Connect with us

Lajme

Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoni, Kovaçevski: Do të kryejë rol teknik

Published

on

-Për dallim prej VMRO-DPMNE-së, LSDM i respekton marrëveshjet e koalicionit, këtë e tha mes tjerash kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili u pyet nëse do të respektojë marrëveshjen mes Ali Ahmetit dhe Zoran Zaevit, që në 100 ditët e fundit të kësaj Qeverie, kryeministri të jetë shqiptar, përcjell TV21. Kovaçevski thotë se kryeministri do të kryejë punë teknike. TV21

“Kjo, rreth kryeministrit që do kryejë rol teknik, do të ndodhë në fund të vitit të ardhshëm, do të thotë në 100 ditët e fundit të kësaj Qeverie, para zgjedhjeve, dhe jemi të bindur se në zgjedhjet që do të mbahen vitin e ardhshëm, ne do ta marrim mbështetjen e qytetarëve dhe përsëri kryeministri do të jetë nga radhët e LSDM-së”, deklaroi Kovaçevski./tv21.tv

Continue Reading

Lajme

Nga akuzues në partner: Ministri Murtezani nënshkruan kontratë me firmën që dikur e lidhte me BDI-në

Published

on

By

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, ka nënshkruar një kontratë bashkëpunimi me kompaninë ARBËRIA-DESIGN DOOEL nga Tetova – firmë që dikur ishte në qendër të akuzave publike për lidhje të ngushta me BDI-në dhe përfitime të dyshimta nga tenderët shtetërorë, informon PressOnline.al

Kontrata është nënshkruar më 23 prill 2025, dhe kap vlerën e 500,000 denarëve me TVSH. Ajo parasheh furnizimin me materiale të shtypura dhe promovuese për nevojat e ministrisë që drejtohet nga Murtezani, si broshura, libra me logo, stilolapsa, USB, çanta, flamuj dhe stenda reklamimi.

Kjo kompani ishte kritikuar ashpër më parë nga vetë Alternativa dhe koalicioni aktual VLEN, për dominim në tenderët e institucioneve të drejtuara nga BDI-ja dhe për favore të dyshimta politike. Madje edhe vetë Murtezani, në kohën kur ishte në opozitë, kishte dalë publikisht kundër bashkëpunimit institucional me Arberia Design.

A po bëhet edhe Murtezani pjesë e “lojës” që dikur e luftonte?

Apo po dëshmohet se në Maqedoninë e Veriut, pushtetet ndërrohen por marrëdhëniet me bizneset e afërta mbeten të njëjtat?

Ky zhvillim ndodh në një moment kritik për Maqedoninë e Veriut. Shteti ende nuk ka përmbushur ndryshimet kushtetuese, ndërsa mungesa e reformave kërcënon rrugën drejt integrimit evropian. Sipas Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, nëse vendi nuk përmbush obligimet deri në vitin 2027, fondet e premtuara në miliarda euro mund të humbasin.(PressOnline.al)

Continue Reading

Lajme

ASH: “Vlenizimi” i hiseve të kazinove (Pjesa e tretë) – Ligji i ri për lojërat e fatit që po “gatuhet” nuk përmban asnjë premtim të VLEN-it

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim lidhur me projektligjin e ri që po “gatuhet” në fshehtësi për lojërat e fatit, i cili pritet të miratohet në ditët në vijim dhe që, ndryshe nga premtimet elektorale të VLEN-it, nuk përmban asnjë masë për mbylljen apo kufizimin e tyre. Përkundrazi, ky ligj fuqizon edhe më tej industrinë e bixhozit në vend.

Premtimet elektorale për mbylljen e lojërave të fatit në afërsi të shkollave dhe zonave të banuara u zhdukën sapo VLEN-i erdhi në pushtet. Projektligji që po përgatitet nuk parashikon as distancë fizike të detyrueshme nga institucionet arsimore, dhe as ndalim të funksionimit të pikave të basteve në zonat urbane me densitet të lartë.

