Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Azir Aliu sot ka organizuar një takim me ekspertë të sigurisë kibernetike, organizuar përmes MASIT, shkruan Top24.
“Në takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe sektorit privat, për krijimin e grupeve të përbashkëta punuese, lidhur me IT teknologjitë , sigurinë kibernetike dhe rritjen e sigurisë nga sulmet kibernetike. MSHIA është gjithmonë e hapur për bashkëpunim dhe përmes hapave konkretë që do të ndërmerren do të arrihet zhvillimi i mëtutjeshëm në drejtim të krijimit të një hapësire dhe infrastrukture rreth sigurisë kibernetike.” tha ministri Aliu, përcjellë Top24
Ekspertët e kësaj nisme shprehën gatishmërinë për të filluar bashkëpunimin e ndërsjellë, duke vënë në dispozicion profesionalizmin dhe përvojën e tyre në fushat e tyre!