue Reading

Lajme

Qytetarët vlerësojnë punën e Taravarit në menaxhimin e situatës në tragjedinë e Koçanit

Published

on

By

Menaxhimi i situatës pas tragjedisë në Koçan nga ana e ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, përpos nga ekspertët e fushës, është vlerësuar pozitivisht edhe nga qytetarët.
Përgjigja e shpejtë ndaj situatës me resurset vendore dhe koordinimi në procesin e trasnferimit të pacientëve jashtë vendit marrë vëmendje të veçantë.
Në një anketë të zhvilluar në faqen zyrtare nga Flaka, opinioni publik e vlerëson punën e tij si efikase dhe profesionale në përballjen me pasojat e tragjedisë së Koçanit.

“Shqiptari më i ndershem të cilit iu besua ky proces! Kurrë s’do isha në vendin e tij.”

“Në krye të detyrës tërë kohën.”

“Çka me vlersu!? Kemi dështuar, sistemi i shëndetësisë ka dështuar! Këndej del e lavdrohesh se e keni rregullu shëndetësinë a nga ana tjetër i keni dërgu pacientet për shërim jasht shteti se ktu nuk i keni kushtet!”

“Profesionist!”

“I suksesshëm por në kohë të gabuar, kur sistemi është rënuar.”

“Doreheqje!”

“Respekti i madhi Arben Taravari kështu duhet të duket një shqiptar i vërtetë profesonialist i përgatitur.

“Si gjithmon Profesionist”

“Është duke e dhënë maksimumin, nuk mendoj se ndonjë Minister tjetër e kishte bërë më mirë!”

“Si profesionist dhe transparent”

“Menaxhim maksimum dhe realizim profesional …“

“Edhe si fëmijë edhe si student ka qenë human, si Doktor edhe më shumë, Si Kryetar Kommune përsëri ka treguar aftësite e veta profesioniste, mos e lavdrojmë shumë se lavdatat e shumta formojnë xhelozi.. Kështu që i themi Mashallah vazhdo kështu me këtë tempo Minister të rujt Zoti nga e keqja e njeriut. Patsh shëndet e gzime në jetë.”

“I pa lodhur në detyrën të cilën e ka marrë si ministër. Respekte pa fund për profesonalizimin, doktor i nderuar Arben Taravari.”

Janë disa nga komentet e qytetarëve për punën e ministrit Taravari, i cili angazhim u vlerësua gjatë këtyre ditëve edhe nga profesionist të fushës, analist por edhe gazetar.
Kujtojmë se tragjedia e Koçanit tronditi vendin, duke shkaktuar humbje jete dhe dëme të konsiderueshme.

Continue Reading

Lajme

Ismaili: Falënderova angazhimin e Qeverisë së Belgjikës në tragjedinë e Koçanit

Published

on

By

 

Zëvëndësminiatrja e Mbrojtjes, Elfete Ismaili, gjatë qëndrimit të saj në Bruksel ka vizituar pacientët që po trajtohen në këtë vend.

“Gjatë qëndrimit tim në Bruksel, e shfrytëzova mundësinë për të vizituar dy të lënduarit që ishin sjellë nga Maqedonia e Veriut në Mbretërinë e Belgjikës, pas fatkeqësisë tragjike që ndodhi në Koçan.
Ata trajtohen në spitalin ushtarak të Brukselit dhe për fat të mirë, gjendja e tyre shëndetësore ishte stabile dhe të dy ndiheshin mirë”, ka shkruar zëvëndësministrja Ismaili.

Mes tjerash ajo ka informuar që ka shfrytëzuar rastin për të shprehur falënderimet e saja në emër të Qeverisë e ministrit Taravari.

“Poashtu shfrytëzova rastin që, në emrin tim si zëvendësministre e Mbrojtjes, në emër të Ministrit të Shëndetësisë, z. Arben Taravari dhe të gjithë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të shpreh falënderimet më të sinqerta për mbështetjen dhe përkujdesjen e jashtëzakonshme nga stafi i spitalit ushtarak në Bruksel, si dhe për angazhimin e Qeverisë së Belgjikës në këto momente të vështira”, ka përfunduar Ismaili.

Continue Reading

Lajme

Komuna e Çairit ndan 1 milion denarë për familjet e viktimave të tragjedisë në Koçan

Published

on

By

 

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Çairit, u miratua propozimi për ndarjen e 1 milion denarëve si ndihmë për familjet e viktimave të tragjedisë në Koçan.

Ky vendim është një shprehje e solidaritetit dhe mbështetjes së komunitetit në këto momente të vështira. Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, theksoi se ndihma financiare nuk është vetëm një mbështetje materiale, por edhe një mesazh i qartë se Çairi qëndron pranë familjeve të prekura.

“Ndjehem i nderuar që mund të kontribuojmë në ndihmën e këtyre familjeve dhe jam i bindur se ky është vetëm hapi i parë. Çairi do të vazhdojë të mbetet pranë tyre në çdo hap të rrugës për t’i mbështetur në periudha të vështira”, u shpreh Ganiu.

Komuna e Çairit rithekson angazhimin e saj për të qenë pranë qytetarëve në kohë sfidash dhe për të siguruar që çdo individ të ndihet i mbështetur nga institucionet dhe shoqëria.

Continue Reading

TOP Lajme