Në vend të masave mbrojtëse për shoqërinë, ligji i ri parashikon vetëm rritje të vlerës së licencave dhe tatimeve, duke e kthyer shtetin – dhe për pasojë qeverinë aktuale – në ortak të drejtpërdrejtë financiar të industrisë së bixhozit.

Qytetarët në çdo lagje, shkollë e qytet janë dëshmitarë të shtimit të vazhdueshëm të kazinove dhe bastoreve, në vend që të shohin mbylljen e tyre, siç ishte premtuar.

Në këtë drejtim, emërimi i Ahmet Miftarit, bashkëpunëtor i afërt i Izet Mexhitit dhe anëtar i Lëvizjes Demokratike, në Bordin e Lotarisë Shtetërore, duke u kontrabanduar si kuadër i VMRO-së, konfirmon kapjen e institucioneve nga klientela politike dhe lidhjet me industrinë e bixhozit.

Po ashtu, heshtja e ministrit të Ekologjisë, Izet Mexhiti, për shkatërrimin masiv të pyjeve nga kompania “Sportlife” – pronë e Gjoko Sterjoskit, një nga emrat më të njohur të industrisë së bixhozit – ngre dyshime serioze për pengmarrjen politike dhe financiare të zyrtarëve të lartë të VLEN-it.

Aleanca për Shqiptarët pyet publikisht drejtuesit e VLEN-it:
• A është e vërtetë informata për premtime të sponsorizimit të fushatës zgjedhore nga kompania “Sportlife”?
• A po ju financojnë portalet, llotaritë dhe subjekte të tjera të industrisë së bixhozit?
• A jeni të përfshirë në hartimin e ligjit të ri për lojërat e fatit, i cili po përgatitet larg syve të opinionit publik dhe që planifikoni ta kontrabandoni në Kuvend së shpejti?

Aleanca për Shqiptarët kërkon informim të plotë të publikut dhe debat të gjerë shoqëror, me qëllim hartimin e një projektligji të ri që ndalon përhapjen e lojërave të fatit në afërsi të shkollave dhe zonave të banuara.

Qeveria dhe VLEN kishin mundësinë të sillnin ndryshim – por zgjodhën të bëhen partnerë të kazinove, në kundërshtim të hapur me premtimet e tyre. Një tjetër gënjeshtër ndaj qytetarëve shqiptarë.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

Lajme

Diskriminim në trajnimet për mësimdhënës: Seminari i Byrosë vetëm në maqedonisht, shqiptarët largohen

Published

on

By

PressOnline.al ka siguruar dëshmi ekskluzive që zbulojnë një skandal të rëndë institucional në sektorin e arsimit në Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për trajnimet e organizuara nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit, të cilat këtë vit janë shndërruar në arenë të diskriminimit të hapur ndaj mësimdhënësve shqiptarë.

Burime të sigurta të redaksisë sonë, të konfirmuara me komunikime të brendshme të vetë pjesëmarrësve, flasin për një përjashtim të plotë të gjuhës shqipe nga seminarët, ndonëse të destinuara për arsimtarë shqiptarë. Trajnimet, të cilat deri më tani janë mbajtur në mënyrë të përbashkët dhe dygjuhëshe, këtë vit po mbahen ekskluzivisht në gjuhën maqedonase, pa ofruar as përkthim, as module në shqip, dhe as përfaqësues nga radhët e pedagogëve shqiptarë.

Kjo qasje përçmuese ka detyruar dhjetëra mësimdhënës shqiptarë të largohen nga seminari në shenjë revolte, duke refuzuar të marrin pjesë në një proces që jo vetëm i përjashton, por i nënçmon në mënyrë sistematike.

Në mesazhet që kanë mbërritur në redaksinë tonë, arsimtarët janë të qartë: “Ky nuk është trajnim, është dhunë institucionale ndaj gjuhës shqipe.” Ata kërkojnë që seminari të anulohet menjëherë dhe të organizohet sërish në gusht, me module të dedikuara në gjuhën shqipe dhe me trajnerë shqiptarë që njohin kontekstin kulturor dhe arsimor të shqiptarëve.(PressOnline.al)

Continue Reading

TOP Lajme