Connect with us

Teknologji

‘Faqja më trazuese e internetit’ ku gjeni çdo foto tuajën që ekziston

Published

on

Interneti është me ne prej gati 4 dekadash dhe gjatë kësaj kohe ka akumuluar një masë të pallogaritshme informacioni, mes tyre dhe foto e imazhe.

Me plotësimin e bagazhit të të dhënave, tashmë në kohën “e duhur” ka dalë dhe Inteligjenca Artificiale (AI) që mund të punojë me to, dhe siç zbulohet nga kërkuesit, rezultatet mund të jenë vërtet të frikshme.

Një prej tyre është aftësia për të gjetur çdo imazh tëndit që është shkrepur … në çdo kohë, shkruan rrjeti Unilad.

Nuk flitet këtu për çdo imazh që kur keni qenë bebe, por për çdo imazh të kaluar në rrjet.

Një faqe e çuditshme interneti e quajtur ‘PimEyes’ ka tërhequr vëmendje pasi për rezultatet e kërkimit të fotove është mbiquajtur ‘platforma më trazuese në Internet’.

Ju duhet t’i jepni faqes fillimisht një foto të vetes tuaj dhe me anë të inteligjencës artificiale ajo identifikon çdo foto tjetër tuajën që është në rrjet, pra mund të kërkojë në çdo faqe interneti ku ka foto tuajat.

Shërbimi është falas, ju vetëm duhet të ngarkoni një foto tuajën dhe për dy minuta inteligjenca ‘e frikshme’ artificiale mund të kontrollojë të gjithë rrjetin.

Praktika është gjithashtu një mjet për të zbuluar persona të ngjashëm me ju, pasi rezultate të tilla shfaqen shpesh mes opsioneve.

PimEyes gjithashtu ju lejon të hiqni fytyrën tuaj nga opsionet e kërkimit të njerëzve por për këtë duhet të bëni fillimisht një verifikim identiteti.

Ashtu si me shumë opsione të tjera të internetit, shumë e quanin ‘faqe e sëmurë’ por të tjere e quanin të vlefshme, edhe për faktin se mud të zbulohej nëse një rrjet ka përdorur fytyrën tënde pa leje.

Një përdorues e quante atë ‘faqja e ëndërrave për përndjekësit’, kurse një tjetër komantonte se kishte gjetur një foto të vetes kur ishte 10 vjeç.

Continue Reading

Teknologji

Truk i thjeshtë për të kursyer karburant – gjithçka varet nga konfigurimi i kondicionerit

Published

on

By

Koha është freskuese, por mos u mashtroni. Na pret edhe një verë tejet e nxehtë.

Klimatizimi në shtëpi dhe vetura do të punojnë me intensitet të plotë, dhe kjo do të sjellë rritje të konsumit të energjisë.

Ne këtu po flasim kryesisht për automjetet, dhe se si të kurseni të paktën pak karburant gjatë përdorimit të klimës.

E dini që klima mund të thithë ajrin për ftohje nga jashtë ose nga brenda kabinës, dhe këtu fshihet mundësia për kursim karburanti.

Nëse klima thith ajër nga jashtë, nevojitet shumë më shumë energji për ta ftohur atë sesa nëse qarkullon ajrin e brendshëm të kabinës.

Duke marrë ajrin nga brenda, klima gjithashtu e filtrojnë, duke penguar hyrjen e pluhurit, ndotjes dhe erërave të pakëndshme.

Prandaj, një mënyrë e mirë për kursim karburanti është aktivizimi i butonit për qarkullimin e ajrit brenda kabinës. Gjatë ftohjes, sistemi merr ajrin e brendshëm që gradualisht bëhet më i ftohtë.

Në ditët e nxehta të verës rekomandohet të përdoret kjo funksion shpesh, ndërsa gjatë udhëtimeve të gjata mund të përdoret rrallë opsioni për të futur ajrin e jashtëm, për të freskuar kabinën.

Thuhet se kursimet mund të jenë të mëdha, deri mbi 10% të konsumit të karburantit. Ia vlen.

Continue Reading

Teknologji

ChatGPT e “shkatërron” trurin e njeriut pa e kuptuar! Studimi i ri publikon rezultatet shqetësuese si ndodh kjo…

Published

on

By

ChatGPT e ka bërë Inteligjencën Artificiale pjesë të jetës së përditshme për shumë njerëz, të cilët e përdorin për të krijuar prezantime në takime të ndryshme pune, për të bërë detyrat në shkollë, për të hartuar ese ose për të rishkruar CV-të e tyre.

Por a ka përparuar shumë kjo gjë dhe si ndikon tek ne?

Që kur OpenAI nxori chatbot-in, njerëzit kanë qenë të kujdesshëm për aftësitë e tij dhe se çfarë do të thotë kjo për të ardhmen. Një studim i ri në Media Lab të MIT ka gjetur disa informacione të frikshme rreth asaj se sa larg mund të na ndikojë ChatGPT.

Kërkimi filloi duke ndarë 54 persona midis moshës 18 dhe 39 vjeç në Boston, në tre grupe dhe duke u kërkuar atyre të shkruanin disa ese gjatë një periudhe katërmujore. Një grup përdori ChatGPT, një tjetër motorin e kërkimit Google, dhe i treti nuk u lejua të përdoret asnjërin prej tyre po ata të shkruanin vetë esetë.

Studiuesit më pas i lidhën grupet me një elektroencefalogram (EEG) për të matur dhe regjistruar aktivitetin elektrik në trurin e tyre. Nga të tre grupet, përdoruesit e ChatGPT u zbulua se shfaqnin nivelin më të ulët të angazhimit të trurit dhe gjithashtu “nuk performonin mirë në nivele nervore, gjuhësore dhe sjelljeje”.

