Connect with us

Lajme

Kryetari Limani nderon mërgimtarin Senad Mamudi – Erdhi nga Zvicra në Çegran me biçikletë

Published

on

Në një ceremoni simbolike të zhvilluar në Çegran, kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, nderoi mërgimtarin Senad Mamudi me mirënjohje për aktin e tij të pazakontë dhe frymëzues – udhëtimin me biçikletë nga Zvicra deri në Gostivar, transmeton Flaka

“Në vendlindjen e tij, në Çegran, pata kënaqësinë ta nderoj me mirënjohje mërgimtarin Senad Mamudi, i cili udhëtoi me biçikletë nga Zvicra deri në Gostivar. Ky ishte një akt i fuqishëm dashurie për vendlindjen, një mesazh frymëzues dhe ftesë simbolike për të gjithë mërgimtarët se rruga drejt atdheut duhet të jetë e shpeshtë dhe e hapur gjithmonë,” u shpreh Limani.

Siç raportoi edhe Flaka, Senad Mamudi përshkoi plot 1.600 kilometra për tetë ditë, duke nisur udhëtimin e tij nga Zvicra të shtunën e javës së kaluar dhe duke mbërritur në Çegran këtë të diel në mesditë. Me biçikletë, përmes motesh të ndryshme dhe sfidave të udhëtimit, Mamudi i dha një kuptim të ri fjalës “mërgimtar” dhe tregoi një lidhje të thellë me tokën e tij.

Ky gjest i rrallë është përshëndetur gjerësisht nga komuniteti dhe ka marrë vëmendje të veçantë si një shembull i përkushtimit, dashurisë për vendlindjen dhe frymëzimit për brezat e rinj në mërgatë. Flaka

Continue Reading