Gjithashtu ky studim zbuloi se përdoruesit u bënë gjithnjë e më dembelë për esetë, gjë që solli edhe një rezultat kopjimi të tekstit direkt nga ChatGPT deri në fund të provës. Kur përdoruesve të ChatGPT iu kërkua të fillonin të shkruanin ese duke përdorur vetëm fuqinë e tyre të trurit, ata “treguan lidhje të reduktuar alfa dhe beta, duke shfaqur angazhim të pamjaftueshëm”.

Pra, çfarë do të thotë kjo për ne?

Autorja kryesore Nataliya Kosmyna tregoi se zhvillimi afatgjatë i trurit mund të ndikohet negativisht nga përdorimi i IA-së.

Ajo që më motivoi vërtet ta publikoja tani para se të pres për një rishikim të plotë nga kolegët është se kam frikë se pas 6-8 muajsh, do të ketë ndonjë politikëbërës që do të vendosë, ‘le të bëjmë kopshtin GPT’. Mendoj se kjo do të ishte absolutisht diçka e keqe dhe e dëmshme”, tha ajo sipas TIME. “Truri në zhvillim është në rrezikun më të lartë.”

EEG-të treguan se grupi i IA-së tregoi kontroll të ulët ekzekutiv dhe jo një vëmendje të plotë deri në esenë e tretë, ata në thelb do të lejonin më pas ChatGPT të bënte të gjithë punën për ta. Anasjelltas, njerëzit që nuk ishin në gjendje të përdornin ndonjë mjet për t’i ndihmuar me esetë e tyre treguan lidhjen më të lartë nervore, veçanërisht në fushat e ideimit të kreativitetit, ngarkesës së kujtesës dhe përpunimit semantik. Ata ishin gjithashtu më të angazhuar dhe kuriozë.

Grupi i Kërkimit në Google gjithashtu shfaqi funksion aktiv të trurit, duke lënë vetëm përdoruesit e IA-së të kenë rezultate të këqija në të gjitha aspektet. Ata gjithashtu nuk mund të mbanin mend se për çfarë bëhej fjalë në ese.

Sa i përket mënyrës se si mund të ndikojë te studentët dhe mendjet e të rinjve, ata u shprehën se:

Edukimi mbi mënyrën se si i përdorim këto mjete dhe promovimi i faktit se truri juaj duhet të zhvillohet në një mënyrë më analoge, është absolutisht i domosdoshëm.Ne duhet të kemi legjislacion aktiv të sinkronizuar dhe, më e rëndësishmja, t’i testojmë këto mjete përpara se t’i vendosim në zbatim.

Kur njerëzit në internet mësuan për rezultatet e hulumtimit, ata ishin kritikë ndaj IA-së në tërësi dhe atyre që e përdorin atë./ TAR

Continue Reading

Teknologji

Luanda Domi e nominuar për çmimin ‘Gruaja e Vitit në Sigurinë Kibernetike’

Published

on

By

Luana Domi është e nominuar për çmimin ndërkombëtar “2025 Cybersecurity Woman of the Year”, dhe votimi është i hapur deri më 30 qershor. Luanda Domi, nga Kosova është përzgjedhur si finaliste nga një juri ndërkombëtare për çmimin prestigjioz “2025 Cybersecurity Women of the Year”!

“Tani është radha e publikut që të votojë – vota juaj mund të bëjë ndryshimin dhe ta sjellë këtë çmim në Kosovë. Ky vlerësim është një njohje për punën, përkushtimin dhe ndikimin e jashtëzakonshëm që Luanda ka sjellë në fushën e sigurisë kibernetike në nivel global”, thuhet në njoftim.

Ky është momenti kur komuniteti global i sigurisë kibernetike ftohet të zgjedhë gratë më të dalluara të këtij sektori për vitin 2025.

Si të votoni:

1. Kliko ne linkun https://www.surveymonkey.com/r/MS88BCG

2. Plotesoni emrin, mbiemrin dhe emailin.

3. Në kategorinë “Cybersecurity Women Supporter of the Year”, zgjidh Luanda Domi (pyetja numer 6 në listë).

4. Kliko “Done”.

Fitueset do të shpallen më 4 gusht në Las Vegas, në galanë Cybersecurity Women of the Year 2025!

Luanda është një zë i fuqishëm nga Kosova në fushën e sigurisë kibernetike dhe qeverisjes digjitale globale. Ajo është aktualisht Menaxhere për Integrimin e Perspektivës Gjinore dhe Zhvillimin e Aftësive në Global Forum on Cyber Expertise (GFCE) – një platformë ndërkombëtare me seli në Holandë, që promovon bashkëpunimin global për ndërtimin e kapaciteteve në siguri kibernetike. Në këtë rol, ajo udhëheq rrjetin ndërkombëtar Ëomen in Cyber Capacity Building (ËiCCB), i cili fuqizon gratë në teknologji përmes mentorimit, rrjetëzimit dhe mundësive për zhvillim profesional. Ajo gjithashtu përfaqëson Kosovën si Guvernatore për Inteligjencën Artificiale (AI) të Përgjegjshme në Global Council for Responsible AI, duke sjellë zërin dhe përvojën e Kosovës në tryeza globale që formësojnë të ardhmen e teknologjisë. Me mbi 10 vite përvojë, Luanda ka kontribuar në zhvillimin e strategjive të sigurisë, forcimin e infrastrukturave kritike dhe përfshirjen gjinore në teknologji, përmes projekteve të ndryshme të mbështetura nga DCAF, UNDP dhe USAID.

Continue Reading

TOP Lajme